KOMENT / Për sovranitetin dhe sovranistët!

July 19, 2016 17:08

KOMENT / Për sovranitetin dhe sovranistët!

Nga Alfred Peza – Reforma ne Drejtesi prej dy javesh ka ngecur ne rrjeten e pretendimeve te opozites, se prezenca e nderkombetareve ne procesin e “vetingut” te gjyqtareve, prokuroreve dhe drejtuesve te ardhshem te sistemit te ri, cenon sovranitetin e Shqiperise.
Per ta ndryshuar kete, nuk mjafton as fakti se 91% e popullit shqiptar e do kete reforme, me mbeshtetjen e BE dhe SHBA.
As fakti se pengese per mos miratimin e saj me 21 korrik, po behet partia qe lindi pas rrezimit te Murit te Berlinit, nga protestat e qytetareve te ketij vendi nen moton: E duam Shqiperine si gjithe Europa!

Te enjten ajo rrezikon te behet perfaqesuese e atij 9% te popullsise qe nuk e do kete reforme, duke ngritur ne kete menyre, nje mur te ri Berlini mes Shqiptareve dhe perendimit, plot nje cerek shekulli nga renia e komunizmit.

Por cfare eshte sovraniteti ne aspektin teorik? Nese i referohemi enciklopedise se internetit, wikipedia: “sovraniteti eshte e drejta ekskluzive per te ushtruar autoritetin suprem mbi nje grup njerezish apo rajoni gjografik. Ne te drejten nderkombetare, koncepti me i rendesishem i sovraniotetit i referohet ushtrimit te autoritetit nga shteti”.

Shqiperia prej vitesh tashme, eshte nje vend anetar i NATO. Qe do te thote vec te tjerash, qe me deshiren, me vullnetin tone te lire, nje pjese te sovranitetit te vendit, per shkaqe te tjera edhe me madhore ne te mire te qytetareve tane, e kemi transferuar ne Bruksel. Diten e vendimit historik, Kryeministri Berisha deklaroi: This is a miracle of freedom! (Kjo eshte mrekullia e lirise). Ndersa ministria e Puneve te Jashtme e asaj kohe, e pershendeti me nje deklarate zyrtare qe ndodhet ende ne websiten e saj, si nje enderr te kahershme te shqiptareve dhe e sovranitetit te tyre.

Per cfare sovraniteti flitet sot se Shqiperia do ta humbi nepermjet prezences se eksperteve nderkombetare (BE + SHBA) ne momentin e kontrollit dhe seleksionimit mbi bazen e kritereve te mirepercaktuara, te trupes se re te sistemit te drejtesise? Ku eshte sovraniteti i humbur, kur vendimin final per ta, me voten e tyre te lire, do ta marin deputetet e Parlamentit te ketij vendi, te zgjedhur me vote nga qytetaret shqiptare?

Per cfare sovraniteti e kane fjalen “sovranistet” tane?

– Per sovranitetin e nje vendi qe ne vitet e veshtira 1991- 1992 buken ia shperndau nje mision nderkombetar trupash ushtarake, nen emrin “Pelikan”?
– Per sovranitetin e nje vendi qe ne vitet 1997- 1998 ia riktheu besimin tek institucionet e veta te sigurise, pas shperberjes se shtetit, nje mision tjeter ushtarak nen emrin e koduar aq bukur “Alba”?

– Per sovranitetin e nje vendi qe gjithe territorin e vet, portet, bazat ushtarake dhe aeroportet i vendosi ne dispozicion te NATO-s per luften e clirimit te Kosoves?

– Per sovranitetin e hetimit te ceshtjes se vrasjes se ish Kryetarit te PD dhe lideri te dhjetorit ’90 Azem Hajdari nen “vetingun” e hetuesve dhe prokuroreve te huaj?

– Per sovranitetin ne rastin e hetimit nderkombetar nga FBI te skandalit te CEZ- DIA, te kerkuar nga lideret e PD?
– Apo per sovranitetin pasi i dhane detin Greqise, nje vendim te rrezuar nga gjykata Kushtetuese?

– Pa llogaritur ketu thyerjen e embargos se OKB gjate luftrave ne ish Jugosllavi, ku luhej fati i shqiptareve ne rajon?!
Eshte koha qe “sovranistet” ti japin fund lojes me maska dhe ti japin ketij vendi pas 25 vjetesh tranzicion, sovranitetin nga abuzimi, korrupsioni, padrejtesia, abuzimi me pushtetin dhe kultura e pandeshkueshmerise. Qofte edhe me cmimin e dhimshem te vetedorezimit me ne fund, te sovranitetit te tyre te pakufizuar, nga drejtesia. Ne emer te se ardhmes europiane te femijeve te tyre dhe te gjithe shqiptareve.

July 19, 2016 17:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*