Koment: Pse takimi Trump-Putin ishte një zhgënjim

July 17, 2018 09:16

Koment: Pse takimi Trump-Putin ishte një zhgënjim

 

Nga Bernd Riegert

Presidenti i SHBA-sё nё takimin me burrin e fuqishёm tё Rusisё tregon dobёsi evidente. Ai është personi i gabuar nё arenёn ndёrkombёtare, mendon Bernd Riegert.

Ministria e Jashtme ruse e ripostoi njё tweet tё Trumpit duke i vёnё atij kёsisoj vulёn zyrtare tё Kremlinit. Presidenti amerikan nё postimin e tij  akuzon SHBA-nё e si rrjedhojё edhe vetveten, si pёrgjegjёs pёr raportet e kёqija me Rusinё, madje shkruan, kjo sepse SHBA ka vepruar “me budallallёk”.

A ёshtё SHBA vet fajtore, qё shёrbimi sekret rus ka ndёrhyrё me haker nё autoritetet elektorale partiake dhe qё presidenti rus ka pushtuar Krimenё?  Kjo ёshtё thjesht qesharake, por edhe njё veprim i paparё ndonjёherё nё historinё e re amerikane. Me tezat e tij ai e ka diskualifikuar veten sёrish.

Kёshtu nuk ёshtё sjellё asnjёherё ndonjё president. E njё president nuk duhet tё veprojё kёshtu. Pyetja ёshtё, se edhe sa kohё republikanёt dhe mbёshtetёsit e presidentit do tё duan tё vazhdojnё ta pёrballojnё kёtё president tё paaftё dhe tё ҁoroditur nё Shtёpinё e Bardhё?

Trump belbёzon vazhdimisht fjali tё pёrgjysmuara kundёrthёnёse. Disa prej tyre nga ditёt e fundit: Herё NATO-ja i merr shpirtin SHBA-sё, e herё tjetёr ajo ёshtё si njё festё e dashurisё. Herё BE-ja ёshtё armik, e herё Kina ёshtё armike, ose tё dyja bashkё. Herё Britania e Madhe duhet tё padisё BE-nё pёr Brexit, herё kryeministrja May ёshtё mikja mё e mirё. Pastaj Gjermania ёshtё si rob nё duart e Putinit, por njёkohёsisht Putini ёshtё njё konkurrent korrekt.

Edhe sa mund tё durohet mё Trumpi?

Belbёzimi i tregtarit tё imobiljeve tё shndёrruar nga yll televizioni nё kryepopulist ёshtё e vёshtirё tё durohet. Krahasuar me presidentin rus, Trump dukej i dobёt, i pasigurt, i papёrgatitur. Gjithmonё kur Trump shkakton dёme nё kampin e politikёs sё jashtme, ministrave tё tij u duhet t’i rivendosin gjёrat nё vend dhe t’i pёrkthejnё sёrish nё politikё fjalёt e marra tё njё presidenti qё i lё pas dore faktet. Edhe sa kohё do tё vazhdojnё ata ta ndjekin atё?

Putinit duket se i ёshtё vёnё re njё nёnqeshje djallёzore gjatё paraqitjeve tё tij me Trump nё Helsinki. Atij i mjaftonte tё rrinte i qetё, tё shihte e tё dёgjonte se si Trump e shpёrbёn rendin global botёror. Javёt e fundit ai e shpalli BE-nё armik. Akuzat ndaj Putinit dhe Rusisё nё SHBA mbeten nё tё kundёrt pa asnjё efekt. A ёshtё pёrpjekur Putini, t’i influencojё zgjedhjet nё SHBA mё 2016, donte ai ta ngrinte Trumpin nё post, a ka ai nё dorё material dёshmie kundёr klanit Trump? Nёse i mbledh tё gjitha, mund tё mendosh, se kёtu diҁka mund tё ketё, qё e detyron Trumpin tё sillet kёshtu pikёrisht pёrballё autokratit rus.

Nё Helsinki mund tё thuash se mё shumё ishte presidenti qё takoi oficerin komandues. Egomani amator takon profesionistin e shkolluar tё shёrbimeve sekrete. E vetmja, qё i bashkon tё dy burrat, ёshtё se ata nuk e marrin aq seriozisht tё vёrtetёn.  Putin e ka bёrё fare tё qartё, qё ai nuk synon tё fitojё besimin, por do tё realizojё interesat e veta. Natyrisht ёshtё mirё, qё tё dy burrat e pushtetshёm flasin me njeri-tjetrin. Por spektakli, qё me sa duket dёshiron Trump nuk mjafton. Bota pret mё shumё, kёtё Trumpi e ka kuptuar nё ato pak ҁaste tё kthjellimit tё tij. Pritshmёritё u zhgёnjyen. E gjora Amerikё, qё ka zgjedhur president kёtё ekscentrik, tё pakalkulueshёm dhe tё rrezikshёm. Tё shpresojmё qё ai tё mos shkaktojё edhe mё shumё dёme./ Dw

l.h/ dita

July 17, 2018 09:16
Komento

2 Komente

  1. aktualiteti July 17, 11:20

    Takimi Trump – Putin ishte zhgenjim per DW e Merkel. Ashtu si ishte zhgenjim dhe takimi Trump – Kim Jonk, ashtu si po zhgenjehen perdite ato qe mashtruan boten mbare se Trump do sjelle lufte ne bote. Ajo qe ka shkaktuar Trump si president eshte pikerisht shkallmimi i ketyre mashtrimeve qe ka kryer media sorosiane kunder tij e ku DW e deshtakes Merkel eshte ne vije te pare. DW nuk do te shohe traun e deshtimit te Merkel me qeveri arna-arna por kerkon te gjeje qime te deshtimeve te Trump. Sot per sot Trump e Putin mbajne ballancen e normalitetit te paqes ne bote, jane dy lider te votuar e reale, jo si plaka e Berlinit qe angazhimin kryesor ka shperndarjen e afrikaneve dhe arabeve qe ftoi me “Mipritje” e qe sot kerkon deshperimisht ti postoje ne vende tjera. Keto DW ben mire te shohe e jo te tregoje enderra me deshtime imagjinare te te tjereve.

    Reply to this comment
  2. Arben July 17, 12:55

    Zhgenjim per ata qe shesin arme.

    mbaresi per pjesen tjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*