Komandot mohojnë se kanë shitur bomba C4  

July 19, 2014 09:04

Komandot mohojnë se kanë shitur bomba C4   

Ushtarët profesionistë me pagesë (Komando) mohojnë të kenë shitur bomba C4 me celular para se të arrestoheshin. Tre të dyshuarit kanë dalë dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku u përfaqësuan nga avokatët e tyre. Kurse prokuroria kërkoi që të zbërtheheshin të gjitha tabulatet telefonike që do ndihmojnë së tepërmi hetimet që po kryhen për të zbardhur mekanizmin dhe përfshirjen në atentatet e mëparshme. “Arrest me burg” është masa që gjykata ka dhënë në fund të seancës së sigurisë për 3 ushtarët profesionistë, të akuzuar për “mbajtje dhe shitje të bombave me celular”. Masa ndaj tre ushtarëve u dha në prezencë të tyre, kurse avokatët konsideruan faktin se klientët ishin futur në kurth, sepse nuk kishin kryer më parë aktivitet të paligjshëm…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në versionin print të gazetës DITA. 

July 19, 2014 09:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*