Kombëtarja A, miqësore me Norvegjinë në 26 mars në “Elbasan Arena”

January 3, 2018 10:05

Kombëtarja A, miqësore me Norvegjinë në 26 mars në “Elbasan Arena”

Federata Shqiptare e Futbollit dhe homologia e saj norvegjeze kanë arritur akordin mes tyre për të luajtur në fund të muajit mars një ndeshje miqësore, në vendin tonë.

Pikërisht në datën 26 mars (ora mbetet per tu konfirmuar ne ditët në vijim) do të zhvillohet në “Elbasan Arena” takimi miqësor mes përfaqësueses sonë dhe asaj të Norvegjisë. Kështu, në këtë mënyrë, kjo datë e lirë për ndeshje miqësore do të shërbejë si një tjetër test për ekipin e drejtuar nga trajneri i ekipit tonë kombëtar, Christian Panucci.

Në përballjet e ekipit kombëtar, ballafaqimi i parë kundër skuadrës norvegjeze daton në vitin 1998 në Oslo përfunduar në barazim 2-2, ndeshje e vlefshme për eleminatoret e Euro 2000. Në një bilanc të përgjithshëm, me kombëtaren e Norvegjisë, Shqipëria është ndeshur 4 herë, ku ka fituar një herë (me gol të Salihit në Norvegji), ka barazuar 2 herë dhe është mundur një herë.

Tashmë pritet një tjetër përballje, por këtë radhë miqësore, e cila do të jetë në funksion të trajnerit për kolaudimin e mëtejshëm të skuadrës. Miqësorja e fundit e skuadrës shqiptare ishte ajo e fituar në Antalia me 13 nëntor 2017, ndaj përfaqësueses së Turqisë. Ndërkaq, në fund të janarit, Shqipëria do të njohë edhe kundërshtarët e saj në grup për eventin e ri që nis në shtator, UEFA Nations League.

January 3, 2018 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*