Kombinimet që mund të sjellin kualifimin e Kombëtares

June 20, 2016 09:26

Kombinimet që mund të sjellin kualifimin e Kombëtares

Shanset pas fitores ndaj Rumanisë, ekzistojnë. Por cilat janë grupet ku realisht ekziston mundësia që kuqezinjtë ta mbyllin më mirë me pika e me gola se kombëtaret që do renditen të 3-at.

Së pari kemi grupin B. Kombinacioni këtu duket i vështirë pasi duhet që Sllovakia të mposhtet me mbi 2 gola me Anglinë dhe Uellsi të barazojë me Rusinë, nëse ndodh atëherë Shqipëria do të ishte më përpara se Sllovakia me diferencë golash. Në grupin B shpresat tona jamë të varura tek kampiomët e botës. Nëse Gjermania pas kaq shumë dekadash mbështjetje falas që i kemi dhuruar do na ndihmonte duke mposhtur me 4 gola diferencë Irlandën e Veriut, sigurisht do ja shpërblenim me akoma më shumë mbështetje. Po ashtu duhet që Ukraina të mos fitojë me 2 gola diferencë ndaj Polonisë.

Më reale janë mundësitë për të lëne pas të 3-ën e grupit D. Këtu përplaset Cekia me Turqimë. Barazimi ose një fitore minimale e Turqisë na jep dritën jeshile. Gjithashtu edhe renditja e grupit E duket se na favorizin duke llogaritur edhe sfidat që presin Suedinë dhe Irlandën, e thënë më qartë, skuadra e Ibrahimovuc nuk duhet të fitojë kundër Belgjikës, pra mjafton që belgët të shkëpusin një pikë, ndërkohë që edhe Italia pavarësisht se e ka siguruar vendin e parë nuk duhet të mposhtet nga irlandezët. Nëse Suedia dhe Irlanda marrin vetëm një pikë, kuqezinjtë klasifikohen më sipër se eventualisht vendi i 3-të në këtë grup.

Përsa i përket grupit F, këtu situata është e ndërlikuar, pasi Portugalia dhe Islanda kanë 2 pikë, kurse Austria 1 pike, megjithate ka nje mundesi edhe ketu edhe pse jo aq e thjeshtë pëe tu konkretizuar, fitorja e Hungarise ndaj Portugalise do te bënte që Shqipëria të ngjitej mbi Cristiano Ronaldon, pak rëndësi ka si del Islandë-Austri.

Sigurisht kombinacion i vështirë, por jo i pamundur. Gjithsesi sido që të jetë përfundimi këtë europian e kemi fituar.

June 20, 2016 09:26
Komento

2 Komente

  1. ??? June 20, 09:45

    Tre ndeshje jane, te mos fitoje Cekia, te mos fitoje Irlanda dhe Suedia, kaq!

    Reply to this comment
  2. Mark uk June 20, 10:02

    Pra duhet te luajn te gjitha kto skuadra sipas deshires ton.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim