KOMENT / Pandeli Majko: Katër shënime për një marrëveshje

May 20, 2017 09:51

KOMENT / Pandeli Majko: Katër shënime për një marrëveshje

Nga Pandeli Majko

Marrëveshje perfekte në politikë nuk ka. E tillë është edhe marrëveshja midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Kush diskuton se kush fitoi dhe kush humbi nga marrëveshja midis PS dhe PD kërkon që ta keqinterpretojë atë. Eshtë jashtë cdo diskutimi që marrëveshja të prodhojë një fragment bashkëqeverisjeje… për dicka mbi 35 ditë. Partia Demokratike duhet të gjejë shpejt “teknikët” që mori në tavolinë. Ajo ,gjithashtu, duhet të numërojë ditët për fushatën elektorale deri në 25 qershor. Marrëveshja e ka udhëkryqin “të gjitha ose asgjë”.

– Edi Rama njihet për veprimet e gabuara për qëllimin e duhur. “Pikturat” e tij në politikë kanë kuptim kur shikohen në fund dhe jo në fillim. Fillimi duket zhgarravinë!…

– Marrëveshja Rama – Basha ishte një mirëkuptim midis kundërshtarësh për funksionimin e sistemit politik i cili po vetëmbytej nga pasioni politik. Ajo largoi vendin nga dhuna dhe dëshpërimi që do të conte shoqërinë në drejtim të paditur. Kjo marrëveshje nuk diskuton simpatitë por interesat. Ajo nuk sfidon bashkëpunimin e së majtës por papërgjegjshmërinë në politikë.

– Marrëveshja e futi në kutinë e votimit “revolucionin opozitar”. Aty do të ndahet se kush fitoi dhe humbi. Marrëveshja përkufizoi konfliktin politik në vend si derë të hapur të bashkëpunimit. E natyrshme në panatyrshmërinë e vet ajo fton votuesit në 25 qershor të votojnë përmbajtjen dhe jo formën në politikë. Marrëveshja vë në diskutim fate politikanësh por jo të ardhmen e Shqipërisë. Sigurisht!

 

May 20, 2017 09:51
Komento

5 Komente

  1. Novruz Taip Vishanji May 20, 11:10

    PO MOR STAKANOVIST I DEFRAGMENTUAR !

    A nuk ishe ti qe rrezove “komunizmin” (e rradakes tende) me nje Flete Rrufe ?

    Po ku merr ere ti ore i dipllomuari ne prodhim dallapesh (per te pjekur kafen), nga pricipet e nje shteti ligjor. Te duket se po vendos se çfare çorapesh do veshesh ndersa bubron pjaten me makarona pa vaj, ne drekat e darkat ne kuzhinen me te njejten dere me banjon pa dritare te shtepise tende bashkekohore (wow !).

    Ke ferkuar bythet ne poltronen e kryeministrit dikur dhe akoma nuk ke kuptuar se cilat jane ligjet dhe si duhen zbatuar ato, ne nje shoqeri ku gozhdat ngulen akoma me gure, e derdellites si ti bejne allishverishe me arme e te persekutuar nga kushurinjte tuaj te afert, (apo nuk je serbo-maqedonas), per ti depozituar me pas fitimet ne ndonje banke te pa emer te Qipros apo kudo gjetke.

    Kur nuk di te permbash tet’bir me ngritje te dy gishteve lart, çfare shteti kerkon te ndertosh or i falimentuar ne jete, familje e shoqeri.

    Po ti dhe kamaradet tuaj jeni te paret qe duhet te jepni llogari per zhvatjet qe i keni bere ne keto tre dekada shkerdhatokraci ketij vendi aq te pasur qe e verfaruat per interesat tuaja thjesht personale e familjare, dhe vazhdoni te loteshkurreni per te ardhmene ketij vendi qe s’ka qene e nuk do jete kurren e kurres i juaji.

    Pty mizerabel i ndyre !

    Reply to this comment
  2. KALI I XENIT May 20, 14:01

    ME MIRE DJEPIN BOSH SE PANDI BYTHKEN BRENDA’

    Reply to this comment
  3. Adih May 20, 15:07

    O Pandeli , qe u thinje dhe nuk i ke thene punes ,puna mbare .Zheni ne politike je ,shyqyr qe te kemi ,kur propogandon me qitje te larget per pushtet ,per komandantin tend , e kur thua ,se pikturat e Rames ,ne fillim jane shgaravina e pastaj nga fundi behen te bukura . Prandaj votoni Ramen ??!!. Prisni o te mjere akoma ,o dele qorre popull ,se ne jemi te zgjuar dhe ju jeni budallenj….???!!!
    Po ta them se Rama eshte piktor i deshtuar, ashtu si ne politike ,dhe qe ta dish o Pandi ,veprat e shemtuara koha i hedh ne koshe te plehrave ,E ai ate fund ka dhe ate fund me te drejte meriton….
    Dhe nje gje o urjahip ,na i shpjego , po te jesh burre , sic e mban vehten ,me lejen e Rames dhe dirizhimin tend bere ligjin me famekeq nr 449 .Per mos u hapur vjedhjet e juaja ,korrupsionin tuaj dhe vrasjet ,dhe ta fillojme nga fillimi.. E o ushtari i katovices dhe i pardesyve te bardha ,e di se ske per tu prononcuar per kete ligj .Shqiptaret si ty dhe PS qe ju votuan nje mil , i tradhetuat idealet .Pra nuk presim kush hyp e kush zbret ne qeveri , se jeni te gjithe te njejte , te nje stani , ne idealet e juaja e pa ideale ,por populli pret vettingun dhe reformen ne drejtesi ,dhe kjo behet jo per ne popullin ,por per ju politikanet ,dhe indirekt do perfitojme dhe ne, kur te filloje diktati dhe transparenca e ligjeve perendimore kunder hajduteve te socem e te djeshem ne favorin e popullit te mjere e fukara .I ke rene verdalle , as ne qiell e as ne toke ,ketij komentit tend o Pandi.

    Reply to this comment
  4. Lili May 20, 17:43

    Jo zotni Majko!Stop me me talljen qe bo beni me popullin shqiptar tash e 27 vite,duke na krijuar cdo here konflikte te kotz para zgedhjeve vetem e vetem per te perfunduar me nje marreveshje per pushtet:dje datka tek krokrodili,sot darka te lama e thive…
    Meritoni si pd ps lsi nje ndeshkim nga populli.
    Asgje ma shume pos nje “shporruni” te fuqisme nga nje populli qe e keni derguar ne vdekje klinike sot,ne prag te asgesimit nga keq “udheheqja”e juaj!
    Stop me!Ne maje te hundes i keni ardhe popullit
    Gezohuni ne lamen e thive qe iu pelqen aq shume.
    Po pa ne!

    Reply to this comment
  5. kris 1 May 20, 21:12

    Pas nenit Majko 449 ky eshe prononcimi me i lezetshem i shen Pandelizmoit qe ka 27 vjet nen hijen e fikut.
    Nje bashkim Ps ,Pd e ktheu shqiperine ne vendin me te pasur ne bote.Ajo tani qeveriset nga dy Kim Jong!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*