Komenti i gazetës gjermane: Bllokada e Macronit do t’i forcojë klikat nacionaliste dhe të korruptuara në Ballkan

October 21, 2019 13:11

Komenti i gazetës gjermane: Bllokada e Macronit do t’i forcojë klikat nacionaliste dhe të korruptuara në Ballkan

Michael MARTENS

Rusia, Kina apo Turqia nuk mund ta përfitojnë Ballkanin, por BE mund ta humbë atë. Edhe nëse BE i ofron pak ose asgjë rajonit, kjo prapëseprapë është më shumë se çfarë kanë në ofertë Ankaraja, Moska apo Pekini. Miliona europiano-lindorë punojnë në shtetet e BE-së ose përfitojnë nga dërgesat financiare të «gastarbajterëve».

Politikisht BE është gjithsesi më atraktive se perandoritë e mëdha pa liri në Lindje. Kur para një dekade shtetet e Ballkanit fituan të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Schengenit, gëzimi qe i madh nga Beogradi e Sarajeva deri në Tiranë. Për Ballkanin kjo ishte kthesa më e madhe që nga luftërat jugosllave.

Megjithëkëtë, BE po rrezikon të humbë një pjesë të madhe të ndikimit në rajon. Kjo po ndodh jo për shkak të Brukselit, por Parisit. Me përkrahjen e pothuaj të gjitha vendeve të BE-së, Komisioni Europian kishte propozuar fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Por në samitin e fundit të Brukselit Emmanuel Ma­cron e mbylli derën. Refuzimi i tij që të durojë fillimin e negociatave në Ballkan po lexohet si mesazh i qartë: pa marrë parasysh nëse ju përpiqeni apo jo, pa marrë parasysh a reformoheni apo jo, kjo nuk luan rol. Franca nuk ju do.

Që të kuptohemi mirë: Në Bruksel nuk bëhej fjalë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Çështja ishte nëse këtyre dy shtete, të cilave po u reduktohet popullsia dhe së bashku kanë më pak banorë se landi i Hessenit në Gjermani, do t’u lejohej fillimi i negociatave. Bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të kishin zgjatur së paku një dekadë, me epilog të hapur. Tani për tani ato nuk do të zhvillohen fare. Ky është një zhvillim i hidhur sidomos për Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev kishte bërë diçka të paimagjinueshme për ta afruar vendin e tij te bisedimet për anëtarësim: për të shmangur veton e Greqisë, ai pas shumë mundimesh arriti ndryshimin e emrit të shtetit të tij. Sipas kërkesës greke Maqedonia u bë Maqedoni e Veriut. Në Europë ky është një episod sërish i harruar nga Ballkani, por nuk duhet nënçmuar përpjekjet edhe rreziqet, të cilat ishte e detyruar t’i marrë mbi vete qeveria proeuropiane në Shkup. Ajo u detyrua të bind shumicën prej dy të tretave në parlament se ripagëzimi i shtetit, sado jopopullor, ia vlen për shkak të Europës. Le të marrim me mend një gjendje të tillë në shhtetin tonë për të parë se çfarë pengesash do duhej kaluar. Në fund guximi i Zaevit nuk u shpërblye. Europa nuk e mbështeti dhe të shtunën ai propozoi zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kryeministri italian Conte e quajti veton e Francës në Bruksel një «gabim historik» dhe për këtë kishte përkrahjen e pothuaj të gjithë kryeministrave të tjerë. Në të vërtetë maqedonasit dhe shqiptarët tani nuk do të orientohen menjëherë nesër nga Rusia apo Turqia. Ato ofrojnë pak. Rreziqet nuk vijnë nga Moska apo Ankaraja, por nga mesi i shoqërive në Europën juglindore. «Jo» e Macronit do t’i forcojë atje klikat nacionaliste dhe të korruptuara, të cilat ngaherë thonë se BE në realitet nuk është e interesuar për vendet e Ballkanit. Ato tani mund të krenohen para zgjedhësve të tyre se kanë pasur të drejtë. Për politikanët regresivë në Ballkan vetoja franceze është e mirëseardhur./Frankfurter Allgemeine Zeitung

o.j/dita

October 21, 2019 13:11
Komento

2 Komente

  1. Kaloresi i leshtelikes force e pare October 21, 15:06

    Shikoni si i ngriten veshet perpjete lepujt ne shqiperi.menjehere.pse?karrike e embla karrike.sidomos kur pjell pasuri.ana tjeter,frenojne vetingun,reformen ne drejtesi.kisha dhe nje pyetje:-lul xhelatoma eshte nisur ne amerike?keshtu ishte nje lajm dje.nuk di ku ya kapesh te shkretin.

    Reply to this comment
  2. LEON October 21, 17:26

    Te dorzoje karten e PS dhe postin e kryeministrit.Boll i moli sa po u nxjerr gjak.Edhe Kepin e Rodonit po e jep me PPP.Eshte shderruar ne bishe perpirese.Ne fund te mandatit te tij do ta shohim veten me gjithe tabanin e tokes ku shkelim,ne ndonje PPP,ne mos na ka shitur tek Greqia me kohe megjithe varreza.Ky Pojak fshati i hedh krahun Makronit sikur eshte Trumpi,ben si miku intim i gjerave te fshehta qe i di vetem ky idjoti dhe miku i tij Makron.
    Dhe Makroni ja rrasi sa krahu,se nuk po e duronte dot.Kushedi sa here i bie kotnasikoti telefonit te Makronit,sa ja preu njehere e mire pacavyres rrugen,qe edhe kur ta shohi Makronin,te mcifet.
    Le te thote tani:Miku im Makroni.
    PS ti marre mandatin dhe te caktoje nje kryeminister te ri,se ky ka marre te tatepjeten ne gremine,po do na terheqe te gjithe me vete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim