KOMENT: Por ja që paska ndodhur…

Mira Kazhani January 4, 2015 23:28

KOMENT: Por ja që paska ndodhur…

Fillimisht refuzova ta shoh videon e shfaqur dy ditë më parë në faqen online të DITA dhe zgjodha të dëgjoja nga kolegët vetëm versionin verbal të saj; shpresova deri në fund që ishte nje sajese e që minimalisht nuk kishte të bënte me Shqipërinë.

Siç thonë shpresa vdes e fundit. Por ja që paska ndodhur.

Hapuni një shtëpi publike këtyre perversëve. Ky ishte mendimi i parë që më ndërmendej pasi e pashë. Por a mjafton një shtëpi publike për të shëruar këto krijesa që duket sikur janë gati ta provojnë edhe me nënat e tyre në ditë të vështirë?!

Mund të ndodh që një femër dhe një mashkull për nga natyra biologjike të shfaqin qasje të ndryshme rreth ngjarjes, por pa më të vogin dyshim nuk ka njeri mbi tokë që nuk pështillet në pështymë teksa shikon sesi abuzohet më një adoleshente gjysëm të vdekur të shtrirë në dhomën e urgjencës në një spital publik.

Nuk e dimë ende sesi vajza ka mbërritur aty; nëse ka qenë e dehur, e sëmurë, nën efekte të drogës, por një gjë me siguri është e kthjellët: ata që kanë xhiruar me gjakftohtësi duke molestuar me duart e tyre pjesët femërorë të vajzës, kanë qenë në një efekt të vetëm; atë të një perversi pa asnjë ndjesi njeriu.

Ata janë shokë në krimin e tyre; njëri është i njohur tashmë për publikun. Ai është një sekser funeralesh, një gjuetar të vdekurish. Nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë këtë “profesion”, që duket si i dalë nga kinematë horror.

Shkurt, të ngjeth mishtë ky panoramim i urgjencës në spitalin shtetëror në Shqipëri. Turp dhe jo vetëm: Përgjegjësi! Jepni llogari në mos para shtetit e drejtësisë, përpara vetes në pasqyrë.

Këtë herë nuk ka nevojë për një ministër që t’u bëhet mburojë mjekëve përherë pa faj; le të mos futemi në histori oraresh e interpretime minutash si në rastin e këngëtarit Flori që shpirti i pastë gjetë paqe atje ku është se këtu në tokë vdekja e tij mbeti një cicmic deklaratash. Po a ka justifikim kjo që ka ndodhur në dhomën e Urgjencës së QSUT? Pa dyshim që nuk ka.

Ky është një rast skandaloz i zbuluar fillimisht nga një link i dërguar me email në redaksinë e gazetës DITA. Kishte 8 muaj që endej nëpër portale, por duhej më shumë se aq për të tërhequr vëmendjen. Të paktën media e përcolli pas publikimit në DITA, paçka se si përherë nuk e respektoi citimin dhe rrjedhën e publikimit. Thuhet se paralelisht një email personal dërguar Ramës, vuri në lëvizje gjithë aparatin e Shëndetësisë. Por kjo nuk është çështje vetëm e Shëndetësisë, vetëm e Policisë, Prokurorisë.

Kjo është çështje e shoqërisë shqiptare e cila nuk duhet më të mjaftohet me kuriozitetin e një videoje ku në më të shumtën e rasteve do zgërdhihet ajo fraza e tmerrshme: Mirë ti bëhet. Po ajo k… ç’deshi në atë orë me ata rrugaçë. Kështu përfundon kur del rrugëve... Këto deklarata paragjykuese secili t’i mbajë në shtëpi të vet se me ligj natyre s’ka familje vetëm burrash por këta të fundit janë produkt i tyre.

Do lutesha që të ngriheshim mbi kërshërinë e morbozitetin dhe të parandojmë atë që mund të parandalohet. Ky vend nuk është aq i bukur sa ç’e bën Rilindja e shndërruar nga reformiste në konformiste, nuk është aq i zi sa ç’e pëllet opozita moralhumbur; ka filluar (më në fund!) të mos jetë as vendi i ambasadorëve aventuerierë apo seriozë qofshin.

Ky është vendi – që sado i vogël dhe i prapambetur duket, – ka ende një shpirt të vetin, të bukur. Ka plot shembuj për këtë. Prandaj ka ende shpresë!

Shoqëria ka shumë për të bërë. Klasa politike po ashtu. Mjaft të përpiqet sa ç’përpiqet për një miting partish. Shoqëria ka dëshmuar se rrëzon e ngre qeveri kur vërtet zgjohet dhe është në gjendje që me forcën e protestës, me daljen në mbështetje të vajzës anonime, pa e vrarë atë me paragjykim, ta kthejë në një precedent këtë histori të përçmuar; të bëjë që çdo batakçi të mendohet dy herë para se të zhytet në atë shpirt prej llumi që na është bërë natyra jonë e dytë.

 

 

Mira Kazhani January 4, 2015 23:28
Komento

27 Komente

  1. Cerriku January 5, 00:05

    Brravo Mira Kazhani shum e sakt edhe un thosha ishalla nuk eshte e vertet por ja qe ishte………….ne kete vend qe per 24 vjet eshte mbjellur vetem dhun dhe urrejtje tek rriturit dhe tek femijet kryesisht nga politikanet, nuk ma merr mendja se do behet ndonjeher po nuk u vu ligji me vdekje dhe nji politik e pergjegjeshme,vetem ateher mua si qytetar do te me vije shpresa se ai vend do te behet ,nuk dua te permend kohen e qoftelargut (E Enverit) por them se disa gjera ai i pati ber shum me mir ketu ne vend sesa politika e sotme

    Reply to this comment
    • kokpalari 21 janarit January 5, 01:05

      Nuk eshte ceshtje e gjithe shoqerise Mira
      Eshte ceshtje e qeverise qe ka premtuar rilindjen dhe qe ju me te drejte thoni qe nga reformiste eshte kthyer ne konformiste.
      Pergjigjesite jane te qarta dhe nuk mund tia kerkojme ne ajer “gjithe shoqerise”
      Ka një rregull në çdo urgjencë që vjen. Njëri prej policëve tek dera merret me mjetin dhe me personat që sjellin urgjencën, heton çfarë i ka ndodhur, merr targën e makinës dhe identitetet e atyre që e sjellin etj.
      Më tej, është infermieri i recepsionit që merr gjeneralitet e të sëmurës nga ajo vete, ose nga shoqëruesit, nëse s’është e aftë dhe hap kartelën. Mandej shkon në dhomën e vizitave ku e viziton doktori, jepë udhëzimet çdo bëjë, çfarë ekzaminime do të kryejë etj.
      Mbasi largohet mjeku në dhomën e observimit ka në çdo moment disa infermiere që i mbajnë në sy të sëmurët. Ata nuk mund të jenë jashtë rrezes së tyre të shikimit, sipas rregullores. Po të kishin funksionuar këto, ata banditë s’do kishin rastin të gjendeshin vetëm me të, larg syve të të gjithëve, por do të prisnin jashtë spitalit apo në korridor, si gjithë të tjerët që sjellin të sëmurë në urgjencë.
      Është kjo arsyeja që vajza e gjorë erdhi pa ndenja e sjellë nga dy shokë të saj kriminelë, dhe ra pre e ngacmimeve të tyre kafshërore. Është kjo arsyeja që atij vendi nuk i gjendet kurrë një njeri i zoti për punë, derisa ai vend të mos ofrojë shanse për njerëz të zotë.
      Kjo nuk është as çështje aftësie e drejtoreshës së spitaleve, as e ministrit apo kryeminstrit, që zgjedhin njerëzit. Gabimi i tyre i madh është pikërisht se besojnë, që duke zgjedhur njerëzit, zgjidhin punët. Ata duhet të ngrejnë një sistem, i cili t’i përzgjedhë ai vet njerëzit dhe t’i thithë ata, si nevojë e tij.

      Reply to this comment
      • joni January 5, 10:13

        shume sakte,, eshte sistemi, i ngritur ,qe mbron shoqerine dhe jo njerezit.Por keta jane mesuar gjithmone me udheheqes dhe me permiresimin e sistemit. Ai minister duhet te shkarkonte urgjentisht drejtorin e spitalit, pergjegjsin e pavioni, infermiere dhe kush tjeter te mbaje pergjegjesi, si ka mundesi ne reaminacion apo ne urgjence te lihet vetem nje vajze e mitur ne prani te ordinereve dhe te ngacmohet ne ate menyre?

        Reply to this comment
    • N.VJOSA January 5, 17:36

      Pershendetje gazetates M. Kazhani.
      Jo vetem nje gazetate e mire por dhe nje Sociologe Profi.
      Por fenomeni qe ja shkruani kerkon nje termet te vertet ne gjithe shoqerine shqiptare.
      Nuk eshte fjala per nje rast perdhunimi, se te tilly ndodhin kudo, ndoshta dhe me te ashpra!
      Per mendimin tim problemi eshte tek edukimi te rinjve pergjithsisht,
      ME EDUKATEN E DUHUR QYTETARE …
      Por dhe frekuentimi i te rinjve ne shkolla….Te rinjt analfabet jane Kontigjenti me i pershtatshem i krimit….
      Vet sherbimi shendetsor, regulli dhe disiplina ne te….Te semuret duhet te jene nen Kontrollin e personelit te spitalit….
      Por edhe mbare edukimi nepermjet mjeteve te edukimit publik ne Shqiperi kane nga binaret…
      Po sjell vetem nje shembull: BNALITETI KA PUSHTUAR EKRANET…Shikoni shfaqet e nje kllouni, qe vetquhet artist, Agron Llakajt….dhe do te shihni hapur, vulgaritetin, mediokritetin….Ne cdo tre fjale te aktoreve nje banalitet qe te vjen turp ta degjosh me te rinjt dhe adoleshentet, por dhe te rriturit…
      Nuk ka televizion, edhe ne vendet e pazhvilluare, dhe jo me ne Gjermani, Itali, Zvicer , France e kudo qe ti percjell publikut te gjere nje gjuhe

      Reply to this comment
      • N.VJOSA January 5, 17:44

        kaq vulgare dhe te peshtire….
        Dhe te MOS FLASIM PER POLICET GROTESKE TE KETYRE SHFAQEVE….
        Une e kuptoj qe ne nje shfaqe mund te behet humor, ….por jo te personifikohet keshtu kaq vulgar dhe ne çdo shfaqe perfaqsuesi dhe meshirimi, SIMBOLI I RREGULLIT DHE RUAJTESI I LIGJIT….
        E te tjera, e te tjera…
        Çfare mund te mesoje Qytetari nga ky lloj vulgaritetin?!…

        Reply to this comment
  2. Ylli SPANGO (SEKSOLOG) January 5, 00:20

    o mira mos u habit kaq shume ?

    gjithmone me kujtohet intervista juaj me Izet Haxhise ku ai deshmon me saktesi se Berisha ka dhene urdher terrorist atij dhe gazidedeve per te sulmuar ambasaden amerikane dhe kontigjentin gjerman….A ka me ndyresi me te madhe qofte te shoqerise civile,mazhorances,demokrateve te thjeshte,intelektualeve ambasdoreve atllantikas dhe ju gazetareve qe duhej kerkuar arrestimi pa kushte i terroristit Berishe.MBAS KESAJ CDO GJE TE NDOSHE NE SHQIPERI QUHET NORMALE

    Po pse moj Mire e mire nuk te kujtohet rasti PANGO qe eshte 1 miljon here me i rende se ky skandal pervers. DHE KERKOI GJYSEM MILJONI DOLLARE DEMSHPERBLIM SE I PRIZHEN IMAZHIN ???

    Po pse moj Mire e mire kujton se nuk ndodhin dhe ne perendim keto horrore..kujto shtatzanine e te aksidentuar qe u mballos ne Austri..

    Mere me shtruar MIra moj te gjet e mira…Jo vetem ne Shqiperi por dhe ne bote ky eshte shekulli i seksit pa kufi…eshte shperfyterimi i rraces njerzore….prandaj merre me shtruar te pakten Edi Rama ne kete histori eshte me i pafajeshmi se tre miljon qeflinjte shqipfoles duan tja ngulin vetem atij si ne rastin e infermjeres Beti dhe kjo eshte shashka e rradhes e kryeperversit berishe dhe visho ajazit si ne rastin e perversit Sarandes.

    Reply to this comment
    • jon January 5, 01:45

      obobo tu thafte ajo gjuhe inshallah se ti qenke rende nga trute e dekompzuar! Po pse flet kot o kokrra perversit se keta jane pjella nga ti dhe nga pedofili i kocos se sarandes o tu shofte rraca und ripjellur dashte i Madhi jarebi

      Reply to this comment
    • antienverist January 5, 10:07

      Ate ne Austri e MBALLOSEN kosovaret qe familja i kishte besuar vajzen e tyre, sepse or Ylli Pango Seksologu provoje ta nxjeresh PENISIN jashte ne publik ne nje vend te Botes se Civilizuar Demokratike qe ta shikosh si do ta presin menjehere fet e fet pa kurfare temenerash te RILINDJES socialiste.

      Reply to this comment
  3. Roni January 5, 00:55

    Pershendetje Mira!Bashkohem me indinjaten tuaj.Rasti eshte skandaloz,por….pyetja eshte se cfar e ben kete rast i cili ndoshta eshte i nje milionti qe ndodh ne ate shoqeri por qe padashur doli ne publik,te na indinjoje kaq shume?!.Une mendoj se duhet te perqendrohemi ne dy aspekte.E para eshte shtepia ku ndodhi,pra spitali.Trajtimi dhe siguria ne institucionin qe ka ndodh skandali.Ketu i gjithe shtypi i shkruar dhe viziv duhet ta derrmoje personin e ngarkuar per reforme ne ate institucion i cili ne nje vit ndryshim menaxhimi na prodhon te tilla banalitete.E dyta eshte,pabesia dhe niveli banal i djemve miq te vajzes por qe ne nje moment te pavetedijshem te saj ata zbulojne perversitetin.Jo me kote aristokratet francez i dergonin femijet e tyre ne adoleshence,ne bordello per eksperiencen e tyre te pare me nje femer.Nese nuk do ta kishin nje te tille ne kete moshe,uria seksuale do prodhonte perversitet.Vajza u ka besuar miqve,shokeve.Shoket e kan trajtuar si prone pa zot.Ne momentin e pare duheshin njoftuar prinderit per ate cka mund ti ket ndodhur vajzes,por fakti qe shoket e kan derguar ne spital tregon qe dhe vajza eshte jasht kontrollit te prinderve.Veprimet e metejshme tregojne kualitetet banale dhe perverse te djemve qe e shoqerojne.Automatikisht duhet nje ligj i forte per ofendimet seksuale.Termet 12 ballesh ne ministrin e shendetesise.Doktor dhe infermiere apo roje qe e plasin pacientin ne vetmi ne dhome dhe qe rrasen me ore te tera ne facebook per thashetheme gjat orarit te punes duhen shporrur nga institucionet.Paguhen pak apo shume kjo eshte dicka qe ata e kan pranuar,leku,rroga qe merr ndaj eshte qe ti te besh ate pune qe ke pranuar,ne te kunderte terhiqu,gjej veten diku tjeter.

    Reply to this comment
  4. Ladi January 5, 02:02

    Ne Shqiperi eshte e kalbur çdo gje. Personi qe zgerdhihej duke prekur Vajzen e shtrire ne Spital, ishte denuar me 6 vite e 10 muaj ne 2009 dhe tani ai duhet te ishte ne burg. Kush e liroi ate Maskara pa bere vitin ne burg?. Ju Zonje duhet te investigoni se kush ishin ato maskarenj qe e liruan nga burgu kete monster dhe ti demaskoni maskarejt e Gjygjsorit sepse ato po I japin oksigjen krimit. Ky rast eshte I ngjashem me rastin Xhuvani, por pa viktima.

    Reply to this comment
  5. faro January 5, 06:04

    Spango ka horizont dhe njohje. Bashkohem me te. Mira ka te drejte ne te shumten e analizes, por ate qe ua vesh vetem Shqiptareve duhet ta vezhgoje me mire jashte. Vetem kaq i them se spektri (shumellojshmeria) e krimit ne vendet e zhvilluara eshte shume me e larte se sa ketu. Ne Shqipetareve po na mbane familja dhe morali i trasheguar prej saj. Pet fat te keq edhe familja po atakohet, njelloj si ne vendet e medha, ku per te gjetur punen qe te pelqen preferon te shkojsh me qidra km larg familjes, si burri dhe gruaja. Pse ketu ku shtepia dhe puna jane fare prane, duhet cenuar familja?

    Reply to this comment
  6. Banori Tiranes January 5, 07:30

    Dua te trajtoj problemin e sekserit qe shume veta habiten?
    Ky rast hap nje teme me sekseret e funeraleve qe jane hijenat per mish te ngordhur. Shteti Shqiptar duhet te meret seriozisht me kete fenomen qe eshte sa i shemtuar dhe kriminal. Biznes me te vdekurin????? Viktima te gjallet… pse ??? Sepse nuk ka shtet qe nga viti ’91!
    Te gjitha funeralet private jane te jashteligjshme….ne dore te injoranteve qe duan para. Zhiro vjetore i kalon 5 miliarde leke(te vjetra) ne vit kur kete pune duhet ta beje shteti per ti ardhur ne ndihme njerve ne nevoje. Bashkia ka ndermarje funerale, pse ekzistojne privatet?? Pse s’ka varreza private?? Kete po ja u them une: sepse te gjitha funeralet private kur vijne zgjedhjet ndahen ne dy grupe dhe sponsorizojne PS dhe PD. Sa turp ne dore te kujt ka rene ky popull prej 24 vjetesh? Ky problem eshte shume i thelle po ti futesh….por shteti nuk ekztiton? Shqiperia eshte bere si Sicilia e viteve 60-70. Kush del kundra eliminohet……

    Reply to this comment
  7. [email protected] January 5, 08:46

    Qe ne sekondat e para qe doli shkrimi i shoqeruar me vidion ,hezitova te shpreh ndonji koment dhe u ngushellova nga disa komentuse qe thoshin eshte kukull,por vetem per ndonji kukull shume te sofistikuar shpresoja ,sepse prekjet qe i benin hijenat perreth ,me linte te besoja apo mos te besoja !?

    Tani qe kjo vidio eshte reale, NO KOMENT !

    Reply to this comment
  8. sinan hibro January 5, 09:15

    Lexon komentet e mesiperme, lexon dhe shkrimin e M.K. dhe cuditesh se pari me gazetaren, per faktin e thjeshte – ajo nuk e pandehte se kjo gje kishte ndodhur , u bind kur e pa me syte e saj videon …C`thua mor gazetare , qe na qenkerke kaq ” naive “. Une pa e pare videon ( nuk kam kuriozitet ta shoh ) i dhash versionin tim per ngjarjen djalit tim 20 vjecar qe ka qejf te ironizoj Rilindjen , njelloj si pjesa me e madhe e medias , perfshi dhe gazetaren ne fjale ; pse media e ben kete gje eshte teme me vehte dhe nuk eshte vendi ta shtjellosh ne kete koment …Thjeshte fare… eshte nje lloj tjeter perversiteti qe i ndodh dikujt kur kapet gafil ne pazotesine e saj … etj.etj. Versioni im perputhjet plotesisht me ate cfare u zbulua realisht me videon dhe subjektet e saj…Gje tjeter qe te cudit , mire me komentuesit e thjeshte, por edhe me gazetaren eshte – pergjegjesia , sipas saj , skandaloze , qe ka struktura spitalore deri ne ministri, per ngjarjen …Gazetarja ngazellehet sikur ka zbuluar “scoop-in” e vitit …sikur ne video te kete patur edhe infermire apo personel shendetesor … Me pas gazetarja na habit me analizen socio-politike te ceshtjes …e marrezira te tjera …deri te … vendi nuk eshte aq i bukur sa c`e paraqet rilindja…deri te ambasadore qe keshtu e ashtu ….. Boll moj gazetare ….! Mos shko kaq larg …! Mos te te genjej edhe ty mendja , njelloj sic i genjen ne disa raste politikanet , se publikut i ngjitin budallalleqe te tilla …. Komenti edhe mund te mos botohet, por verejtja qe bej per gazetaren eshte edhe per qasjen qe ka vete gazeta ” DITA ” per keto lloj ceshtje….

    Reply to this comment
  9. mustafa kacollja January 5, 09:48

    populli yne eshte nje popull me vyrtyte te larta .NJerez te tille kane qe gjithmone te perbuzurpor fatkeqesisht keta vite eshte politka e te gjithe ngjyrave pa perjashtim qe ka ngritur ne piedestal krimin,te keqern te ligen,mashtrimin,hadutllikun duke bere si rrjedhoj qe nje pjese e njerezve te tjetersohendrejt te gabuares ,te haroojne qe per ate qe ben do te vije momehti qe do te paguash.Sot politika tek ne eshte kthyer ne nje bisnes fitimprures shumica e atyre njerezve qe cirren neper mitingje nuk e bejne per popull por per vete,genjejne e mashtrojne pa u skuqur,nuk i degjon kurre te thone se kane bere nje gje te gabuar por gjithmon sakrifica per popull e atdhe .Jane ata qe me veprimet e tyre kane hapur plagen e hakmarrjes (dhe nuk bejne asgje per ta luftuar)qe krimin e kane kthyer ne nje realitet normal qe nerezit e ndershem intelektual, derjtus ,politikan ti denigrojne ti hedhin ne rruge ti lene pa buke sepse atyre nuk i intereson shteti por anti shteti,i intereson pushteti te cilen e mbajne me karrjeristet hajdutet mafiozet e bere dretues.Keshtu populli vuan materialisht por vuan me shume shpirterisht kur e shikon qe tallet perbuzet vidhet nga ata qe neper mitingje i qajne hallin
    i kerkojne voten ,por nuuk i thone kurre qe familjet e tyre jetojne jashte shtetit mes lluksit me leket qe i vjedhin fukarait,qe ata (edhe deputetet) kane vila me pishina vijne verdalle me makina qe kushtojne njeqindmije euro,qe mund te bejne cfare te duan por nuk mund te pergjigjen para ligjit(sepse eshte ligji por eshte edhe maliqi).

    Reply to this comment
  10. "Horri i Bulevardit" January 5, 09:56

    Zonja Mira Kazhani, ju drejtohem juve personalisht, si nje nga gazetaret, qe i afroheni me shume te vertetes dhe jepni ate ne objektivitet.
    Mendoj se drejtoresha e QSUT, duke pare ambjentet e filmimit, ambjente qe e conin ate, ne nje te kaluar jo shume te larget, ka menduar, se ky turp, ka ndodhur pa ardhur Rilindja ne pushtet.
    Por ja qe paska ndodhur ne fillimet e 2014-tes!, a mendoni ju se ne nje kohe 4-5 mujore, duke llogaritur se Rilindja, filloi punen me 9 shtator, jo me 23 qershor, kur fitoi zgjedhjet, te rregullonte cdo pisllek te shkaterruesit te Shqiperise Sali Berisha?.
    Jo zonja Kazhani, ju e dini shume mire qe nje dite shkaterrim, duhet ndoshta nje vit pune, per ta sjelle ne gjendjen fillestare, imagjinoni 23 vjet shkaterrim.
    Ju kujtoj se para 90-tes, figura e mesuesit dhe e mjekut, kane qene nga me te respektuarat, qe mbas vitit 92, u shnderruan nga talebanet berishiane, si monstrat e sistemit.
    E lexova edhe shkrimin e Mero Bazes, nje gazetar me shume drit-hije, por qe tani po jep nje kontribut te pelqyeshem, ne gazetarine e vertete.
    Edhe Merua i meshon se duhet rregulluar sistemi, por edhe Merua e di shume mire, qe te rregullosh nje sistem ne kolaps, teresisht te falimentuar, me borxhet marramendese, duhet koha e duhur.
    Merua por edhe ju e dini shume mire, se Edi Rama, ne zgjedhje, nuk ka deklaruar asnjehere, se qysh ne vitin e pare, do ta bejme sistemin shendetsor, ne nje nivel me vendet me te perparuara, por ka deklaruar, se ne mandatin e pare, do te risjellim shendetsine, ne standartet europiane.
    Te risjellesh nje vend te falimentuar, ne vendin qe i takon, duhet te jene te gjithe aktore, duhet qe ne qe e dime, se cfare eshte shkaterruar, te ndihmojme me mundesite tona dhe jo te kapemi mbas ndonje fjale, qofte edhe te pamenduar, por qe ne momentin e pare kur i sheh ato filmime, te corienton dhe vete instikti tecon atje, qe te dinstancohesh, nga turpe te tilla.
    Te gjithe e dime, qysh nga ju zonja Kazhani, tek Merua qe tregon te “vertetin”, te gjithe e dime, se shkaktari i kesaj gjendje, eshte Sali Berisha.
    Cdo rrefim tjeter, per te hedhur tym, eshte shkarje ne halene e talebanit dhe filoserbit Sali Berisha.

    Reply to this comment
    • ilir beqe January 5, 10:54

      po mjaft mor se na hapet barkun. qe nga kjo kazhani e para. pse ku jeton kjo. apo I bejne nje tel ministrit e I presin si princer neper spitale thjesht se jane gazetare e kane frike mos u nxjerrin te palarat. po pse mor… ato rojet dydhembesh do e ruajne spitalin, apo infermieret ditezeza me 28 mije leke rroge. te bejne rojen doktoret e infermieret e te futen ne gjak me perverset e katundeve qe vijne cdo dite ne spital e zene dashnore ate te dhoma ngjitur. Qe nga ai kungulli I pari qe e kane vene minister per te korrur leke, horrgerta e dyta qe korr e shin , nuk po di cfare te fuse me pare ne xhep, Milva debilja qe I gjeten nje vend pune, Klodian LSI-ja, mostra qe te gjithe qe nuk e njohin fare po fare shendetesine, do bejne shendetesi keta. Ah pika me gjithe gazetare, me gjithe qeveri e me gjithe Rilindje. Pika qe nuk u bie ne koke qe te gjitheve qe te shpetojme nje here e mire!

      Reply to this comment
    • Cœur January 5, 14:15

      Horri
      te kam “fiksim”….dhe Berishen e kam ,por ty me shume 🙂
      Shendetesia ishte e LSI dhe tani me duket se po ata jane
      a jane HALEatet tuaj sot ?!
      Lexoje me laps ne dore Meron , jo per te kullotur syte .
      dhe sidomos mjaft me kte fanatizem …ramist

      Mira ,kjo eshte “kronike e nje vrasje te paralajmeruar ”
      e di vete ti se cfare eshte bere ne kohen e P.Vasilit [dhe sot kush e ka doren mbi cdo gje] ,ne kohen e atij idiotit Tavo [diplomen e mori kur u be minister]
      pergjigjia qe merrje nqs ngeleshe ne dore te tyre ishte
      “cdo gje shkoi mire por pacienti vdiq “

      Reply to this comment
      • "Horri i Bulevardit" January 5, 15:19

        Ca “fiksimi” moj fisnike, akoma sta kom lyp, mos u nxito, leni gjerat te ecin vete.
        Futi dhe nji koment si pellazg dhe cfryhu.

        Reply to this comment
        • Cœur January 5, 16:34

          😮 😮 😮

          eeeeeeeeee
          s’po te pelqen komenti mbi HALEatin
          as te trazojme pak Ramen nuk te pelqen
          s’ka gje ,une do te flasi gjithmone 🙂
          nuk e nderroj emrin ….as haleatin

          Reply to this comment
  11. sami January 5, 12:33

    Gazetarja mire i thote gjerat ,por harron te permende pergjegjesit qe kane prindrit per femijet
    Mua me duket e habiteshme qe nje vajze [apo djale] ne oren 3 te nates ndodhet ne pijetore dhe behet tape .[mosha nen 18 vjec].

    Reply to this comment
  12. liana January 5, 12:51

    Se sa e rende eshte kjo qeka ndodhur me mire nga te gjithe duhet ta dije ministri Veliaj se e ka provuar, por aite pakten pati mundesi dhe e lau me nje martese perrallash dhe e hoqi lajmin brenda ditesnga titrat Po kete vajze te gjore kush do ta mbroje nga jehona e ndodhise. Nuk me pelqen qejane bere te nohura pjese te identitetit te viktimes. Mendjelehtesi dhe keqdashje. Kjo vajze duhet te shkoje tani ne azil jashte Shqiperise.

    Reply to this comment
  13. K January 5, 13:27

    Xhesti kriminel i mostrave shqiptarë,nuk justifikon aspak
    faktin e pamohueshëm se një vajzë e mitur nuk mund
    në asnjë mënyrë të bredhë gjithë natën lokaleve të
    drogës në dorë të gjithfarë banditësh.
    Në këtë histori janë fajtorë të gjithë duke filluar
    nga familja,shkolla,shoqëria shqiptare,intelektualët që
    merren me mustaqet e çelos e jo me fatkeqsitë që
    kanë gllabëruar popullin shqiptar.Ky është fakti,që
    dëshmon një komb të degjeneruar nga çdo pikëpamje.

    Reply to this comment
  14. Afrim January 5, 14:27

    cfare kisha per te thene, e thashe ketu: http://kuturu.org/skandali-qsut/

    Reply to this comment
  15. dodoni January 5, 17:55

    Nuk ka as bime te keqija , dhe as prinder te keqinj, ka vetem kultivues dhe edukatore te keqinj;-thote Hegeli.Ndaj para se ti kritikojme fenomenet,te shohim njehere brenda vehtes ne familjen tone se cfare po edukojme.Nje shoqeri si kjo e jona qe ka mbi 20-vjet pa nje drejtim te konsoliduar moral, pa dyshim qe monstra te tilla bile edhe me te keqija ,do te pjelle.Ajo e RILINDJA e famshme pikesepari duhet te nise ne gjenezen e te gjitha problemeve ne familje.

    Reply to this comment
  16. M A R K O January 5, 18:09

    Spitalet tona jane bo bordello ne vetvehte..e sa skandale ka per te nxjerr.. kryesisht ne turnin e nates.. seks dhe skena erotike ne pavione.. e dhoma infermieresh e doktoresh..koridoresh.. rrumpalle … han me dy porta … jo spital por shtepi publike…

    Reply to this comment
  17. Vëzhguesi F. January 5, 20:38

    Doja te thoja dhe do ta them dhe une nje mendim, jo thjeshte per shkrimin e kesaj gazetares, se sa per FENOMENIN.
    Çuditet ndonjeri?!
    Po mor fenomen dhe nuk eshte thjeshte nje ngjarje rastesore.Nuk e di ne e mbani mend ate skeçin e estardes se Fierit ne kohen e diktatures, me ate pyetjen e famshme te rojes se sta;lles para hetuesit:” Po ai qe vodhi lopen nuk ka fare faj?”
    Ka nje problem, madje nje problem shume te madh gjithe shoqeria jone ne kete tranzicion tejet te zgjatur, arsyet e te cilit i dine vetem ata qe e zgjasin si puna e shprehjes “terhiq dhe mos keput”.
    Dhe ky problem eshte si puna e shtellunges se leshit te kokolepsur, por qe filli eshte aty, ku secilit i djeg, madje shume, por qe nuk do qe ta thote; FAMILJA.
    Apo e kam gabim dhe po tregopj veten nje dogmatik, nje prapa kohe, nje i vjeteruar?!
    Me thoni miq dhe kundershtare:
    -A mund te ndodhin shfaqje te tilla mizerabile ne femije, djem dhe vajza, te rinj dhe te reja qe jane pjese e nje familje te shendoshe?
    – Ku mamaja dhe babi nuk e trajtojne veten si te njohur te perkohshem?
    -Kur nuk i bie njeri çokut dhe tjetri patkoitt?
    -Kur femijet, jo vetem te mitur por dhe ata qe jetojne akoma nen ombrellen e familjes, nuk veprojne sipas qefit dhe instiktit?
    – Kur prindi nuk eshte vetem furnitor te artdhurash dhe ushqimesh apo plotesues deshirash ne famillje, por dhe pergjegjesi numer nje per mirreritjen dhe mireedukimin e femijes,?
    -Kur e perkedhel, por dhe e qorton madje ashper ku femija, djali apo vajza gabon?
    -Kur nuk qendron indiferent, ne rastet kur femija e tij futet ne qorrsokakun e “gjahtareve” te papergjegjshem, vagabonde dhe kontigjente kriminelesh dhe krimesh, pra kur vjen vone ose nuk gdhihet fare ne shtepi?
    -Apo kur reflekton perdorim te tepruar pijesh apo perdorim droge?!
    Nuk dua te beje avokatin e djallit, lidhur me pergjegjesine dhe neglizhencen e masave dhe zbatimin e rregullave ne institucione, qofshin dhe keto shkolla apo spitale?
    Jo!
    Por çdo pasoje ka nje shkak, i cili kurrsesi nuk duhet anashkaluar, sepse rastin e kemi ende te fresket qofte te djalit te çiftit te talentuar Xhuvani dhe plot raste te tjera.
    Mbase munmd te jete mendim i vjeteruar per ndokend. Por kur te mirat materiale, kur ato kryesisht vijne pa djersen e ballit, te zene syte, atehere dhe veprimet dio te jene pa dyshim te verbra qe te çojne drejt gremines dukje e konsideruar parajse.
    Qofte per prindin dhe qofte per femijen.
    E ne kete rast , sado te beje shteti, e keqja qe ka hedhur rrenje ose do te infektoje ose duhet mjekuar gjate, madje shume gjate.
    Shikoni ndonjehere ato emisionet e gazetarit te talentuar Marin Mema, “Shqiperia tjeter”.
    Jo! Kurrsesi tek femijet e atyre familjeve te varfera nuk ndodh nje gje e tille.
    Dhe pa i lene shteg ndonjerit qe te spekulloje, them se nuk eshte varferia qe sheron plage te tilla shoqerore.
    Por dua te them, se aty ku njerzit nuk jane te dehur nga lluksi dhe per rrjedhoje nga pija dhe droga, ku te ardhurat dhe familja mbahet, ku niveli apo standarti i jeteses rritet dhe perparon, me kontributin e pjestareve te gjithe familjes mbi bazen e mundit dhe djerses se derdhur, ku kerkesa e llogarise nuk konsiderohet si frike nga tutela, por si mjet per nje familje te shendoshe, ku secili kryen mire detyrat e tij (ngjan pak me funksionin e shtetitt), atehere çdo gje shkon mire per te mos thene shume mire.
    E kunderta eshte nje lloj are qe pjell dukuri dhe fenomene te tilla.
    Keto qe thashe ne pamje te pare duken si nje lloj deklerate morali qe e dine te gjithe.
    Une mendoj se jo.
    Dhe ketu qendron e keqja.
    Mire qe u vetezbuluan dhe vetedemaskuan, por sa ndodhin te tilla ne dite apo nate ketu tek ky vendi yne?
    Apo une flas keshtu, e riperseris, se jam nje i vjeter dhe jo i kohes moderne, ku gjeja me e shenjete qe ka krijuar Zoti apo natyra, po vihen ne pikepyetje?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*