Komisioneri Hahn: S’kam dëshmi për shkelje të pakicave në Himarë

September 2, 2017 20:56

Komisioneri Hahn: S’kam dëshmi për shkelje të pakicave në Himarë

Komisioneri i Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn është pozicionuar mbi prishjet e ndërtimeve në Himarë, çështje për të cilën Tirana ka marrë një notë proteste nga Athina zyrtare e cila pretendon për shkelje të të drejtave pronësore të minoritetit grek.

Pak ditë pas reagimit të ashpër të Ministrisë së Jashtme greke, nga Komisioni Europian është kërkuar të mbajë një qëndrim mbi këtë çështje. Eurodeputetja greke Sofia Sakorafa i është drejtuar me një letër Komisionerit Hahn të mbajë një qëndrim nëse veprimet e Shqipërisë janë në përputhje me standardet evropiane për trajtimin e pakicave apo kriteret e para-pranimit që kërkohet të përmbushen.

Eurodeputetja greke Sofia Sakorafa

Në pyetjen e saj znj. Sakorafa vë në dukje se sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave, e cila është e lidhur shprehimisht me mbrojtjen e pasurisë së pakicave është  në qendër të politikës evropiane për zgjerimin dhe është një kriter themelor para se Shqipëria të fillojë negociatat e pranimit.

Në përgjigje të këtyre pyetjeve Komisioneri Hahn thotë se nuk ka asnjë dëshmi për një shkelje të qëllimshme të të drejtave pronësore të shtetasve shqiptarë që i përkasin pakicës kombëtare greke. Megjithatë Komisioneri Hahn ka kujtuar gjetjet e Komisionit mbi pabarazitë në zbatimin e të drejtave pronësore në Shqipëri dhe procedurat për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, kthimeve dhe kompesimit të pronave që duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare.

Në reagimin e saj Ministria e Jashtme greke theksonte se rruga europiane e Shqipërisë kalon nga respektimi i të drejtave të minoritetit dhe se Tirana sipas saj nuk është e interesuar për integrimin në BE.
http://www.presspublica.gr/sakorafa-na-pari-thesi-ee-stis-katedafisis-el…

September 2, 2017 20:56
Komento

4 Komente

  1. Adih September 2, 23:40

    Cdo gje bejme ne i nderuar Zoti Hahn ,por pronat i kemi perlare per vehten tone, ne politikanet neokomuniste , .Si spo e kuptoni , qe ne po ju bejme zbor ,ne nuk na intereson hyrja ne BE ,ne nuk e durojme dot diktatin e ligjit dhe transparencen e BE.

    Te veshtire e keni me keta bandille te pa skrupullt zoti i nderuar Hahn .

    Reply to this comment
    • Kelmendi September 3, 09:53

      keshtu eshte kur e ke gojen te zene mo Hidas, te flet b…a
      U thuaj punedhensve te tu te mblidhin mendjen e kuptojne qe jane gabimisht ne Evrope. Eurot qe is ka dhe ne Evropa per buke mos i shperdorojne dhe t’i shtrohen punes qe te nxjerrin buken e dimrit se do i ngatkoje gjermani me gure, nese s’i ka dhj… turku deri atehere, o elidha a elodha a si e kane emrin..

      Reply to this comment
  2. berti September 3, 09:20

    Bravo Komisioneri, ja nxorre fytyren Grekut, se na can tra..n

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic September 3, 10:39

    Komisioneri Han ke then nje fjal e mos e Harro. Cameria eshte shqiptare.!
    Kthej koken nga shqiptaret se keta PaloGreker na kan shkelur gjithmon.
    Sote Evropa nuk eshte e kohes se Bismarkut.! Sote Evropa i njef mire shqiptaret ndaj ajo duhet te krrigjoi gebimet e veta .!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*