KiE: Paketa ‘anti-shpifje’, jo në standartet europiane. Rishikojeni!

December 17, 2019 12:08

KiE: Paketa ‘anti-shpifje’, jo në standartet europiane. Rishikojeni!

Dunja Mijatoviç, komisionere e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut iu bashkua korrit të protestave kundër projektligjeve të qeverisë Rama duke kërkuar rishikimin e tyre nga e para dhe duke i konsideruar ato “një goditje e rëndë për lirinë e shprehjes.”

Mijatoviç, e cila ka qenë më herët Përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e Medias, e publikoi deklaratën në Facebook të Martën më 17 dhjetor.

“Jam thellësisht e shqetësuar kur mësova se këtë javë Parlamenti i Shqipërisë ka vijuar me ekzaminimin e dy projektligjeve, të njohura si “Paketa anti-shpifje.” Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim,” deklaroi Mijatoviç.

“Në të vërtetë, shumë nene janë jo në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane të të drejtave të njeriut, të cilat mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Jam në veçanti e shqetësuar se fuqi diskrecionare i jepen organeve rregullatore, me mundësinë për të imponuar gjoba të tepërta dhe për të bllokuar faqe interneti pa një urdhër gjykate, si dhe për vendosjen e rregullimit shtetëror për median online, gjë që mund t’i japë një goditje të fortë lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në vend. Ka rëndësi të jashtëzakonshme që të sigurohemi që interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.”

Mujatoviç i bëri thirrje Parlamentit të Shqipërisë të rishihkojë draftet aktuale dhe t’i sjellë ato në përputhje me standardet e Këshillit të Europës dhe çështjet gjyqësore të vendosura në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Mijatoviç njihet në Shqipëri për kundërshtimin e saj të ashpër në vitin 2015 ndaj nismës së atëhershme të kryeministrit Edi Rama për “kriminalizimin e shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë”.

o.j/dita

December 17, 2019 12:08
Komento

5 Komente

  1. Z December 17, 13:30

    Shto kazhish Dunja? Dali snajesh Sali Berisha ?

    Reply to this comment
  2. M December 17, 13:47

    Lexoi ne shpip mos i lexo ne kinezce, pastaj nxire konkulzione. dhe tjetra kur” kosi “nuk eshte piksur akoma perse e tunde dhe nxjere perfundimin se eshte pa piksur mire , kjo tregon se diku te kruhet e nuk gjen qetesi.

    Reply to this comment
  3. Arben December 17, 14:49

    Shqiperia uropiane keshtu eshte, kavie eksperimentale.

    Reply to this comment
  4. xxx December 17, 19:51

    tani qe BE s’na e vari as Rama s’ja var teneqen ktyre
    le te lehin thote ramuti

    Reply to this comment
  5. Barty72 December 17, 21:06

    Po ca do ju varri ruropa ju jeni klysh sja te kuq jeni Drogaxhi i te gjitha te kqijat i keni bythqira komunista hahahhahahahah

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim