Kombëtares shqiptare i refuzohet nisja nga terminali VIP në Rinas

September 8, 2018 13:18

Kombëtares shqiptare i refuzohet nisja nga terminali VIP në Rinas

Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjen me Skocinë, me një problem që nuk ka aspak lidhje me aspektin sportiv.

Kuqezinjtë, të cilët do të nisen të dielën drejt Skocisë për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve, panë që t’iu mohohej kalimi nëpërmjet terminalit VIP.

Federata Shqiptare e Futbollit kishte bërë një kërkesë për kalimin e skuadrës përfaqësuese nëpërmjet këtij terminali, në mënyrë që futbollistët, të cilët vijnë pas ndeshjes me Izraelin, të udhëtojnë drejt Glasgoët në mënyrë sa më komode dhe pa sorollatje, duke qenë se ky udhëtim zgjat 3 orë.

Pasditen e së premtes, në zyrat e qeverisë së futbollit shqiptar erdhi miratimi nga Ministria e Jashtme për kalimin e skuadrës përfaqësuese, por më pas kjo lëvizje u mohua, me pretendimin se kapacitetet e terminalit VIP e kanë të pamundur që të trajtojnë një numër kaq të lartë personash, edhe pse dëshira e mirë për të ndihmuar nuk mungon.

Ajo që të bën çudi në këtë pikë është se, Kombëtarja shqiptare ka kaluar edhe herë të tjera nëpërmjet këtij terminali dhe nuk ka pasur asnjë problem të tillë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen me Skocinë ditën e hënë, në Glasgoë, dhe vjen si kryesuese e grupit 1 të Ligës C, me 3 pikët e marra pas fitores me Izraelin në “Elbasan Arena”.

o.j/dita

September 8, 2018 13:18
Komento

3 Komente

  1. enverdjali September 8, 14:00

    Kjo eshte mese normale perderisa shqipetaret kane mbi shpatulla 500 vjet qe u drejtuan nga Turqinia, disa vite nga serbet disa nga greket disa nga italianet, gjermanet zogollianet ne bashkpunim me malazezet e ku di une sa sojesorollopa spiuner, normale qe ata jane e ekzistojne akoma ne kete vend dhe nuk e duan qe kombetarja e ketij vendi te shkoje sa me komode ne Skoci. Vete fakti qe Izraelitet ushtuan presion dy here ne kombetaren tone e verteton me se mire kete gje. Ishin shqiptaret qe strehuan ushqyen e i percollen me nderime Çifutet e mutit (se kete emer meritojne) per ne shtetin e tyre dhe ishin keta mutra qe ushtojne sot presion mbi kombetaren tone dhe jo se e bejne per sigurine e skuadres se tyre po per presion ndaj shqiptareve qe mos shkojne ne stadium e te tjera qe mendojne mendjet e tyre. Keta Çifute muti meritojne ndryshe po ca ti bejme se ktu ne kete vend qeverisin spiunazhet e ndryshme qe permenda me lart.

    Reply to this comment
  2. Ppp September 8, 17:25

    Shkrim pa lidhje fare.
    Shteti ka protokoll.
    Nese me perpara nuk eshte respektuar rregullorja, perse komentoni pikerisht kur ajo fillon te rrespektohet

    Reply to this comment
  3. Fat man September 8, 17:47

    Kalimi per ne terminalin qe pretendon te kalojne djelmoshat fitues te Kombetares se Futbollit nuk mund te realizohet per nje aresye te “thjeshte”:
    Ky kalim korespondon me kalimin ne terminalin VIP te Shkerdhen Berishes dhe te Virgjereshes Armine

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*