Komandanti që ruajti Hrushovin në Pashaliman dhe fotografia e grisur

Mark Brunga March 24, 2014 09:59

Komandanti që ruajti Hrushovin në Pashaliman dhe fotografia e grisur

Në shtëpinë e ish-ushtarakut Rrapo Duraj, në qytetin e Durrësit, ruhet një pikturë e rrallë. Me një histori interesante. Zë fill në vitet dramatike të përballjes së shtetit të vogël shqiptar, me superfuqinë e kohës, Bashkimin Sovjetik. Në pikturën në bojë vaji, duket një oficer me veshje ceremoniale, granduniformë e asaj periudhe, me shpatë, që i parqet forcën një personi misterioz që nuk ndodhet më në telajon e tablosë…

pikturaNë sfond duken me tone të zbehta një sërë makinash të ngjashme me “Zim”- at e trendit shtetëror euro-lindor të asaj periudhe. Që i përshkruan me aq mjeshtëri edhe shkrimtari e poeti Ismail Kadare, në poemën “Vitet 60”-të. Enigmën e figurës së munguar në këtë pikturë e tregojnë pjesëtarët e familjes së Rrapos, të cilët thonë se piktura ka qenë më e madhe, por e ka prerë. Ndërsa foto që ka përjetësuar këtë moment historik është prerë me gërshërë dhe më pas është djegur. Personi i munguar përballë figurës së oficerit të ri është vetë Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të ish-Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov.

Ndërsa oficeri, Komandanti i Truprojës së Nderit, është ish-partizani 14-vjeçar i çetës së Kalenjës, Rrapo Duraj. Kolegët e tij tregojnë se Hrushovit i kishte tërhequr vëmendjen oficeri i ri, që ishte mjaft simpatik dhe me një trup muskuloz. Ai e ka përshëndetur me konsideratë dhe për Duron kjo ishte një gjë e veçantë, pasi ai, si oficer i shkollës sovjetike, e vlerësonte nderin që i kishin bërë eprorët e vet për të qenë Komandanti i Truprojës së nderit të Nikita Hrushovit.

 

Vizita e Hrushovit 

Në qershor të vitit të largët 1959, ekzaktësisht më datën 1 të këtij muaji, Nikita Hrushovi dhe kryeministri Gjermano-Lindor Otto Grotevolt, kanë vizituar Bazën Ushtarako-Detare të Pashalimanit.

Ish-ushtaraku Myfit Qorduka tregon në kujtimet e veta se: “Pritja e Hrushovit dhe e miqve të tjerë në bazën e Pashalimanit, ishte një festë e vërtetë për efektivët shqiptarë e sovjetikë, që shërbenin në këtë bazë të rëndësishme”. Kur Nikita Hrushovi vizitoi Pashalimanin, një nga oficerët me konstrukt prej atleti u zgjodh për të komanduar truprojën e nderit. Por pas kalimit të 2 viteve dhe prishjes dramatike që ndodhi mes dy vendeve, për arsye politike, fotografia ku ishte fiksuar Nikita Hrushovi në afërsi të oficerit Rrapo Duraj, është prerë me gërshërë. Një piktor nga radhët e oficerëve, Skënder Sulku, ushtarak nënujës, është përpjekur të hedhë me penelata takimin dhe përshëndetjen e 2 figurave interesante për atë periudhë.

rrapoNjë ish-partizan, oficer karriere që sapo kishte studiuar në BS, mjaft i gjatë dhe një udhëheqës shteti i fuqishëm, por i shkurtër përballë. Njëri duke e nderuar ushtarakisht, ndërsa tjetri duke e admiruar miqësisht. Piktura ruhet ende. Por e përgjysmuar. Për shumëkënd vjen natyrshëm pyetja: Kush ishte ky person? Ata që e njohin nga afër thonë se qe një njeri me virtyte fisnikërie të rrallë. Rrapo Duraj mbylli sytë rreth një vit më  parë, me një numër të madh dekoratash, urdhrash dhe medaljesh, plotë 19-të. Duraj mësohet se ka qenë njeriu që ka ndjekur nga afër edhe replikat therëse mes Enver Hoxhës dhe Hrushovit, por kishte heshtur edhe kur konfliktet qenë bërë publike. Një pjesë e të cilave në prezencë të tij. “Ai, tregojnë fëmijët e vet, nuk fliste kurrë rreth problemeve ushtarake, veçse në rastet kur flitej për miqtë e tij të llogores dhe rënies heroike të tyre në luftën për çlirim”.
Rrapo dhe sporti

Në vitet e ushtrisë, Rrapo Duraj kryeu detyrën e inspektorit të sporteve të Marinës Ushtarake. Por ajo që e lidh ndjeshëm me Durrësin dhe durrsakët, thotë gazetari Bujar Qesja, është angazhimi i tij në sportin e basketbollit. Pasioni dhe përkushtimi ndaj sportit të koshit, u shoqërua me detyrën e gjyqtari. Në vitet 70-80, Rapo Duraj drejtoi shumë takime në basketboll në të gjitha kategoritë e konkurrimit. Ajo që miqtë dhe shokët, si dhe sportdashësit durrsakë do t’i mbajnë mënd këtij njeriu, janë buzëqeshja e tij gjithnjë kur e takoje, dashuria dhe respekti i madh që kishte ndaj cilitdo, pavarësisht nga mosha.
Jeta

Rrapo Duraj u lind më 10 Mars 1930 në fshatin Kalenjë të Mallakastrës. Pas shkollës fillore ka punuar hyzmeqar. Në moshën 14-vjeçare, pas vrasjes së Dino Kalenjës, (Hero i Popullit), del partizan dhe ishte luftëtari më i vogël në Brigadën e 11-të Sulmuese. Shkoi në luftë në atë moshë për të zëvendësuar vendin bosh të Dino Kalenjës, që kishte ndikuar në edukimin e Rrapos. Pas çlirimit, Rrapo vazhdoi shkollën ushtarake në Tiranë si “Skënderbegas” dhe më pas u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik të asaj periudhe. U titullua oficer në vitin 1952 në artilerinë kundërajrore dhe shërbeu në flotën detare. Pas viteve 90-të, si shumë shqiptarë të tjerë, edhe ai qëndroi për më shumë se dy dekada në emigracion, në zonën e Veriut të Italisë, ku Rapo Duraj ushtroi rolin e trajnerit të basketbollit me fëmijët italianë.

Enver Hoxha, Nikita Hrushov dhe Mehmet Shehu në bazën e Pashalimanit me oficerët shqiptarë dhe sovjetikë

Enver Hoxha, Nikita Hrushov dhe Mehmet Shehu në bazën e Pashalimanit me
oficerët shqiptarë dhe sovjetikë

Mark Brunga March 24, 2014 09:59
Komento

10 Komente

  1. analist March 24, 11:11

    Nje idiot qe shkaterron nje kujtim aq te rralle dhe ju shkruani artikuj per te.

    Reply to this comment
  2. Korabi March 24, 11:18

    Nje biografi e nje ushtaraku, nuk e kuptoj ku eshte interesi per lexuesin, se nuk eshte se ka ndonje deshmi te ndonje momenti historik. Mbase do kishte patur interes nese i ndjeri do kish treguar momentet e biedave mes Hrushovit dhe Hoxhes, por artikulli eshte bosh, nuk ka asgje, flitet vetem per historine e piktures gjysem dhe nje biografi e nje ushtaraku, sic ka patur me mijra ushtarake te tjere. Nejse…

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit March 24, 16:02

      Korabi,diku ne nje ekspozite pikture,nje piktor i famshem vuri nje tablo ku kish kaluar disa here furça te trasha me boje dyngjyreshe.Te gjithe ndalonin atje dhe mendoheshin thelle se çfare mesazhi artistik fshihej pas ketyre vijave.Une mendoj se lexuesi duhet te vrase mendjen per gjithshka lexon,se ndryshe nuk ka”lexuar”.Tashme,çfare lexova une…Une lexova qe ne dikur kishim nje baze te fuqishme detare ne Pashaliman,pjese e ish Traktatit te Varshaves dhe kreu i superfuqise qe udhehiqte kete Traktat erdhi per vizite.Paskesh qene edhe kryeministri i ish-Gjermanise Lindore.Sepse forcen ia kish paraqitur nje oficer i ri,dale 14 vjeç ne luften partizane.Nje tjeter oficer i kish bere nje tablo fotos me Hrushovin,por duke mor perfshire Hrushovin, ose ndoshta ka qene dhe Hrushovi, por e kane fshire me pas.Une e di,por ndokush tjeter mund ta mesoje per here te pare qe keshtu ndodhnin keto gjera.Kur behej armik nje ish-mik,behej kujdes ti fshinin,njollosnin,grisnin fotografine,si shenje e harreses se miqesise ose vleres qe percillte kundershtari.Edhe te donte ish oficeri ta ruante fotografine,po t’ia gjenin do hante ndonje denim,sepse keshtu ishin zakonet e asaj kohe.Deri ne 1981 M.Shehut ia shihje foto e medha ne parada,pas ’81 ia grisen te gjitha,madje nuk po permendje me qe kish qene kryeminister dhe as komandant i B1Sulmuese.Ja,vetem kaq gjera mjaftojne ta bejne interesant shkrimin,shume me interesant se çfare tha Grida Dumja ne Facebook,se çfare libri shkruan Dasara Mallzeti,sesa “grricjet” e Xenit me SaaDijen ne Fcb apo replika e njeqindte e z.Muçi me myslimanet,etj

      Reply to this comment
  3. Aedinse March 24, 12:49

    Me ter mend nje artikull kot fare, çfare tregon?
    Nje ushtarak kariere qe hengri buken ruse, u shkollua ne RUSI, dhe pa pas asnji shkak shkon e transformon nje veper aerti.
    I kerkoj ndjese nje shokut tim per permendjen e nje historie personale, duke qene me aesim te larte per nje gabim te sajuar te te shoqes e kthyen ne SHQIPERINE e asaj kohe dhe disa burreca e vune para nje sprove burrerie ose ndaj nusen dhe te rrish ne TIRANE ose ne nje vend mjaft te veshtire shume larg TIRANES!
    Zgjedhja e tij burrerore ishte: Me mire larg TIRANES dhe vajzat do kene nje baba te vertete se sa ne TIRANE dhe pa familje reale.
    Dhe ky shok i imi ishte ne ate kohe edhe Anetar i P.P.SH.-se

    Reply to this comment
  4. P.A.B March 24, 13:29

    z Bunga, me pelqejne pjeseza te tilla me histori te vogla e personale nga njerez te mire qe ne kohen e tyre i dedikuan veten; Atdheut e Detyres. Kam respekt absolut per Oficeret e Ushtaret Shqiptare te kohes; sakrificat e profesionalizmin e tyre. Nje ushtri qe ka qene ne gatishmeri te Kufinjve e Mbrojtjes se Territorit non-stop; s’eshte perdorur per shtypje te popullates apo terror. (mos te ngaterrohen me Sigurimin/ Divizionet e Mbrojtjes) Ushtria Shqiptare ka qene nje shkolle e madhe e force sociale, lum i rrembyer ndryshimi per vendin tone agrar. Oficeret ne nje kohe i kam “pasur pak inat” per dy minuta vonese ne nje Parade gati humba shkollen; jua di per nder mesimin qe mora ne raport me Disiplinen, komanden e urdherin; rregullat jane per nje qellim. Njerezit kane levizur, martuar e mesuar nga Ushtria dhe shkembimet qe bene sidomos zona e veriut por dhe jugu. Ushtria 2 vjecare quhej universiteti i jetes, me miqesi qe zgjaten per kohe te gjate. U dha njerezve zanate (shofere, mekanike, inxhinjere, ndihmes-mjeke, arsimtare, artiste etj) i emancipoi dhe u hapi syte. Ne nje dimer te madh (Viti s’me kujtohet, si i patem pare ne TV) Ushtria Shqiptare me makineri e Lopata zhbllokoi 3-4 rrethe te veriut qe po u mbaronte ushqimi! Gjate kohes u ka hedhur buke me helikoptere e ka transportuar te semuret rende.

    Per asgje tjeter, te pakten jam krenar se per here te I-re ne historine tone 500 vjecare, Nje Ushtri e Regullt; me Armatime, Zinxhir Komandues, e plotesisht Profesionale; pra… Ushtarake me Uniforme te Republikes zbrapsen agresionin Grek ne 1949-nen. Kjo lufte e harruar eshte testament i Heroizmit Ekstrem te Kufitareve te thjeshte e Oficereve te Republikes; i kemi cilesuar si “Provokacionet e Gushtit” por ne fakt ishte lufte rajonale-nderkufitare; me gjak e viktima. Greket sulmuan pas rekonicionesh zbulimi; me trupa te mire-armatosur e me llogjistike qe kish qellim Pushtime e Ngulje pas cdo marrje te territorit. Nuk ishte nje provokim me 3-4 ushtare, erdhen me Artileri te rende e Avione, bombat e tyre rane dhe 20km+ pas shpines se Kufitareve. Ushtaraket treguan trimeri te rralle, qe me reparte shume te vogla (nivel skuadre) qendruan per ore e dite ne Brez Kufitar, deri sa u shkoi ne ndihme Ushtria e Rregullt Shqiptare. Shume dhe vdiqen aty ku luftuan; disa detyrohen te terhiqen pasi u mbaruan nunicionet.

    Eshte e pa-pranueshme te themi se qe ushtria e Enverit, ishte Ushtria e Rep. se Shqiperise. Nje ushtria pushtuese e agresive si Nazistet akoma nderojne Gjeneralin Romel e ne akademite e botes studiohen teknikat e tankisteve te Guderianit me shoke; sic dhe nje Gjeneral i Vermahtit u be me pas Krye-komandanti i Natos ne Europe (H.S) Ka zene, disi, rrenje ideja, se Komunizmi Shqiptar ishte me i poshtri, me i egri me i paqeni; sipas llogjikes tone te “ftohte” se gjithshka qe na ka ndodhur Ne, ka qene me e llahtarshmja e planetit. Kaq eshte justifikimi qe duhet per t’ja dhene dermen te gjithave! Harrojme se shteti eshte shtet, e vazhdimesia ne arsim, shendetesi e ushtri; dhe duke denuar Komunzimin, nuk ka si mohohen.

    Zoteria qe shoh ne foto, do nderonte veten si Grenadier i Bonapartit, Marins Amerikan a parashutist Britanik; Ai Oficer Shqiptar i SHKON cdo Ushtrie Profesionale, i paraqitshem e i rregullt e si duhet te jete Ushtaraku. Jam i bindur se si qendron, do vdiste per Shqiperine e kohes. Artikulli ka vlera se ky njeri ka pasur jete te plote; i qeshur, i urte, i dashur, pasion per basketbollin qe e ka ushtruar dhe ne Itali si tranjer/gjyqtar. Te lutem, na bini me shume “vjetersira te tilla” me karakter historik! Nuk kemi pasur shume raste te rrime prane Superfuqive e as te jemi ne goje te planetit. Politikanet, agjensite e zbulimit e gazetat e kohes e kane dokumentuar viziten e Krushovit tek ne me shume interes. Ne fakt eshte nje nga pikat …kur pasketaj pak permendet Shqiperia ne bote. Me respekt per Oficerin e ushtrise Shqiptare, z. Rrapo Duraj e familjen e tij; si dhe artikull-shkruesin!

    Them me shume modesti, ne mediat Britanike (ato serioze) jeta e nje Ushtaraku, Obituari, c’ka bere dhe detyrat qe ka kryer … trajtohen me nje respekt absolut nga Gazeta, Moderatoret e Publiku; quhen KRENARIA E Kombit. Keshtu bejne “kapitalistet e poshter/ pushtuesit/ piratet Britanike” Qe ti shajme pak…nese do shajme dhe “oficeret Komuniste”. Ndryshe asgje sdo kishte me kuptim ne kete bote! E cdo 29 nentor apo 22 Mars, do fillonim Shtetin nga niveli 0, per cdo 4 vjet. Eshte nje gje te prishesh asetet e nje Shteti (sic beme ne, nga “dashuria per Lirine”) por eshte a pafalshme ti zhdukesh ato nga Historia. Ushtrite duan shembuj e precedente; per ti thene si ra ky pilot apo vdiq ky ushtarak ne 1949 kete kerkojme sot na Ti; atehere ke Ushtrie e Shtet.

    Reply to this comment
  5. bilal camurri. March 24, 20:28

    O zot ma mbaj gojen mbyllur,kur s`kam gje per te thene!

    Reply to this comment
  6. mireli March 24, 22:47

    p.a.b.Te pershendese miqesisht per opinonin tuaj,per respektin qe keni ndaj ushtarakeve ,ketyre bijve te nderuar te atdheut tone,te cilet nepermjet sakrificave e privacioneve te pashembullta i kane sherbyer vendit me besnikeri dhe ne cdo kohe kane qene ne roje te lirise dhe pavarsise se SHQIPERISE.
    Qytetare dhe opinioniste si ju ja rrisin kredibilitetin gazetes ‘dita’ e cila eshte sot tribune e fjales se lire ne tregun mediatik shqipetare.
    Edhe nji here mirenjohje dhe respekt per ju i nderuar P.A.B.

    Reply to this comment
  7. Koli March 25, 18:47

    Artikull i bukur ,bravo autorit ,qe na sjell ne kujtimet tona ,njerez te nderuar ,,si Rrapo Durraj,qe kane marre pjese me arme ne dore ne Luften Nacional-Clirimatare dhe mbas clirimit ,kane punuar ne detyra te rendesishme ,me ndershmeri ne sherbim te atdheut .Politikanet tane duhen te marrin shembyll nga keta luftetar te lirise dhe te ndertimit ,ti nderojne dhe ti kujtojne gjithe jeten dhe mos te nderojne hajdutet dhe trathtaret e atdheut ,si Ahmet Zogun me shoke ……Respekt per autorin ,Mark Brunga dhe gazeten Dita ,qe e boton .

    Reply to this comment
  8. kujjtimi itali April 14, 23:06

    KJO TREGON SE EDHE SE KEMI 23 VJET DEMOKRACI TE MOS HARROJME SE SHQIPERIA NUK LINDI DJE ,APO KUR SALIU MORI PUSHTETIN,POR NA BEN TE RREFLEKTOJME QE KA PATUR BURRRA SHQIPERIA JO SI KETA LAPARAKET QE FSHIHEN PAS FUSTANIT TE GRUAS.DHE KJO ESHTE AJO QE NE NUK DUHET TE HARROJME …NOSTALGJIA NA BEN TE KUJTOJME GJITHMONE SE NGA KEMIARDHUR?????

    Reply to this comment
  9. Alban April 22, 08:09

    E kam njohur komandant Rrapon. Nga fundi i viteve 90 jepte lenden e ushtarakes tek gjimnazi Gjergj Kastrioti.
    Per mua qe e kam njohur personalisht shkrimi duket iinteresant pasi nuk e njihja kete aspekt te jetes se komandant Rrapos.
    Per ne qe kemi kaluar tashme moshen e mesme dhe kemi një perceptim te qarte te asaj kohe edhe përshkrimi ashtu si historia duket iinteresante. Stili i te shkruarit amator por prap treguar kendshem.
    Sa per ata qe nuk e kuptojnë, nuk i bej dot me faj. Ishin te tjera kohëra.
    Ndonjehere strikt me teper sesa duhej, por perseri mbetej njeri shume i mire. Me vjen keq qe paska nderruar jete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*