Kombinati i armëve në Poliçan, Qeveria: Nuk është është dhënë me qira

May 6, 2016 12:44

Kombinati i armëve në Poliçan, Qeveria: Nuk është është dhënë me qira

Ndryshe nga çfarë pretendon artikulli i portalit reporter.al, Ministria e Mbrojtjes nuk ka lidhur dhe nuk është autoriteti i cili lidh marrëveshje qira-marrje apo qira-dhënie për kombinatin e Poliçanit.

Deri në momentin që flasim nuk ka asnjë vendim për të dhënë me qira me vlerë 1 euro kombinatin e Poliçanit ndaj kompanisë Bullgare “All Guns Ltd”. Ndërkohë që është e vërtetë se Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Turizmit ka marrë një kërkesë nga kompania në fjalë, por vendimi për ta dhënë objektin me qira ose jo nuk është marrë.

Ministria e Mbrojtjes, në bazë të ligjit dhe strategjisë së Forcave të Armatosura, është shprehur se kombinati i Poliçanit mund të jepet për përdorim ndaj palëve të treta, pasi nuk është më i nevojshëm për ministrinë dhe aktivitetin e saj. Por ky qëndrim i Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka lidhje specifike me kërkesën e palës Bullgare.

Aktualisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Turizmit, si ministria përgjegjëse për gjallërimin e jetës ekonomike të vendit dhe përdorimin me efikasitet të pronës shtetërore, është duke kryer të gjitha verifikimet e nevojshme për rastin në fjalë përpara se të marrë vendimin përfundimtar.

May 6, 2016 12:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*