Kombëtarja sheh finalen e Champions

May 28, 2016 22:46

Kombëtarja sheh finalen e Champions

Tifozë, fotografi dhe finalja mes Atleticos dhe Realit që u ndoq live. E tillë ishte mbrëmja kuqezi, që solli gjithsesi disa shqetësime pasi Lorik Cana mori një goditje në stërvitje dhe në përfundim të seancës së pasdites së të shtunës u pa teksa kishte një qese akulli në pulpë.

Gjithsesi për momentin duket se nuk është dicka serioze. Sa i përket kuqezinjve, Kombëtarja mori mbështetje dhe nga disa dhjetëra tifozë që kishin udhëtuar drejt Bad Waltersdorf për të mbështetur skuadrën kuqezi.

Në mbrëmje ndërkohë, skuadra u mblodh e tëra bashkë për të ndjekur finalen mes Atleticos dhe Realit të Madridit, ku këtë herë dominuan emocionet si tifoz dhe jo si protagonist.

May 28, 2016 22:46