Komentuesve që thonë pse qendrat e qyteteve(?)…

August 16, 2016 10:42

Komentuesve që thonë pse qendrat e qyteteve(?)…

Nga Edi Rama

..dëshiroj t’u them se 23 vjet u fillua kuturu çdo mandat, kap këtu një rrugë, riparo aty një copë ujësjellësi, hap andej një kanal e hidh matanë ca asfalt ose zhavorr dhe ja ku e gjetëm, pas çerek shekulli jo fshatrat s’iu afruan qyteteve, po qytetet u bënë si katunde të frikshme! Apo jo?!

Ndërkohë Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane ka nisur prej aty ku ka nisur çdo qytetërim apo nga ku ka rinisur çdo epokë apo kapitull i ri zhvillimi social e urban: Nga qendrat e qyteteve, të cilat janë qendra e gravitetit të bashkëjetesës komunitare, zemra që mban lidhur të gjitha arteriet e një njësie të organizuar shoqërore.

Dhe prej aty programi po vijon të shtrihet në arteriet kryesore e, me patjetër do të prekë, pjesë – pjesë, çdo zonë të banuar të bashkive të reja që krijoi reforma historike e administrimit të territorit, fshat më fshat.

E di që shumë njerëz janë lodhur duke pritur 25 vjet që ky ndryshim real e i prekshëm që po ndodh sot në zonat qendrore të qyteteve tona, të ndodhte në lagjen a në fshatin e tyre apo në rrugën që lidh shtëpinë e tyre me qendrën e qytetit! Kanë shumë të drejtë. Po çfarë të bëjmë sot?!

Nuk besoj që edhe më të verbërit, ta besojnë vërtetë se është mëkati i kësaj qeverie që në raport më zhvillimin urban të territoreve bashkiake, e ka nisur punën aty ku, në fakt, puna duhet të kishte nisur 25 vjet më parë!

Nëse ju e imagjinoni me siguri ku do të ishin sot edhe fshatrat, po të kishte filluar puna si duhet, me rend logjik, para 25 vjetësh, ju siguroj se unë e di shumë mirë se ku do të ishim 25 vjet nga sot po të vazhdonim arrno këtu e arrno atje!

Pra do të humbisnim edhe 25 vjet të tjera në këtë drejtim, siç humbëm 25 vitet që çanë e ikën. Ashtu sikundër e shoh si dritën e diellit ku do mbërrijmë jo shumë, po 10 vjet më tutje, në rrugën që jemi nisur?

Prandaj punë pa u lodhur, durim pa humbur logjikën dhe natyrisht sakrifica pa harruar qëllimin? Sepse, nëse një gjeneratë u rrit në një vend pa qytete në kuptimin më të thjeshtë të hapësirës publike e sociale, gjenerata tjetër meriton të ketë Shqipërinë e saj të qytetëruar Europiane, që fizikisht nis pikërisht nga qendra e bashkisë???Dhe do ta ketë padiskutim??
‪#‎Rilindje‬?‪#‎ShqipëriaeGjeneratësTjetër‬⭐️

August 16, 2016 10:42
Komento

14 Komente

  1. Spartaku August 16, 11:36

    Eshte e vertete ajo qe thote kryeministri se zhvillimet,historikisht kane filluar nga qytetet.Kjo gje premton edhe per fshatrat.Sote po shikojme se si po zbukurohen qytetet dhe ke qejf te dalesh ne xhiro ne pedonalet e reja e te bukura.

    Reply to this comment
  2. Ilir August 16, 12:00

    Pse imponon se vetem ajo qe keni ne mendje Ju eshte europiane?
    Cilin shtet deshiron te marresh si europian, Italine, Gjermanine apo Francen, cilin ? Zgjidheni ju vete, dhe na shkruaj se ke keni mare per shembull Juve te “rilindjes” ?
    Ne te gjitha keto shtete respektohet e kaluara, ka ruajtje te Saj. Po “rilindja”-ndryshe Edi Rama perse tjeterson trashegimine e ketyre qyteteve, identitetin e tyre ?
    Veprimet tuaja jane arbitrare, shkaterrimtare karshi trashegimise kulturore dhe pronesise publike apo private te trasheguar. Kulmin keto veprime e arriten me shkaterrimin e Stadiumit Kombetar “Qemal STAFA”. Jeni ne te njejten rruge si edhe Saliu, qe Jua ka qejfi ta merrni per simbol te se keqes dhe te beni qoka me Ate dhe klanin e Tij, sikur gjeli maje Catise :
    – Ne rast se Saliu shkaterroi Veprat industriale dhe bujqesore te krijuar me aq mund dhe sakrifica, Edi Rama me besniket e vet po shkaterron trashegimine kulturore te shqiptareve, pjesen e mbetur nga shkrumbimi qe Saliu i beri sa qe ne pushtet.
    Eshte nje titull filmi shqiptar : ” Dhe vjen nje dite”, mbase nuk e keni pare se Ju vleresoni vetem krijimet tuaja qe nuk i sherbejne fare askujt, pervec vetes, Edi Rames.
    Do te vije nje dite ….. .

    Reply to this comment
    • DASHAMIRESI August 16, 21:12

      O Ilir ,me sa duket , ti ditke vetem te perbaltesh, te shohesh goten “gjysem bosh” , kerkon te matemi me hijen e mengjesit dhe si alternative me te mire,sipas teje ; zgjedh te ruajme hamulline e ketyre 25 vjeteve . Ne se nuk ke mendim tjeter , me te mire , mos iu bashko korit te bretkosave , qe nuk duan te shohin qe te behet asgje e mire ne kete vend , sepse jane vete ata qe e katandisen keshtu vendin !

      Reply to this comment
  3. Mark uk August 16, 14:32

    Shko more idiot se jan 26 vjet dhe si e ke bere ti,nuk e ka bere askush.Sa meter se kurrsesi kilometer ke bere e del e na flet dengla.Per nje gje ju zeni vendin e pare se ke mbush vendin me hashash e krime.Vriten njerzit si ne Kandahar nga keq qeverisja jote.Dalin disa militaruc e te ngrejn ne qiell per rezultate,pa bere asgje.Ju keni bere te kunderten e asaj qe premtove o djali i bllokmenit .

    Reply to this comment
  4. KORÇARI August 16, 14:56

    Shumë e drejtë dhe Llogjike mënyra e arsyetimit, por edhe në vepër duket ndryshimi, flas gjithnjë për ndryshimet e mëdha që janë kryer në Qytetin tim dhe në gjithë rrethin.
    Bravo Rilindjes dhe PS.

    Reply to this comment
  5. Darius August 16, 15:01

    Ju ne Albanistan akoma nuk kuptoni qe PARIA JUAJ ata qe doni shume Sala Rama jane te dy me Dosje Skizofrenie!!!
    I treti Meta se per Lulushin nuk pjerdh njeri,ai,eshte nje Fshatar i Rendomte nga Cepani,ku rrezikshmeria fshatareske,kanibale e tij,edhte e njejte me Skizofrenet e tjere.
    Kur i Zoti i nje fshati eshte i CMENDUR,dhe fshati eshte i CMENDUR!!!!

    Reply to this comment
  6. lolita.com August 16, 15:23

    JE 1SH. MOS LEXO ASNJE KOMENT. VAZHDO PUNEN

    Reply to this comment
  7. Feniks August 16, 15:37

    Je delirant,Rama!
    Nuk ka ndonje aksiome se nga duhet filluar,por nje gje eshte njerezore:
    Te investohet atje ku banojne njerezit,rruget ,ndricimi,lulishtet,kopshtet dhe cerdhet,ambiente per pensionistet,rinine,biblioteka,menca sociale per te varferit etj dhe pastaj te tjerat.
    Ti fillon mbrapsht se lufton jo per njerezit por per imazhin tend mediatik.
    Ne lagjen Yzberish(jo fshat)nuk ka asgje nga keto qe citova me lart ndersa ti derdellit per qendrat e qyteteve.
    Je lustraxhi i rendomte dhe njeri qe nuk pyet popullin.

    Reply to this comment
  8. Besa August 16, 16:25

    z Rama,te gjithe e duam ndryshimin pozitiv,por nuk behen te gjitha njeheresh. Nje drejtuesqe vertet punonperpopulll,e pyet ate. Uje,uje i nderuar! Nuk ka qyteterim pa uje.Dritat bejne efekt vetem naten.Urrejtja patologjike qe kini kunder sistemit te kaluar,ju ben te dilni kunder popullit qe ju besoi.Kishte shume gjera brilante qe sot ju nuk i arrini dot.Arsim dhe shendetesi, Mos gaboni me tej i nderuar nese kerkoni te drejtoni me vota

    Reply to this comment
  9. paci August 16, 17:01

    Ne Shkoder jeni futur ne historine e qytetit se bete stadiumin modern qe i ka dhene nje shprese Shkodres , por z.Rama mos e lini stadiumin e ri ne mesin e kioskave me llamarina e karburanteve per turp , pastroje qe te duket gjithe ai shpenzim e pasuri e qytetit qe vete shkodranet shprehen se po te mos ishte inisiativa e Rames stadiumi do te shembej e nuk do te behej kurre .

    Reply to this comment
  10. Pallatet Agimi August 16, 18:42

    Dikush, nje i huaj pasi vizitoi Tiranen, shume vite me pare tha: qytet pa bulevard (qender) kam pare, por bulevard (qender) pa qytet nuk kam pare.
    Pyetje: ku ndodhet qyteti i Tiranes? Ketu ende nuk ka qytet, pervec nje garrumbulli ndertesash ku vetem flihet e zhgrryemi gjithe diten e dites si ata derrat neper pluhurin e rrugeve te pa forme te te ashtuqiajturit kryeqytet. Jo or ti mik jo! Nuk rikuperohet krimi urbanistik i Tiranes nga qendra, por nga periferija. Cila do te jete Tirana e pas 30 apo 50 vjetesh, sa banor do te kete, c’industri apo bujqesi, cilat jane prioritetet e saj e ne c’raport do te ri ajo me Durresin…etj. etj. Pastaj i vjen rradha qendres. Nderto themelet njehere e me tej merru me catine, me ato shatrivanet, pemishtet e me ato guralecet. Dhi e zgjebosur e bishti perpjete. Si nuk ju vjen zorr kur permendeni se do te beni nje nga qendrat me te bukura ne Ballkan. Ju jeni ca pordhacer qe qelbni dynjane. Ju jeni nga ata qe livandoseni kur trupi ju vjen era mut. Na ben edhe pyetje habitore se pse qendrat e qyteteve pa le. Po, kemi te drejte! Pse pra qendrat e qyteteve, kur ato jane dicka, e nderkohe matane qendrave jetojme si kafshe pylli.

    Reply to this comment
  11. Arben August 16, 21:29

    BIR SELMAN I NENES, KE TE QAJ ME PARE.

    Reply to this comment
  12. lili August 17, 07:54

    Ku keni pare qe qendra e jeta e qytetit te buroje nga nje rreth rotullimi?

    Reply to this comment
  13. info analitike August 17, 07:55

    Tani me keto qe thote kryepsikopati o ka genjyer ne fushate o genjen tani! Parate per te bere qokat per miqte apo shoket e klanit sorosian i gjete ndersa per te kryer punet publike nuk paske para. Po merr disa nga ata ndertuesit qe bene miliona me trojet qe i fale dhe lejet e ndertimit qe moren nga ty dhe le te kontribuojne. Fut ne pune te gjitha OJQ-te e financuara nga Sorosi le te shkojne te punojne gratis me kazem e lopate nderkohe qe mbeten duke vjedhur fonde. Merr me vete edhe shpuren me ministra e drejtore rilindjote qe u majmen zyrave dhe coji te punojne vullnetarisht se i ben mire edhe per shendetin. Mjaft derdellitet pervishni menget dhe punoni se me llafe ia ke kaluar edhe Saliut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim