Komisioneri i Vetting-ut nën hetim, u padit nga PD për falsifikim

September 11, 2018 15:38

Komisioneri i Vetting-ut nën hetim, u padit nga PD për falsifikim

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar nga komisioneri i Vettingut, Lulzim Hamitaj, në kohën kur aplikoi për t’u përzgjedhur si një nga njerëzit që do të pastronte sistemin e drejtësisë në vend.

Verifikimet e Prokurorisë nisën pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike, sipas të cilës, komisioneri, Lulzim Hamitaj dyshohet se ka falsifikuar dokumentin për njohjen e gjuhës angleze.

Më konkretisht, sipas PD, Hamitaj në vitin 2017, kur aplikoi për pozicionin e komisionerit në KPK ka dorëzuar mes dokumenteve të tjerë edhe dëshminë për njohjen e gjuhës angleze të nivelit të përparuar C1, dëshmi të cilën e kishte marrë në vitin 2015.

Ndërkohë që në vitin 2016 në dosjen e tij të aplikimit për pedagog në një universitet privat, dëshmia e gjuhës angleze është e nivelit B1, pra një nivel më fillestar se C1 që kishte dorëzuar dhe që e kishte marrë që në vitin 2015.

Burime pranë Prokurorisë së Tiranes janë shprehur për Top Channel se kanë nisur verifikimet përkatëse për këtë rast nëse kemi të bëjmë me një dokument të falsifikuar apo subjekti, objekt verifikimi, ka vlerësuar që në një vend të dorëzojë dëshminë B1 dhe në tjetrin C1.

Gjithashtu prokuroria do të verifikoje edhe pretendimin tjetër të PD, që në kohën kur është lëshuar dëshmia e gjuhës angleze e nivelit C1 në prill të viti 2015, Lulzim Hamitaj rezulton të ketë qenë jashtë vendit.

Për shkak të sekretit hetimor, prokuroria e Tiranës nuk jep detaje nëse nga verifikimi i nisur ka ndonjë fakt konkret për dyshimet e hedhura mbi falsifikimin dëshmisë se gjuhës angleze për komisionerin e KPK, Lulzim Hamitaj./TCH

o.j/dita

September 11, 2018 15:38
Komento

6 Komente

  1. Laert September 11, 16:14

    PeDe-ja eshte bere si grupim voyeristesh qe shikojne nga vrima e celesit ciftet kur bejne sex. Mjerane opozite

    Reply to this comment
  2. intelektuali September 11, 16:52

    Uaaaa TOP SECRET HETIMOR!

    Njesoj si sekretet e Enverit qe i dinte i madh dhe i vogel ne detaje perpara se te mashtronte miletin kur kryente krimet e tij

    CFARE VETTING DREQI PLOT ME MASHTRIME ESHTE KI?

    Reply to this comment
  3. Xx September 11, 17:28

    Me diplome C1 shkon ne burg, me eksploziv C4 ne Gerdec shkon e ben pushime milionarie neper bote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*