KE mbështet aksionin në Lazarat: Shqipëria, në rrugën e duhur

June 19, 2014 16:08

KE mbështet aksionin në Lazarat: Shqipëria, në rrugën e duhur

Edhe Komisioni Europian doli me një deklaratë në lidhje me aksionin e policisë në Lazarat.

Në deklaratë përshëndetet aksioni, ndërsa u bëhet thirrje prokurorisë dhe gjykatave të veprojnë menjëherë. “Komisioni përshëndet operacionin e suksesshëm të policisë ditën e hënë kundër një plantacioni me kanabis në fshatin Lazarat në jug të Shqipërisë dhe në rrethinat e tij. Kjo tregon qartë vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Sigurisht që lufta e Shqipërisë kundër drogës duhet intensifikuar më tej, por aksioni i djeshëm tregon se Shqipëria është në udhën e duhur, siç nënvizohet në raportin e qershorit të Komisionit. Ndjekja e menjëhershme dhe efektive nga ana e prokurorisë dhe gjykatave është esenciale,” thuhet në deklaratë.

 

June 19, 2014 16:08
Komento

1 Koment

  1. eglantina June 20, 15:27

    Lere mbeshtetjen po na jepni statusin: http://goo.gl/DUIb8p

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*