Sedra e Kallashit dhe vithet e politikanëve shqiptarë

Naser Aliu January 2, 2015 12:23

Sedra e Kallashit dhe vithet e politikanëve shqiptarë

Si student i gjuhës dhe letërsisë frënge, pata lexuar tek Voltaire trajtesën, ku Voltaire merrej me sedrën: me ndjenjën e nderit që ka njeriu për veten e tij, për vlerën e vet. Shumë herë të tjerët nuk kuptojnë sedrën tonë, sespe shpesh ne kemi atë bindje për vete, por jo të tjerët.

Për fat të mirë po jetojmë në një kohë magjepsëse, mahnitëse dhe njeriu sot, në vend se të shfletojë, ka mundësi ta konsultojë online dhe ata që kanë dëshirë, mund ta lexojnë këtu të plotë dhe falas: Dictionnaire de la pensée de Voltaire par lui-même.

Sedra ekziston thotë Voltaire, ashtu siç ekziston fytyra dhe nuk ka nevojë të dëshmohet. Si ilustrim shqyrton dy anekdota:

E para: një lypës nga rrethina e Madridit i paprekur në ndërgjegje, me një qëndrim prej fisniku, kërkonte lëmoshë në rrugë. Atij i afrohet një kalimtar dhe i thotë: “Zotëri, nuk keni turp të bëni këtë punë të poshtër, kur mund të punoni?”

“Zotëri„ përgjigjet lypësi, “ unë po ju kërkoj para, e jo këshilla“, pastaj lypësi kishte kthyer shpinën duke ruajtur krejt krenarinë dhe dinjitetin kastilian.

E dyta, edhe kjo tek iluministi i madh: një misionar duke udhëtuar nëpër Indi, kishte parë një fakir të lidhur me zinxhir, lakuriq si një majmun, të shtrirë barkas, që po rrihej vitheve për mëkatet e bashkatdhetarëve indian, që e paguanin atë për shlyerjen e mëkateve të veta.

“Çfarë vetëmohimi!”, pëshpërit një shikues.

“Vetëmohim!?”, “ mbani mend zotëri, po lejoj të më rrahin vitheve në këtë botë, për tua kthyer në tjetrën, kur ju do të jeni kuaj, e unë kalorës!

E treta është një gazmore që tregohet shpesh në Gjermani: një nëpunës kur kthehej nga puna në shtëpi, sa herë takonte rrugës një lypës, i dhuronte ndonjë euro. Pas disa muajve nëpunësi nisë me ndërtimin e shtëpisë dhe kalon pranë tij pa u ndalur. Herën e tretë lypësi i zhgënjyer, bërtet: “Zotëri, ju po më shpërfillni…!„

“Ah, më falni ju lutem“, ia kthen zotriu. “Jam duke ndërtuar një shtëpi dhe më duhet të kursejë çdo cent!”

“Domethënë ju po ndërtoni shtëpi në llogarinë time„ shton lypësi i dëshpëruar duke tundur kokën.

Këto anekdota m’ u kujtuan kur lexova një artikull mbi ofertën prej një milion euro, që i paska bërë një politikan Kallashit. Ajo paska refuzuar ofertën pa asnjë hamendje. Kallashi i paska bërë të qartë politikanit milioner, se ajo ofron imazhe, por jo trupin.

Ashtu si tek rasti i parë, ku lypësi ndjehet i lënduar në sedër, pse në vend të parave, i falen këshilla, edhe Kallashi ndjehet sedërfyer, sepse edhe ajo me fisnikëri ushtron profesionin që ka zgjedhur.

Voltaire thotë se ata që kishin thënë se sedra është baza e të gjitha veprimeve tona, kishin pasur të drejtë në Indi, në Spanjë, (Gjermani dhe Kosovë) dhe se sedra është e nevojshme, është e shtrenjtë, na bën të lumtur dhe duhet ta fshehim.

Kallashi në vitin 2014 ishte e vetmja shfaqje me të cilën mund të mburret Kosova. Ndër produktet e pakta kosovare, që mund eksportohet edhe jashtë. Ndoshta Qeveria duhet ta shpallë pasuri nacionale dhe mbrojë me kushtetutë nga ofertat e politikanëve, që me krenari kastiliane, dhe shumë dinjitoz, bëhen milionerë dhe ato lekë të fituar me syza të zeza misterioze, i ofrojnë për seks, përpiqen të nënshtrojnë dhe zhvatin edhe Kallashin tonë, gjersa populli masovikisht braktis Republikën pa sedër.

Populli i Kosovës si fakiri indian, duron skuqjen e vitheve për mëkatet e politikanëve të vet, duke shpresuar se në botën tjetër, ai do të jetë kalorës, e politikanët kuaj apo gomarë.

Gjersa po lexoja refuzimin e Kallashit, thashë vet me vete: kemi shumë politikanë burra, që nuk do ta kishin hedhur poshtë kurrë ofertën e atij milioneri. Për para ata i kthejnë vithet kurdo dhe kudo. Sepse edhe ata, si lypësi spanjoll, do të ndjeheshin të ofenduar nëse qortohen për mënyrën se si fitojnë lekët. Është në pyetje sedra e tyre. As nuk duan këshilla si fitohen paratë. Janë ekspertë.

Mirëpo Kallashi që është krenari e vetme kosovare tani, duhet të na tregojë edhe emrin e atij “latin loveri.” Jo pse ai qenka shumë i përndezur (eksituar) nga vithet e saj iluministe, por se emri i tij do të ndriçonte realitetin shqiptar dhe paratë e tija, mund të përdoreshin për disa muaj apo vite si ndihmë sociale për ata, që po arratisen nga Kosova duke shpresuar si fakiri indian.

Gazmorja që rrëfehet në Gjermani nuk flet ashtu qartë, ashtu prerazi për sedrën, por është tregues i madh se përsëritja, dhurimi i rregullt, dëmton dhe pasivizon njeriun aq shumë, sa të ndjehet i përbuzur dhe i shpërfillur, nëse nuk respektohet ai ritual tërë jetën.

Dhe, meqë u nis me Kallashin, po e mbyllim edhe me mendimin e saj të urtë, që duhet ta mësojnë përmendsh politikanët shqiptarë. Ajo në fund kishte thënë një mendim proverbial me të cilin do ta kishte lënë gojëhapur edhe Voltaire-n e madh: “Nuk më lejon prapanica të pranojë një ofertë të tillë!“ Kjo zonjë ka Sedër, sepse u tregoi politikanëve kosovarë se ata mund të vjedhim sa të duan, nuk e kanë të ndaluar, janë në vetëshërbim, por me ato lekë, nuk mund të blejmë çfarë të duan. Një pyetje mirëpo duhet ta bëj në fund: si ua lejon prapanica, (jo fytyra se nuk kanë), politikanëve shqiptarë, të pasurohen nga populli i varfër?

 

Naser Aliu January 2, 2015 12:23
Komento

22 Komente

  1. Kris January 2, 12:49

    Shkrim i mire, por jo, per ne Shqiperi.Ketu, te falin edhe bythen edhe gruan,per nje grusht me shume me paraEnveri,Ramizi,Nano- Berisha, Meta apo edhe Rama ,zgjedhin ,te kene afer vetes, njerez servile ,ish sigurimsa.Kjo eshte e verteta shqiptare. Saliu, e futi kete vend, kaq thelle ,sa do te duhen edhe 25 vjet te tjere, qe te filloje dicka ne Shqiperi,sigurisht pasi te largohet Berisha dhe kukuthet servile berishiane! politikanet,Berisha ,grinden ,se ju iken parate e droges dhe krimit te organizuar,parate e pista etj.Pa u ulur qe te bisedojne si njerez ,kuptohet jo me Lulzimen dhe Berishen,sepse per keta cdo difect i Rames eshte fitore e tyre,por harrojne se humbet populli! Urime per 2015 ,te kemi nje vit te mbare, pa Berishen ne politike!

    Reply to this comment
  2. "Horri i Bulevardit" January 2, 12:58

    Eshte e natyrshme se politikanet e korruptuar, mbulojne edhe pjesen e majme te prostitucionit klasik, te fustave te shtrenjta dhe bizhuterive marramendese.
    Dihet qe nje pjese e mire e parave te vjedhura, nga taksapaguesit shqiptare, shkojne si shperblime te majme, mbas kurvave te “ndrojtura”, neper sallonet e mermerta.
    Shikoni grupin e kengetareve shalgjata, qe dalin neper koncerte te regjistruara, ku me ane te kompjuterve, i rregullojne zerin.
    Kush ja blen ketyre te pabreke, disqet? Asnje, por si jetojne?!, rrofshin politikanet.
    Por politikanet e dine apo jo, por ka edhe hamshore qe jua a tundin grate.
    Dhe taksapaguesit shqiptare paguajne dy here, per tju a bere qejfin politikaneve, njehere per dashnoret e politikaneve dhe nje here per hamshoret e grave te politikaneve..
    Kallashi eshte produkt i vjedhjes masive qe politikanet i bejne taksapaguesve shqiptare.

    Reply to this comment
  3. BESIANA GUSHI January 2, 13:29

    FALLXHORI VOLTAIRE alias FRANÇOIS MARIE AROUET

    i Naserit, nuk del qarte nga komenti se ciles periudhe te jetes se tij, qe nga kur lindi me 21 nentorin e 1694-tres e deri ne 30 majin e 1778-tes, i perket anekdota e fundit, ajo me Euro?!

    Duket se nga hulumtimi me qellim pervehtesimin e gjuhes se Voltaire-it, komentuesi ka humbur apo me mire e ka perkeqesuar edhe ate pak njohje qe ka per gjuhen shqipe te shqiptareve, te perdorur edhe nga kosovaret e maqedonasit, çamet e vllahet, jevgjit rome te Artan Fuges.

    Sedra, per hulumtuesin frankofil dhe te tjere, nuk eshte karakteristike e nje populli a rrace njerezore, eshte nje ndjenje universale qe thene jo me gjuhen e Voltaire-it, personifikon mungesen e deshires per tu ulur dokudo (sedra-sedere it).

    Ajo qe karakterizon shqiptaret eshte kryelartesia (orgoglio – it), eshte te qenurit ballelarte, ballehapur, krenare te te qenurit shqiptare.

    Sedra apo pasbytheskuqja, eshte tipar karakteristik i mashtruesve, kodosheve, matrapazeve, hajduteve, krimineleve dhe aq. Ne kete koment jane sallatuar dy tipare kaq te ndryshme e kontradiktore me njeri tjetrin nga frakofilhulumtuesi Naser.

    Kryelartesia e shqiptareve, qe shpesh, me shume per injorance, shndrohet ne britje stadiumesh me rrahje gjoksi e valevitje banderolash me “Shqiperine e Madhe”, apo me nderthurje gishterinjshe shqiponje imituese, eshte krenari qe shumica e shqiptareve e lidh me zemerrrahjen shumeshekullore, me burimin e pashterrshem te te qenurit banore te ketyre trojeve me aq shume histori.

    Sedren ja kemi lene frankofileve e simileve te tyre, ne na mjafton krenaria e te qenurit shqiptare.

    Reply to this comment
    • Christ January 3, 12:49

      Gjuhes se Naser Aliut ti as qe i afrohesh dot,injorante!

      Reply to this comment
    • BESIANA GUSHI January 3, 19:30

      @Krishtin me bisht

      Nuk ndryshon shume edhe ti nga “mendjendrituri” idhulli yt. Me qe deshesron te hamutgojosh, po te them qe ka bere dy gabime ose me mire dy menyra te te shkruari qe dallojne shqiptaret nga shqipperdoruesit e tjere. Nuk kam ne mend te tregoj dy gabimet, bishtuk halesh pa mase celebrale.

      Reply to this comment
  4. avrizuja January 2, 13:45

    Voltaire ka thene:

    BOTEN E DREJTOJNE ARISTOKTRATET DHE INTELEKTUALET.

    Adam Smith ka thene:

    BOTEN E DREJTON KAPITALI PRIVAT DHE KONKURENCA E LIRE.

    Karl Marksi ka thene:

    BOTEN DO TA DREJTOJE PROLETARIATI KOMUNIST PASI TE KETE FLAKUR ZINXHIRET DHE TE KETE SHTENE NE DORE MJETET E PRODHIMIT.

    Ne Shqypni dhe Kosove sipas te gjitha gjasave akoma i besojne postulatit te BABAIT te tyre Karl Marks prandaj edhe nuk ka zixhire qe t’i frenoje BOSAT komuniste per t’i futur duart KALLASHIT kosovar.

    Reply to this comment
  5. mendim shkreli January 2, 13:57

    Politikanet jane ata qe jane, por kush i beson bytheve te Kallashit….neqoftese ti i beson, sedra yte ka marre fund.Per nje milion blen 1000 pale bythe…te kallashit dhe te politikes se kallashit

    Reply to this comment
  6. feniks January 2, 14:29

    Politikanet shqiptare bejne si tu doje menderja sepse e dine qe shqiptaret mendojne me BYTHE e jo me KOKE!!!
    BAJRAKTARIZMI eshte fenomeni me i perhapur ne veri te Shqiperise dhe ne Kosove,ku ligji dhe fuqia e me te FORTIT,ME TE PASURIT dhe SUNDIMTARIT eshte fjala e “zotit” per ata!
    Dhe kjo vertetohet sakte vetem nga ADHURIMI KALORSIAK alla SANCO PANCO,qe kane banoret e ketyre zonave per nje ANTISHQIPTAR TE URRYER SI SALI BERISHA,qe ka bere kaq shume KRIME ne Shqiperi e Kosove keto 23 vjet!!!

    Reply to this comment
  7. shqiptar sharri. January 2, 14:57

    or,kris,po pse e fute,ENVERIN,ne kte pisllek,or majmun,kur ai nuk jeto ce 30.vite?
    pra ju jeni te gjithe si qe thote naseri,po ti je me i vecanti,se meresh me nji NJERI TE EPOKES;I CILI NDOSHTA I ASHPER KA QEN;PO BURR I MDHE PO SE PO;DHE NUK MUJSHE ME E FUT ME TY:DHE FATOSIN;APO BERISHEN ME NJI THES;SE AI NUK SHITI ASNJI PLAMBE TE SHQIPRIS;KURSE JU E SHITT XHDO GJE QE LA IA I MADHI ENVER,prandaj duhet ta mbyllish halen or majmun,i zgjebosur.

    Reply to this comment
  8. albano January 2, 16:20

    or shqiptar nga jasharri ;;;ti paska honger dhija librat more shok ;; kaq koqe je morre burre qe mron enverin ;;.. ENVERI ISHTE NJERIU ME I POSHTER I SHQIPERISE PER NE TE GJIKA SHEKUJT MORE COBAN … ENVERI MIRRTE URDHRA NGA SLLAVET DHE PUSHKATONIN SHQIPTARET E PAFAJSHEM …. JA LA KOSOVEN TITOS PA E CARE TRAPIN …. SHIKONTE VETEM INTERSIN E VET PERSONAL MORE I PAGDHENDUR ..QENKE NJE I HUMBUR …NJE SPIUN I ENVERIT TI

    Reply to this comment
    • feniks January 2, 17:30

      @albano!
      Ti je nje kelysh i zgjebosur serb i Sali Berishes dhe i te gjithe atyre qe bashkepunuan me pushtuesit nazi-fashiste!
      Ti e urren ENVER HOXHEN se je nje PLEHRE dhe se nuk matesh dot me VEPRAT E TIJ MADHESHTORE qe beri per te gjithe shqiptaret!
      ENVER HOXHA nuk e shiti Kosoven se nuk ia la YT ATE APO JOT ’eme,se Kosoven e ndau nga Shqiperia Konferenca e Londres e 1913-tes,pra ENVERI nuk e kishte pronen e vet,ndersa nazi-fashistet mashtruan ANTI SHQIPTARET DHE DALLKAUKET TURKOSHAKE,se me pushtimin fashist do te bashkoheshin trojet shqiptare!
      Pra babai yt ka qene PRO PUSHTUESVE,ndaj ti je pjelle e KOLABORACIONISTEVE TE SHITUR,,qe Europa i VARI NE LITAR pas LUFTES SE DYTE BOTERORE!
      Sa per urdherat e sllaveve,ti je mashtrues dhe budalla njekohesisht se historia e Shqiperise ka treguar me vepra se ENVER HOXHA qe ne 1948-ten i tregoi vendin TITOS dhe titisteve kudo ku ishin!
      ENVER HOXHA ishte BURRE I MADH SHTETI,me i MADHI nder shqiptaret per 500-600 vjetet e fundit, se per te mbrojtur interesat e Shqiperise u tregoi vendin ANGLEZEVE kur zbarkuan ne Sarande,HRUSHOVIT i corri masken ne mes te MOSKES ne 1960 -ten ,CIA-s,KGB-se dhe te gjitha fuqive te medha ne bote!
      Ai i tregoi vendin grekeve qe provokuan ne gusht te 1949-tes duke i bere KERMA ne kufirin tone,ndersa jugosllavet e Titos kurre nuk guxuan te na sulmoninse e dinin se cfare i priste!
      ENVER HOXHA ndertoi nje shtet DINJITOZ,TE FUQISHEM,aq sa per 45 vjetet e tij ne pushtet nuk guxoi njeri te bente as GEK e as MEK!!!
      Edhe ju pambuket e veriut apo te jugut qe donit te benit spiunazh kundra Shqiperise ua PREU KOKAT,ndaj tani ju e URRENI ate,po aq sa ju URREJME edhe ne te tjeret ju,KERMAVE te fashizmit!!
      Provojeni edhe sot duke bere nje REFERENDUM per ENVER HOXHEN dhe do ta merrni vesh se 80% e shqiptarteve do votojne per ate si BURRI ME I MADH I SHTETIT QE KA NXJERRE SHQIPERIA!!!

      Reply to this comment
  9. shqiptar sharri. January 2, 17:31

    alban,te kam thane se nikun qe perdor,mos e perdor se e flliqish,shqiptarin ore derzi!
    Enverin,e mbron vepra dhe puna e ti,ore bilbil zogu,e mbron historia dhe bibliotekat e univerziteteve te evropes dhe botes,qe librat e ti,i lexoin nxanes dhe student,dhe ju meruni me gjerat e kota te,zogut,ballit,dhe sali serbit.
    Ju,qe flitni par demikraci,dhe hani mut tane diten e naten kunder ENVER MALIT,jeni jashtcytja e kombit,dhe halet e flliqura qe i keni dhene eren,e keqe gjithe evropes or te pa bes,e te pa fee,dhe kombe.
    Ju,te mjer kujtoni se ne qe jemi nen maqedoni,aoi qe kemi qen nen jugosllavi,nuk i dime dhegjerat si kene rjedhetek ju?Sa,ka qen ENVERI,nuk ka mujte jo jugosllavia me bere gje aty,vendi,por dhe fuqit e mdhaja kane thye koken ne shqiprin e ENVERIT,prandaj ju,te shitur tek te hujte,nuk ju vjen mir kur.lavdia e ENVERIT,eshte shum e madhe,ndaj tradhtive qe ju i keni bere popullit,or fekale dhe mij gjirizesh.

    Reply to this comment
  10. Kris 1 January 2, 17:47

    marksi ka harruar fshataret.Ne shqiperi drejtojne fshataret qe hodhen ne dore pronat dhe mjetet e prodhimit.Dhe ne mos besoni shihni ja tek jane,shihni sharlatanet brenda ne Tirane,jane shumete afte shoke hajdutet kane,cuditen Europen cuditen dyniane,i fundit i tyre quhet Edi Rame.

    Reply to this comment
  11. sa January 2, 23:57

    Zoti studiues nuk shkruhet Voltaire ne Shqiperi por Volter spse keshtu eshte vendosur ne Kongresin e Manastirit.

    Reply to this comment
  12. gjermani i fundit January 3, 01:26

    Me siguri Kallashit ia ka ofruar Nanua,se ai ka leke, hahahaaaa.Volteri me Kallashin kane shume filozofi ne vetvete, por ajo fotoja me 500 euro tek te mbathurat tregon se Kallashi
    nuk ka probleme me sedren dhe pa shume komplimente E shet veten per shume me pak.Seder duhet te kene gazetat te mos himnizojne kete model femre debile .

    Reply to this comment
  13. Alfade January 3, 03:37

    Kam pershtypjen qe ju qe keni mbaruar ndonje fakultet ne France ,pa permendur disa
    miq te mij qe kane mbaruar ne Sorbone , fluturoni me presh ne b…the !!! E them kete
    me keqardhje sepse ne vend qe te Kontribonin ne kulturen shqiptare na kane dale
    pergjithesisht karagjoze dhe teper mendje medhenj sikur flasin nga maja e Olimpit ….!!!

    Reply to this comment
  14. shqiptar sharri. January 3, 12:38

    PO,kallashi,pse po nai tregon vtem te pasmet?Nuk eshte transparente,prandaj duhet me i than radhen qeter nai trogo dhe ndevegjet apo mes kembeve cfar,baxhelle te flliqur nga milioneret ke,se neve nuk nia trogon fantazin,qe ke ti mes kembve.Moj,buce,mec,dhe dosa e fllyqur me ata,milioneret hajdut e pseudopolitika,trafikant te droges dhe grave,se politikan nuk jane,

    Reply to this comment
  15. M A R K O January 4, 13:07

    Voltaire: Boten e drejtojne aristrokatet dhe intelektualet.. Ndersa Koseven bythet e KALLASHIT. Shqiperine dy bythe ( BERISHA-BASHA).. kurse Bunker-Banesa ne sprove…

    Reply to this comment
  16. kanan tafili January 4, 22:04

    Ju thjefsha llogjiken o komentues te nderuar po turp nuk kini qe merreni me muhabet bythe,,,,,,

    Reply to this comment
  17. Ericson January 5, 05:21

    Naser Aliu, ju lutem mos ma merrni per ters , por me duket se Voltaire freng (Volteri) nuk eshte hequr akoma nga indeksi i librave te ndaluar te Zyres se Shenjte te Santo Ufficit te Vatikanit!

    Atbote ,Volteri ka deklaruar se : “Me zorret e priftit te fundit ,do te varim monarkun e fundit” !

    Vertet eshte suprimuar Zyra e Inkuizicionit te Shenjte, pas pushtimit te Spanjes nga Napoleon Bonaparti, ku u zbuluan qelite e tmerrshme qe i ka pershkruar shkrimtari i famshem amerikan Edgar Allan Poe ne novelen “The Dangeoun” .

    Po ashtu eshte zhdukur nga faqja e dheut “Gestapo”-ja e tmerrshme hitleriane qe i bente edhe te vdekurit te flisnin, dhe qe njefare Xhaferr Deva ishte shef i saj i pergjithshem ne Kosove e bile ne Shqiperi (cudi!) ku ky kriminel sadist hitlerian ka kryer masakra ndaj popullit shqiptar!

    Krimineli nazist Xhaferr Deva, eshte i vetmi qe jo vetem nuk eshte arrestuar ,burgosur e varur si kriminelet e Nurembergut ,por eshte marre nen mbrojtje nga qarqet me reaksionare amerikane, qe duhen hedhur ne gjyq per shkeljen e Amendamentit kushtetues qe i shpalli lufte krahas Japonise se pabese edhe Gjermanise hitleriane ku dhane jeten qindra mijra djem te nenave amerikane ,te cilat punonin vullnetarisht ne fabrikat ku prodhoheshin aeroplane, tanke moderne e artileri cilesore, destrojere te Flotes se famshme Navale amerikane e nendetse te fjales se fundit te teknikes!

    Nje pjese e ketyre armatimeve moderne dergohej me karvane ne rrugen e veshtire te Arktikut ne ndihme te Ushtrise Sovjetike qe pas bllokimit ne portat e Moskes e sidomos pas disfates fatale ne Stalingrad, ku u asgjesua armata treqind mijeshe e Fon Paulusit, e gjithe fati i luftes u zhvendos ne Frontin e Lindjes!

    Naser, mund te me shpjegosh se perse “Shin Bet ” , ish agjentura izraelite, sot e quajtur “Mosad” ka kapur kriminelet me te tmerrshem naziste si Ajhman ne Argjentine a Brazil e nuk kapte dot nje cope maloku si pune e Xhaferrit!? Mos ke degjuar te hapen dosjet per keta kriminele naziste, qe vrisnin pa meshire makite fran

    Ketu ne Shtetet e Bashkuara ,vallahi te heqin me pare koken po te jesh nazist se “komunist”, dhe llafosesh mire me cifutet ketu!

    Naser, nuk kam kohe ne kete rahman,te te jap xhevap, shpjegohemi njehere tjeter …., te lutem ,ky muhabet na perket vetem neve te dy,pasi sic e shikon vete ,nuk kemi partnere !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*