VIDEO / Kombëtarja, stërvitja e fundit para sfidës me Maqedoninë

September 4, 2016 22:02

VIDEO / Kombëtarja, stërvitja e fundit para sfidës me Maqedoninë

Shqipëria zhvilloi seancën e fundit stërvitore përpara sfidës me Maqedoninë në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës, me atmosferën në ekip që u pa të ishte pozitive dhe gjatë një ndeshje brenda grupit 11 kundër 11 që ekipi zhvilloi përpara se De Biasi të mbyllte përfundimisht dyert për mediat, për të provuar ndoshta skemat që do të aplikojë ndaj Maqedonisë.

Trajneri madje kishte miksuar futbollistët në mënyrë që mediat e pranishme në stadium të mos zbulonin shumë rreth formacionit. Stafi teknik kishte kufizuar hapësirat e futbollistëve në këtë ndeshje, aq sa sfida u luajt në një fushë rreth 30-35 metra.

Nëpërmjet kësaj lëvizje stafi teknik kërkonte të provonte aftësitë teknike të futbollistëve në zona të ngushta. Jahmir Hyka u pa një ndër lojtarët më aktivë gjatë seancës, ndërsa sa i përket formacionit pavarësisht hermetizmit të trajnerit e sigurtë është porta, ku Berisha pritet të luajë titullar, ndërsa në mbrojtje duhet të rreshtohen, Hysaj në të djathtë, Mavraj e Gjimshiti në qendër, ndërsa Agolli në të majtë.

Në sulm De Biasi mund të luajë ndoshta me 2 lojtarë, që mund të jenë Sadiku dhe Cikalleshi ndërsa në mesfushë ku janë dilemat më të mëdha, në qendër duhet të aktivizohet Abrashi me Memushajn, ndërsa Hyka në të majtë, ndërkohë që djathtas mund të luajë Xhaka. Gjithsesi dilemat përfundimtare do t’i zgjidhë trajneri në momentin që do të publikojë dhe formacionin zyrtar.

September 4, 2016 22:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin