Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE: Të shpallet i jashtëligjshëm Agimi i Artë

Redaksia Online February 2, 2013 10:27

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE: Të shpallet i jashtëligjshëm Agimi i Artë

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës thotë se partia e ekstremit të djathtë në Greqi, Agimi i Artë, po rrezikon imazhin e këtij vendi dhe duhet të shpallet e paligjshme. Duke komentuar rastet e dhunës raciste, të cilat kanë shënuar rritje në vendin fqinj, Komisioneri Nils Muiznieks tha se “Agimi i Artë është një kërcënim për demokracinë greke. Është një parti që rrezikon imazhin e Greqisë dhe mendoj se duhet kërkuar që të shpallet e jashtëligjshme”.

Muiznieks e cilësoi Agimin e Artë një turp për çdo demokraci europiane. Pyetjes nëse nxjerrja jashtë ligjit e kësaj partie do t’i jepte fund racizmit në Greqi, ai iu përgjigj:  “Problemi i racizmit është i vjetër dhe i ka rrënjët e thella. Racizmi dhe nazizmi kanë ekzistuar para Agimit të Artë dhe do të ekzistojnë edhe më pas”.
Ndërsa në lidhje me rritjen e popullaritetit të kësaj partie kohët e fundit, komisioneri për të Drejtat e Njeriut thotë se kjo nuk ndodhi thjesht për shkak të krizës ekonomike, por si pasojë e zhvlerësimit të përgjithshëm të politikës. “Përgjegjëse për rritjen e racizmit në Greqi nuk është vetëm kriza ekonomike, por kryesisht dobësimi i partive në pushtet. Parti raciste dhe naziste ka edhe në vende të tjera, por nuk pajtohen me retorikën e dhunshme të agimit të Artë”, theksoi komisioneri.

Redaksia Online February 2, 2013 10:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*