Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokuroren Sevdari

August 29, 2018 16:50

Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokuroren Sevdari

Komisioneri Publik (IKP) ka apeluar në KPA verdiktin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren e Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, Antoneta Sevdari.

Pasi u konfirmua në detyrë më datë 18 korrik, Sevdari e kaloi me sukses shkallën e parë të Vettingut.

Por, Komisioneri Publik ka vlerësuar se konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit nga KPK-ja është bërë në interpretim të një hetimi të pamjaftueshëm dhe të provave jo të plota, të administruara gjatë hetimit administrativ.

Pikërisht për këtë arsye, Institucioni i Komisionerit Publik do të kërkojë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të plotësojë hetimin e “gjysmak” të KPK-së, për prokuroren Sevdari.

Pas rastit të djeshëm të gjyqtarit Astrit Faqolli, Antoneta Sevdari është e dyta pjesëtare e sistemit të drejtësisë për të cilën Komisioneri Publik e ankimon vendimin në KPA.

s.a/dita

August 29, 2018 16:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*