Komisioni Hetimor për Saimir Tahirin, mund të thirret edhe Berisha si dëshmitar

March 16, 2018 18:20

Komisioni Hetimor për Saimir Tahirin, mund të thirret edhe Berisha si dëshmitar

Alket Hyseni, deputeti i komisionit të Ligjeve nga Partia Socialiste i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, zbuloi detaje të reja mbi komisionin hetimor të formuar tashmë me të gjithë anëtarët, që do të hetojë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe përfshirjen e tij në dosjen “Habilaj”.

Hyseni nuk e përjashtoi as mundësinë që të thirret si dëshmitar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Kush do të thirret në komisionin hetimor? Do të jetë Edi Rama?

Kush është për t’u thirrur do të thirret në komision. Por ne nuk do lejojmë të bëhemi vegël e askujt, e as e lojërave të ngushta politike. Opozita reflektoi dhe hoqi dorë nga kërkesat që nuk ishin kushtetuese.

Me ndërhyrjen që kërkuat për kërkesën e PD-së, a e “ruajtët” ju kryeministrin Edi Rama që të mos vijë në komision, duke hequr fjalën “kryeministër”?

Jo, ne nuk kemi ruajtur askënd. Kërkesën e riformuloi vetë PD-ja. Ftoj median të dallojë kush është e bardhë e kush e zezë. Këtu nuk bëhet fjalë për të baltosur kundërshtarin, por vendin në sytë e ndërkombëtarëve. Në ditën që do mendojmë se do jemi të pazotë dhe s’kemi alternativë, do të shkojmë në opozitë, por në asnjë moment ne nuk mund të bëjmë rolin e kunatës së keqe, që të shajmë nga mëngjesi në darkë për kunatën tjetër, me qëllim që të marrim çelësat e nikoqires së shtëpisë, aq më tepër që PD-ja ka treguar që vetëm nikoqire nuk është.

Kush do të jetë në listën e PS-së për të dëshmuar?

Çuditem me mediat që nuk reagojnë për deklarata politike që është lejuar kanabizimi me vendim politik. Juve ju vjen keq kur ju quajnë kazan, sepse nuk reagoni.

Nuk besoj se keni marrë sytë e kryeministrit që ta shihni median si kazan… Media nuk gjykon, publikon faktet…

Ju shqetësoheni tani për dy horra ordinerë që kanë thënë në një përgjim telefonik se kanë mik këtë, e kanë mik atë. Media me këtë është marrë.

Kërkesa e PD-së nuk ka afat për hetimin. Mund të nisë hetimi nga viti 1990? Do ta thërrisni ish-kryeministrin Berisha për këtë deklaratë?

Nëse do të jetë e nevojshme, patjetër. Objektin kohor do e vendosë komisioni.

Mund të thërritet z.Tahiri?

Mund të jetë si ish-ministër, së bashku me të tjerë para tij…

Po për çështjen e deklaratës politike, keni ndërmend të bëni kallëzim penal?

Po s’bëmë dhe këtë në komisionin hetimor, pastaj më mirë të mos shkojmë.

Keni pirë kafe me z.Tahiri, Takim?

Nuk e konsideroj si njeri që s’duhet takuar. S’më kujtohet sa kohë ka pa e takuar. Por do e takoj me kënaqësi për aq njohje sa kemi.

Për lobimin rus nga Partia Demokratike?

PD-ja u kap me presh në dorë. Si ish-drejtuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave, nuk më lejohet të komentoj për këtë pjesë. Por ky është një shqetësim i madh, lidhja me qarqe antishqiptare.

s.a/dita

March 16, 2018 18:20
Komento

1 Koment

  1. Nga studioja ligjore e krimeve ne PD March 17, 09:02

    Ajo na duhet,qe te mos thirret si deshmitar ai qe mbylli jo vetem njerin sy por qe te dy syte per perhapjen e kanabisit ne shqiperi.Dhe jo vetem qe mbylli syte,por kur kishte minister te brendshem Noken,Strazo tragacin e Lyl veshgjatin organizonin jo vetem mbjelljen por dhe transportimin e shitjen e kanabisit duke perdorur makinat e ushtrise te cilat nuk guxonte njeri te kontrolloheshin.Biles ky trimi i xha Beqos=kryefrikacaku me kanun,qe ka emrin e mallkuar Salih largqofti Protopapa, deklaroi live ne televizion se kishte dhene dhe urdher qe te mos nderhyhej ne biznesin e tij ne Lazarat,se mos i prishej rehati Dasho teveqelit te tij dhe bandes se hashashit atje.Ndryshe si do vinte Dashamir droga ne Tirone te merrte pjerse ne mitingjet e Sali kerricit e lyl nastradinit per te protestuar kunder perhapjes se kanabisit etj etj “nga Edi Rama”????!!!!Kuptohet, Salushka bajraktariste,urdheronte te mos nderhyhej atje sepse do i pritej dhe pjesa e tij e fitimit nga ky biznes.Si do bridhte Zenushka i tij neper bote te talle rr….. me parate e droges apo si do paguheshin gjithe rrumpallet kriminele neper shqiperi per te kryer vrasje,shkaterrime deri dhe te shtyllave te tensionit te larte me tritol e te tjera veprime destabilizuese,per te paguar simpatizantet e tij tragace per te vjedhur zgjedhjet,per te blere vota e per te kercenuar votuesit e varfer shqiptare qe te votojne per djallin me fytyre njeriu,pa permendur ketu parata qe paguante ky vampir per Podesten ne amerike etj etj.Ai,jo vetem do thirrur te deshmoje e te shterngohet te jape llogari per kete fenomen e urdher te tij,por dhe prokuroria te filloje hetimin ndaj tij si organizator e nono te perhapjes e mbrojtes se tregetareve te droges ne shqiperi.Boll ka shire ky palo derr i ndyre ne kurriz te popullit shqiptar dhe ka dhe surrat te beje estrade ne televizor e ne parlament,te akuzoje socialistet e Edi Ramen,Sajmir Tahirin etj etj gjoja per kete problem,meqe jemi tek kanabisi.Sajmiri prandaj dhe luftohet,sepse guxoi dhe bravo i qofte te nderhyje ne Lazarat,ne kete republike brenda shtetit te Berishovicit dhe te mbylle biznesin e Berishes e kompani atje.Ky pizeveng nuk ve mend,eshte i pandreqshem dhe vetem burgu neqoftese do e sjelle sado pak,qofte dhe nje cike ne islla dhe perkohesisht,megjithese dhe kjo eshte e dyshimte.Ashtu do shkoje ne boten tjeter,si padrino i krimit ne shqiperi dhe i papenduar as dhe nje grime!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim