Komisioni Hetimor për ish-ministrin Tahiri vendoset të hënën

February 14, 2018 21:16

Komisioni Hetimor për ish-ministrin Tahiri vendoset të hënën

Me 11 anëtarë do të ngrihet Komisioni Hetimor i kërkuar nga Partia Demokratike me qëllim kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ lidhur me çështjen ku përfshihet si i akuzuar ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Pjesë e anëtarëve do të jenë: kryetari dhe tre anëtarë si përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një përfaqësues i LSI dhe 6 anëtarë të mazhorancës parlamentare.

Me një afat pune minimalisht tre muaj, kërkesa është depozituar ditën e martë nga grupi parlamentar demokrat në Kryesinë e Kuvendit. Ende e pa protokolluar, kjo kërkesë brenda pesë ditëve shkon në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila përcakton edhe përbërjen e komisionit, ku shumicën e ka mazhoranca por kryesinë pala që kërkoi ngritjen e komisionit, Partia Demokratike.

Burime pranë Kryesisë së Kuvendit thanë për ABC News se konferenca e Kryetarëve do të marrë në shqyrtim kërkesën ditën e hënë, për t’u njoftuar më pas në seancën plenare të 22 Shkurtit nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

l.h/ dita

February 14, 2018 21:16
Komento

3 Komente

  1. MH February 14, 22:03

    Nji gja kam me merak per funksionimin deri ne fund keti grupkomisionit te ngritur nga PD.Se i thon 3 muaj.Z.PD.I keni kontrollue mire e bukur perfaqesuesit tuaj ne ket grup se mos ti kosoit vettingu rruges.Dhe perfundoni si moso’zot ma keq.

    Reply to this comment
  2. drejtesia po vjen February 14, 23:01

    Po per tre muaj Grida dhe Saliniani nuk do te jene me, pavaresisht se Griden sonte e kishte ftuar Dritan Hila si gruan e burrit te mire. Per tre muaj shirat do marrin me vete ti çojne ne lume shume nga ata qe vetingu do tu hedhe litarin ne gryke. Per tre muaj Ali-beu qe besoj dhe do te kryesoje kete grup hetimi ne vend te Eduard Halimit, mund ti kete ngec ndonje hu nga ata kur ish minister drejtesie; hajt te ja nxjerresh. Sa gjera te reja do te kemi keto tre muaj!

    Reply to this comment
  3. Adih February 15, 04:05

    Mos e beni kete komision hetimor ,si ne 2013 me Edi Ramen, qe kapi prej veshi cunin e Neritan Cekes ,qe ne te vertete ska ndodhur fare , E kompozuar ,nga te dy partite per cperqendrim vemendje ,se tjeter njeri u zu ,dhe e vuri me shpatulla mbas murit Edi Ramen qe ky i fundit la nam , para dhjetra Euro Deputesh ,ne mbledhje ,balle per balle . Tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*