Komisioneri Publik kundër KPK, apelon gjyqtaren Alma Brati

August 14, 2018 12:26

Komisioneri Publik kundër KPK, apelon gjyqtaren Alma Brati

 

Komisioneri Publik ka ankimuar sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmonte në detyrë Alma Bratin, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Brati është edhe kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Bëhet e ditur se në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë.

Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e marrë nga KPK.

Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Komisionerët Publikë kanë ushtruar ankim për gjashtë vendime të KPK-së.

Ndërsa në rastin e rivlerësimit të kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedjas, Komisionerët Publikë kanë pasur edhe rekomandim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

a.s/dita

August 14, 2018 12:26
Komento

3 Komente

  1. Xhelal Koburja August 14, 16:16

    Veting alla shqiptar!Ne se me pare kisha pak dyshime,sot i vertetova,komisionieri publik ankimon vendimin e komisionit te pa varuar(qe eshte i varur nuk do mend,direct nga Ed Trapi,me sekseret e tije perfshi edhe ate majmunin Olsi)Lista po lexohet nene ze,atje ku ka interesa kalone proven,atje ku nuk ka ngel edhe per nje miljon leke te vjetra.Xhezo Zaganjori e kaloi ,Faqolli i Taulant Ballespo,Toska po,Beluri po,Dedja po,pra keto kishin support politik,dhe nuk ngecen,pavarsishte nderkombetarve qe bejne blla blla kot?Ne shqiperi gjithcka ndodh,dhe ja po e shikojme,edhe tek i famshmi “Veting”vune dore,po me tej…….Druaj se lojen e nisi Ed derdimeni,per tja pasuar kripto komunistit Sali Hajdutit,sepse ne zgjedhjet qe do vijne Rama i dorezon pushtetin Lulush Leshit sipas marveshjes,ose me sakte rotacionit.Keshtu qe pjesa e pare e gjyqetarve dhe prokurove do jete e Edvinit,dhe pjesa e dyte do jete Sali Komunistit,keshtu qe balancohen te dy palet.Roft vetingu,poshte vetingu.

    Reply to this comment
  2. alphade August 16, 12:46

    Sic e ke mbiemrin, kobure, ashtu edhe shkruan brrocku-
    lla pa kuptim. “Trap” , “trap” ..por avash-avash po ia “mar-
    ton gjyshet” te gjutheve dhe nje dite do te vije radha edhe
    Ty,zoti Kobure ! Turpi i botes ! Duhet te jesh i zhytur plo-
    tesisht ne llumin e kirrupsionit e hajnise qe te dalesh ne
    mbrojtje te bandave mafioze ,me ne krye,kryemafiozet :
    Berisha-Meta- Basha,ky i fundit nje mjeran e marionete,
    bufon e karagjoz ne duart e dy te pareve.
    Pa derguar prapa hekurave kete trinom Shqiperia nuk do
    te kete kurre qetesi e begati. Izolimi i tyre ne REC do te
    shenoje fundin e nje periudhe te gjate 28 vjecare te sun-
    dimit te MAFIAS ,me “trunviratin” ne krye: Berisha-Nano-
    Meta, shkaktaret kryesore te shkaterrimit te gjitheckaje
    qe sot lengon Shqiperia dhe shqiptaret, kontrastin e madh qe ekziston midis nje grusht njerezish qe s’dine se
    sa kane,pasuri marramendese dhe pjeses derrmuese te
    popullsise,98 perqind e saj qe s’kane c’te hane. 650 mije
    pensioniste qe numurojne qindarkat pas 15 diteshit te pare qe kane marre pensionit. Dhe K/ministri yne,i nde-
    ruar ,na e shtoi pensionin nje “shishe uje” ne dite,sic tha
    me ironi, “pace plonci dhe nje dopio raki” ,zoti Dash She-
    hi qe edhe ky ashtu si pushtetaret e tjere eshte po aq i zi,
    sa qe kur kritikon njerezit i nxjerrin gjuhen sepse edhe ky
    eshte po aq i korruptuar sa te tjeret deputete,gjukates,
    prokurore,politikane te te gjitha ngjyrave.
    Se fundi, nje mendim per Komisionet qe po marrin inter-
    vista gjyqtaret e prokuroret per tre komponetet: pasuri-
    aftesi- moral qe kane patur nje qendrim korruptues per 6
    individet duke filluar nga Zagonjori,Dedja,etj. duhen shkar
    kuar me njehere dhe te zevendesohen. Duket qarte qen-
    drimi i tyre hileqar dhe per kete aresye nuk duhet te qendrojne ne tavolinen e Komisionit duke i zevendesuar
    me ata gjykates e prokuror qe e kane kaluar vettingun.
    Nese eshte problem “Kushtetuta” ,le te ndryshohet ajo
    permes amendamenteve , per t’i hapur rruge eliminimit
    te “ferrave” te te ashtuquajtures drejtesi e vene krejte –
    sisht ne duart e familjeve mafioze Berisha-Meta…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*