Komisioneri publik kërkoi shkarkimin e prokurorit Osmani, vendimi më 24 korrik

July 15, 2019 17:56

Komisioneri publik kërkoi shkarkimin e prokurorit Osmani, vendimi më 24 korrik

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbyll shqyrtimin gjyqësor për prokurorin e Krimeve të Rënda, njëherazi edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani. Kolegji vendosi që më datë 24 Korrik të japë konkluzionet përfundimtare, ku pranoi edhe dokumentacionet që Osmani i dorëzoi trupës, për të justifikuar pasurinë e tij.

Gentian Osmanni u konfirmua nga shkalla e parë e Vetingut, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra, me argumentin se nuk justifikon pasurinë. Bëhet fjalë për blerjen e një apartamenti, për të cilin Osmani ka deklaruar se një pjesë e parave janë marrë me kredi.

Nëse Kolegji vendos shkarkimin e tij, atëherë KLP ngel me 10 anëtarë, çka bën që kryeprokurorja Arta Marku të bëjë edhe një herë thirrjen e prokurorëve, për pasuesin e tij në KLP.

Ndërkohë, sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit doli edhe drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli.

Për të komisioni tha se ka pasaktësi në mënyrën e deklarimit për shtesën që kishte kryer në apartamentin e blerë në Durrës, që në vitin 1994.

 

b.b/dita

July 15, 2019 17:56
Komento

1 Koment

  1. Ktheheni ne Shpelle orangu tangun e salihit July 15, 21:20

    Pastroni Drejtesine nga kto mbetje Toxike

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim