Në këtë moment, demokracinë shqiptare nuk ka rotacion pushteti ta shpëtojë

Andrea Stefani November 4, 2015 09:52

Në këtë moment, demokracinë shqiptare nuk ka rotacion pushteti ta shpëtojë

Ashtu si mbreti antik Midas që çdo gjë që prekte e shndërronte në flori, po ashtu edhe lidershipi i PD lakmon, ndonëse prej dy vjetësh pa sukses, që çdo incident, sado të vogël, ta shndërrojë në revolucion. Sapo ndodh diçka deklarojnë me nxitim: Plasi revolucioni! Ka dy vjet që plasën që të plasë! Kështu edhe këtë herë, kur një grup studentësh tentuan të godasin me vezë kryeministrin Rama, në shenjë proteste ndaj ligjit për arsimin e lartë. Nisi revolucioni! – u entuziazmua Berisha duke “harruar” se ca nga këta studentë përfliten si ekstrem i majtë. Po kështu edhe Basha.

Shfaqet tejet komike që këta “të djathtë” nuk e kanë problem të këndojnë edhe “internacionalen”, mjafton që të rikthehen edhe një herë në pushtet. Një pragmatizëm tipik për një lidership që e ka fiksim pushtetin dhe nuk rron dot pa të. Dhe prandaj është antidemokratik. Por sikundër uria për flori e mbretit Midas qe një ves që i solli atij vdekjen, edhe ky padurim për pushtet e opozitës, vetëm 2 vjet pas një qeverisjeje 8 vjeçare, është një patologji që nuk e ndihmon demokracinë. Përkundrazi e rrezikon atë. Sepse në këtë moment, demokracinë shqiptare nuk ka rotacion pushteti ta shpëtojë. Madje do t’i bënte shumë keq. Atë e shpëton vetëm drejtësia!

***

Thonë se demokracia dhe liria nuk ecin gjithmonë paralel. Në fillim të shekullit të XX në Europë kish jo pak shtete me njerëz të lirë por jo edhe aq demokratikë nga që shtresa të gjera të popullsisë, mbeteshin të përjashtuar nga e drejta e votës. Por ishte liria ajo që i bëri ato shtete edhe më demokratikë. Kohët por provojnë se edhe të dallueshme, liria dhe demokracia nuk mund ta shtyjnë gjatë pa njëra-tjetrën. Aq më tepër demokracia nuk mund ta shtyjë gjatë pa lirinë. Dhe kur themi lirinë, kemi parasysh drejtësinë si emër i dytë i lirisë (Burke), drejtësia si plazmim juridik i lirisë së njeriut. Dhe si frymë.

***

Në rastin e Shqipërisë, mungesa e drejtësisë e shpalosur si pandëshkueshmëri kronike  e korrupsionit dhe krimit në majat e shtetit, e ka degraduar gjendjen e demokracisë deri në atë pikë, sa tashmë edhe rotacionet politike nuk mund të sjellin asnjë përmirësim. Në fakt, rotacioni politik e ka humbur kuptimin. Madje, si për paradoks, mund ta përkeqësonte gjendjen e demokracisë edhe më shumë.

Sepse alternativë të pushtetit të sotëm, forcë kryesore opozitare, kemi një parti si PD që, pas 8 vjet qeverisjeje tejet të korruptuar, nuk e ka reformuar as edhe një fije udhëheqësinë e saj. Politikanët që keq-qeverisën 8 vjet Shqipërinë, mbi të cilët rëndojnë skandale si ai i rrugës Durrës-Kukës, Gërdeci apo krime të përbindshme si 21 janari, kanë mbetur të pa ndëshkuar nga drejtësia.

Dhe janë pikërisht këta që sot vetë ekspozohen si alternative kryesore opozitare për pushtet. Por çdo të mund të fitonin shqiptarët dhe demokracia nëse qeveria ekzistuese që sapo mbushi vetëm dy vjet, zëvendësohet duke rikthyer në pushtet përsëri një PD me të njëjtin lidership të korruptuar? Dhe jo vetëm kaq, por edhe me epshe të pa fjetura autokratike? Po a ka më keq për demokracinë se të risjellësh në pushtet autokratë që edhe kanë vrarë, pra kanë derdhur gjak për t’u përjetësuar në pushtet?

***

S’ka asnjë dyshim se pandëshkusheshmëria është një lajm i keq edhe për qeverinë Rama. Sepse korrupsioni është një virus që kërcënon të gjitha qeveritë. Nuk do të qe kështu vetëm nëse qeveritarët do ishin ose engjëj ose shenjtorë. Por rilindasit nuk janë as engjëj as shenjtorë. Si të gjithë njerëzit ata kanë gjakime dhe makutërira që janë të rrënjosura thellë në natyrën e njeriut. Të njeriut që kemi ndeshur deri më sot. Dhe e vetmja gjetje e suksesshme e njerëzimit, në radhë të parë e qytetërimit Perëndimor, për ta bërë një qeveri që t’i përmbajë epshet e veta për të mos grabitur paranë publike, është vënia e saj nën hetimin dhe gjykimin e një pushteti të pavarur drejtësie.

Një pushtet që, sikundër dihet botërisht, nuk ekziston në Shqipëri. Ose ekziston vetëm në letër. Por as si frymë dhe as si materie. Dhe është e sigurt që, në rrethanën e pandëshkueshmërisë së korrupsionit, nuk ka qeveri që të mos korruptohet. Pra edhe kjo e Rilindjes. Sepse ashtu sikundër ndëshkimi e frenon korrupsionin, mosndëshkimi e nxit atë. Pandëshkueshmëria është ftesë për korrupsion.

***

Në këtë kuptim, maxhoranca e sotme duhet ta shohë çështjen e reformës në drejtësi jo vetëm si një strategji për shpëtimin e demokracisë në afatgjatë, por edhe si një emergjencë për shpëtimin e vetvetes. Vetëm një reformë që do të krijonte një pushtet të pavarur drejtësie, me prokurorë dhe gjykatës të lirë dhe të aftë që hetojnë dhe ndëshkojnë, jo vetëm politikanët e korruptuar por të pandëshkuar të këtyre 25 vjetëve, por edhe çdo korrupsion të qeverisjes së sotme, do të mund ta shpëtojë jo vetëm qeverinë por edhe demokracinë shqiptare duke i rikthyer kuptimin edhe rotacionit politik.

Ndryshe, Shqipëria, që rilindësit e kombit e ëndërronin “një zonjë të randë”, do të jetë vetëm një viktimë që e prostituojnë të korruptuarit që ndërrohen në pushtet një herë në 4 apo 8 vjet. Përfshi edhe këta rilindësit e sotëm. Dhe demokracia, asgjë më shumë se një kuplara.

Andrea Stefani November 4, 2015 09:52
Komento

22 Komente

  1. shqip November 4, 03:00

    Stefan! Je gjithandej i pelqyshem… Por,une do thosha, se ky cikllopi qe i’u poftis Shqipris,dhe qe ende s’ eshte ngopur duke duke ngrene per c’do vaft nje njeri! Nuke ka me fiksim pushtetin,sikunder po thoni ju.Ai eshte i tejngopur me pushtet, aqsa dhe me para. Por, ai e do dhe nje here pushtetin,(Dhe kjo ja bene bu…),vetem e vetem per t’i shpetuar burgut,tashme te pa shmangshem.Natyrisht qe e genjen mendja e plakur shpejt,nga barra e madhe e krimit,korrupsjonit… Dhe nje revolucion sipas kashunit te tij,qe s’ka kokerr blete brenda,do e shpetoj ate! T’a leme matufin te enderroj… Ai,tani eshte si ai gomari,qe ndersa po e shqyente ujku,thoshe:- Do Zoti e jam ne enderr!…

    Prapa Sales,kurrsesi,
    hap nuk beri mencuria,
    Prapa i vane lukuni,
    gjith’ te dalet nga cmendia

    I vane prapa nepes derrat,
    Vrases,pa din e iman!
    Ata,qe na pine dhe djersen,
    Djersen,derdhur an’ e bane…

    Neser do veshojne ne sheshe!
    Gjithe llumi Shqipris.
    Quaj llum te ketij vendi
    Cilindo,prapa Salis…

    Se kerkon te vij prap!
    ky fajtor,nga dje dhe sot
    ky qe na e mbolli gjemen
    Veri-Jug,port’ me porte…

    Reply to this comment
    • lirmeta November 4, 13:18

      andrea perse ke ndryshuar opinion ? nuk mund te behet drejtesia as nga e majta dhe as nga e djathta. Vete e thua se ai eshte pushtet i pavarur nga politika nderkohe qe ne fund kerkon nga rama dhe meta te reformojne drejtesine…ky eshte paradoks dhe mungese logjike ne shkrimin tend. Drejtesia fillimisht ne shqiperi duhet vendosur nga te huajt, mendoj une, sepse keta gjyqtare dhe prokurore qe kemi ose jane te korruptuar dhe te lidhur me pushtetin politik majtas dhe djathtas ose nuk kane b te bejne drejtesi. eshte mire qe te gjendet nje formule qe fillimisht kete drejtesi ta vendosin te huajt, qofte edhe me ndryshime kushtetuese, (por nga kush duhen bete keto ndryshime nga ata qe jane te super korruptuar si rama, meta dhe berisha e basha???) dhe pastaj nese kriminele si berisha perfundojne ne burg atehere eshte rruga e hapur edhe per meten super te korruptuarin por edhe ramen dhe mamuthet e tij te korrupsionit si beqiri, gjiknuri apo ahmetaj…

      Reply to this comment
      • lira November 5, 14:09

        SHKURT SAKTE

        Te lumte, fjalet e tjera dhe shkrimet jane si thone pleqte ” bli dite dhe shko” se na duhen dite te rrjepim ato qe ka lene saliu

        Paragrafi i Stefanit ku rreket te trajtoje studentet ne foto si “te djathte te saliut qe kendojne internacionalen” eshte nje pushtllek qe vetem prostitutat ne sherbim te PUSHTeteve e bejne.
        Gazeta Dita e di shume mire se kush jane studentet qe i kenduan internacionalen saliut ne shetitjen ne gjirin e lalezit. Eshte pikerisht kjo gazete qe “vodhi” foton nga rrjetet sociale dhe e nxorri e para ne faqen e saj ( mire beri) dhe e di me mire se kushdo qe ata nuk jane te djathtet e saliut. Ky eshte nje mashtrim i tipit te Rames qe mashtron opinionin publik ashtu si studente ” e majte te tijet” i nxjerr si perfaqesues e studenteve te universitetit publik.
        Eshte pisllek i madh te keqinformosh opinionin.
        Pikerisht se e dini te verteten se cfare perfaqesojne ata studente TURPI qe keqinformoni eshte i madh.

        Stefani ka nje kontrate do bej detyren, kaq. Po nje gje duhet ta dije” te gjithe njerzit po thone se eshte bere si Fahri Balliu i gazetes 55 dhe kjo e ben gazeten Dita dhe drejtuesin e saj jo te besueshem dhe te kuptueshem nga te gjithe qe jane ne sherbim te pushteteve.
        Nuk eshte e jashtzakonshem kjo qe po ndodh, kudo ne bote ndodh, prandaj PUSHTAT sa marrin pushtetin vrapojne te blejne mediat edhe atyre qe u kane derguar te fala 8 vite rrjesht si ndozot Sandrit dhe shokeve te tij

        Reply to this comment
      • mira November 5, 14:30

        moderator, perse shkruan ne emer te komentuesve?
        nuk besoj se une mund te dergoj nje koment me nickname @katarakti [email protected] shqip pa emailin perkates.
        Edhe ketu do luani piset? Une komentuesja @mira nuk mund te bej nje koment si ky i mesiperm

        Reply to this comment
  2. Socialisti bythpambuk November 4, 03:53

    Ore Z, Stefani . Vertet prisni te behet reforma ne drejtesi nga Berisha,Basha , Meta , Rama ?
    Po keta jane vrases dhe hajdute .

    Reply to this comment
    • Bureto November 4, 16:16

      Po keshtu me nihilizem gjerat nuk zgjidhen kurre. Duhet te kete gjithmone nje rrugedalje dreqi ta marre. Mendoj se reforma ne drejtesi aq shume e lakuar dhe bekuar apo monitoruar direkt nga USA dhe BE eshte nje fillim i mire. Nuk kane dore ne kete ata qe ne i njohim sot si te korruptuar apo te kriminalizuar, duke perfshire dhe ata qe duhet t’i hetojne apo gjykojne, pra prokuroret dhe gjykatesit. Ne hartimin e p/ligjit per reformen dhe te ndryshimeve kushtetuese personat qe na i kane sjelle ne maje te hundes nuk jane pjesmarres, si psh ne ato famkeqe te Kushtetutes ne 2008, por edhe shume te tjera ne keto 23 vjet. Te vetmin sherbim qe u kerkohet sot poliikaneve, eshte qe ta votojne ne parlament kete pakete dhe do ta bejne se nuk kane nga ia mbajne. Po u shterngohet litari ne fyt nga nderkombetaret. Eshte rasti qe edhe pse i kemi kritikuar keta se nuk po na ndihmojne ne vendosjen e drejtesise ne vend duke u krehur here pas here bishtin politikaneve tane (‘stabilitet dhe pastaj demokraci’!) me superlativat si “burre shteti” apo “yll ne ngjitje “etj, sot duhet t’i falenderojme. Miratimi i paketes eshte filimi i mbare dhe fillim i mbare eshte gjysma e punes. Vendosja e drejtesise dhe ndeshkimi do te vijne hap pas hapi. Une shpresoj se kjo do te ndodhe, ndonse jo neser.

      Reply to this comment
  3. Pyka November 4, 05:27

    Cili ishte qellimi i goditjes te kryeministrit me veze? A I ka penguar kryeministri ato te mesojne me shume ne universitet?

    Reply to this comment
  4. fteri November 4, 05:46

    Edi Rama i pret vezet eshte basketbollist,po si t’ja beshe Saliut e Lulit dhe Kreshnik mutit qe nuk jane te tille.?…

    Reply to this comment
  5. Kris 1 November 4, 07:34

    Protestoj se be qeverisje dhe ne rilindje 50% do te jene virgjeresha si Marria.Virgjereshat I zgjedh horri dhe I brohorasim ne,kokepalaret.

    Reply to this comment
  6. kryetari kAmentuesve idjote November 4, 08:19

    NJE SHKRIM IDJOT ALLA FEVZI QE DEMOKRACINE E SHEH TE ‘REFORMA NE DREJTESI’ NE NJE VEND QE NUK EGZISTON ‘SHTETI I SE DREJTES!

    Reply to this comment
  7. aaa November 4, 08:23

    Epo kur arrin gazetari me “pro rilindas socialist”, Andrea Stefani, qe te mare qendrim kritik ndaj kesaj rilindje, duket se punet kane shkuar shume larg,e ka te drejte “komunisti” Berisha, qe te paralajmeroje nje furtune rovolucioni demokratik.
    Nje qeveri qe ne “reformat” e saj, kalon nga e majta ekstreme etatiste, ne te djathten ekstreme etatiste, do te zhvilloje industrine e prodhimit te vezeve te cdo lloji.

    Reply to this comment
  8. demo November 4, 08:52

    Atehere gjini nje force politike qe ben drejtesi,qe Berishen,lulin,meten,do ti denoje per krimet dhe vjedhjet,dhe atehere kerkoni votat!

    Reply to this comment
  9. kol Kulumria November 4, 10:36

    Salushi e Lulushi lodhen kot me shpifje e intriga kunder Qeveris
    aktuale, sepse pop. i njeh mire zullumet e krimet e tyre ! Per keto
    arsye keta nuk ulen dot sa te jene gjall ne karriken e Pushtetit .

    Reply to this comment
  10. Historia. November 4, 10:45

    NA DREJTOJNE, KRIMINELET DHE AJDUTET.

    Shqiptaret rojne kot, nuk dijne c’bejne,pas 102 vite “shtet” ,votojne perseri kriminelet,spiunet,ajdutet,qe na kane lene ne mjerim,varefri, pa dituri,te qellimshme per te na skllaveruar .Drejtojne shtetin, ata qe 50 vite, krijuan burgun shqiperi,ata qe fshatareve ju hoqen nga goja qumshin e bagetive te shgtepive te tyre.Ata qe qytetet i bene me shtepi qymezesh per “pula”, duke ju dhene tallonin,duke burgosur per nje fjale goje.saliu me homologet la dhite ne viqidol,u be miliarder ne tirane.

    Reply to this comment
  11. lavdosh November 4, 11:09

    A eshte ky shkrim nje mea culpa per te justifikuar Rilindjen, apo ehste hapi i pare per te shprehur zhgenjimin me ta.
    Si do qe te jete, A Stefani eshte nje nga ata nje milion shqiptaret i zhgenjuar me Rilindjen dhe mungesen e drejtesise ne kete vend

    Reply to this comment
  12. Pellazgu November 4, 11:18

    @Pyka

    Ti si duket duhet të jesh e vetmja pykë që kujton se merr vesh nga ligji?

    Reply to this comment
  13. Darius November 4, 11:31

    I Lumte Palla gjithe Politiqeneve Shqiptar qe kane nen HYQEM NJE POPULL PALLE!!!

    Reply to this comment
  14. Myzeqeja e vogel November 4, 12:26

    Bravo Stefani!

    Reply to this comment
  15. katarakti November 4, 20:38

    E paska qare kete analize. Dhe ka thene diçka lapidare: “pa ndeshkim, rotacioni eshte i kote”. Plotesisht e vertete. Dhe siç thote autori mungesa e ndeshkimit eshte ftese per korrupsion edhe per keta qe erdhen tani ne pushtet. Pra ti vodhe, une nuk te preka. Tani vjedh une dhe ti nuk me prek! Rama duhet te sqarohet dhe te sqarohet mire se perse nuk ka ndeshkueshmeri! Mire se qeveria e tij aguridhe nuk ka aq kapacitet, po ndeshkim ndaj fajtoreve pse nuk ka?! Duhet ta thote nese nuk e le presidenti, Ilir Meta apo sepse vete drejtesia eshte e korruptuara me e madhe?! Por ama duhet te spjegohet. Boll me fodullek.

    Reply to this comment
  16. Shqipe November 5, 00:12

    Sikur ta vene Stefanin kryeminister nga do ta fillonte? A do mund ta denote Sali kriminelin me kete gjyqesor Berisjan qe ka? A do mund te rinovonte gjyqesorin me nje president antishqiptare e pro- Berishjane?
    Le te provoj me e te votojme Stefanin, Thanon, Duken, Bazen….

    Reply to this comment
  17. mira November 5, 09:16

    Salushi e Lulushi jane te fundit qe duhet te flasin ,sepse akoma nuk i eshte ftohur kolltuku nga prapanicat,po ashtu dhe gropa ekonomike qe lane ne te gjithe drejtimet ,pasojat e se ciles ,po i kalon qeveria dhe populli.Por ,me kete nuk mendoj se dhe qeveria nuk ka gabime.kryem.yne i nderuar mos te shikoje vetem larg ,por edhe afer sepse,shteti qe u shkatarrua per 25 vjet nuk ndreqet per 2,apo 4 vjet,por tulle.tulle . behet mure,se keto po u vune shpejt e shpejt rrezohen pastaj,.une habitem pak me kete nxitim te kryem,jo per gjeeee.por e njohim dhe per te zgjuar.

    Reply to this comment
  18. lejlek November 6, 10:07

    Misionin e Rilindjes e mori persiper EDI ,i cili erdhi si MESIA ,dhe nuhet te luftoje qofte edhe sikur te “kryqezohet” per ta shpene deri ne fund misionin e tij .nese nuk do te ndodhe …do te duhet te presim edhe te pakten 20 vjet deri sa ky brez te largohet nga kjo jete, mendoj une.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*