Kombëtarja, Panucci zbardh listën për Ligën e Kombeve, ja tre surprizat

September 1, 2018 12:19

Kombëtarja, Panucci zbardh listën për Ligën e Kombeve, ja tre surprizat

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka dalë në një konferencë për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të publikuar listën e të grumbulluar për dy ndeshjet që Shqipëria do të luajë me Izraelin dhe Skocinë në 7 dhe 10 shtator për Ligën e Kombeve.

Të rikthyer në skuadër janë  Ansi Agolli, Jahmi Hyka, Granit Xhaka, Basha, Ledian Memushaj, dhe Grezda

Ndërsa Mihaj, Binjaku dhe Besimir Demiri do të jenë prurjet e reja në Kombëtare.

Shqipëria merr pjesë në Ligën C të këtij kompeticioni, ku shorti e vuri në një grup me Skocinë dhe Izraelin. Kuqezinjtë do të debutojnë më 7 Shtator të këtij viti në Shqipëri, përballë Izraelit, ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojnë në Skoci. Në 14 Tetor kuqezinjtë do të udhëtojnë në Izrael, ndërsa më 17 Nëntor do të luajnë ndeshjen e fundit, atë me Skocinë në Shqipëri.

o.j/dita

September 1, 2018 12:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*