Komisioni i Disiplinës së UEFA-s gjobit FSHF prej tifozerisë

May 30, 2015 12:04

Komisioni i Disiplinës së UEFA-s gjobit FSHF prej tifozerisë

Komisioni i Disiplines se UEFA-s ka gjobitur Federaten Shqiptare te Futbollit me nje shifer prej 50 mije euro per ndeshjen Shqiperi – Armeni, e luajtur ne daten 29 Mars 2015 ne stadiumin” Elbasan Arena”. Gjobe kjo e cila vjen pas parrullave rraciste te tifozeve tane si dhe hedhjes se flakadaneve ne fushe.

FSHF pas kesaj gjobe i kerkon sa me shume mirekuptim te gjithe tifozeve dhe dashamiresve te futbollit shqiptar te pranishem dhe jo vetem ne stadiume qe te sensibilizohen dhe te mos kryejne ne te ardhmen te tilla akte te cilat  e demtojne rende imazhin e futbollit dhe financat tona .

“Keto  shuma te medha gjobash mund  ti  shfrytezojme shume mire ne infrastrukturen sportive, zhvillimin e futbollit dhe ne rritjen e cilesise sportive. FSHF kerkon me shume pergjegjesi, vetepermbajtje dhe me shume dashamiresi per te ndihmuar ekipin tone kombetar per  nje perfaqesim sa me dinjitoz”, thuhet ne njoftim.

May 30, 2015 12:04
Komento

8 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" May 30, 12:42

    Thirrje raciste!, vetem keto thirrje nuk i pashe.
    Natyrisht kur tifozet armene deklaruan publikisht, para ndeshjes me Shqiperine, se ne Elbasan, do te ngrejne flamurin serb edhe nje tifoz shqiptar, me te drejte, i drejtoi flamurin turk, qe armenet, mos te bejne lojra per llogari te te tjereve.
    Ndersa per flakadanet e hedhur ne fushe, UEFA e Platinovicit, duhet te denoje me shume se gjysmen e skuadrave te Europes.
    Por kjo mase jepet pikerisht tani, per ti treguar gjykates, se futbollit, qe e shtyu per ne 12 qershor vendimin, se shqiptaret jane te dhunshem.
    Tani kuptova pse qenka shtyre vendimi i ndeshjes Serbi-Shqiperi, si duket Platinovici, paska nderhyre per ti thene se para ketij vendimi, ne UEFA, do tju japim edhe nje “fakt”, qe ju si gjyqtare, mos ta hidhni poshte vendimin e UEFA-s.
    Ne akoma se besojme, por kur pleqte thonin se Europa eshte kurve, kane patur te drejte.

    Reply to this comment
    • info analitike May 30, 13:47

      Thirrjet degjohen o Qyfyr, ndersa shpalosja e qellimshme e flamurit turk quhet provokim njesoj si shpalosja e flamurit hitlerian perballe tifozesh cifute. Puno pak me shqisat se i ke bere rremuje prandaj te ngaterrohen edhe mendimet e te behet truri corbe.

      Reply to this comment
  2. GURI I KAMJES May 30, 12:46

    Nuk eshte thjesht dem financiar. Nuk e kuptuam gjestin me flamurin turk qe i drejtohej tifozeve armene si toreadori copen e kuqe demave. Jo vetem s’e kuptuam, por u ndjeme shume te fyer. Thuhet e sterthuhet se sporti nuk duhet te ngaterohet me politiken e ne bejme te kunderten. Dihet çeshtja turko-armene e fillim shekullit te XX, qe jo vetem midis dy vendeve eshte bere objekt edhe i politikes nderkombetare. Çfare desh te thoshte protagonisti ndaj tifozeve armene? Qe ne jemi turq. Apo jemi ne nje mendje me ato qe thone armenet per turqit. Pavaresisht mendimit qe mund te kemi, demonstrimi i flamurit turk ishte nje provokacion shume i ulet qe demton jo vetem shtetin tone, por edhe ne si popull. Kushdo qe hyn ne kete vend sipas tradites duhet te shihet si mik aq me teper kur flasim per ndeshje zyrtare te nivelit kombetar. Shpresojme qe gjeste te tilla te mos perseriten.

    Reply to this comment
  3. Zoro May 30, 16:58

    Kush e ka thene qe flamuri turk eshte i ndaluar te valvitet ? Ne cdo stadium te botes mund te valvitet nga kushdo.Pse thirrje rraciste e quani ju flamurin ? Po ne Serbi lojtarve shqiptar ju kontrolluan dhe breket se mos i kishin zaret e medhenj dhe ju shkaktonin deme ne stadium ! Ka te drejte “H. Bulevardit” qe thote se keto jane manovra te Platinise per te zvarritur vendimin ose per ta lene aty ku vendosi UEFA, serbet e kane thene vete qe Platinia eshte i yni dhe vepron ne favorin tone.
    Disa nga tifozet s’ja kane haberin e problemeve midis Turqise dhe Armenise, ndonje i ardhur nga Kosova e Maqedonia edhe mbase.
    Platinine e tremben me teper golat se nuk kishte cfare t’ju bente se nuk mund te anuloheshin se ishin te paster se pa tjeter gjyqtaret i kane marre udhezimet kunder Shqiperise.
    Dhenia 3 pikeve Shqiperise nuk eshte se prek Serbine se ajo i ngriti plackat ne kurriz per kesaj rradhe, por Portugalia e Danimarka ?
    Pak rracizem treguan Serbet ne stadiumin e Beogradit ndaj nesh qe dogjen e perdhosen flamuj jo vetem shqiptare dhe kryen veprime te pa para ne asnje stadium futbolli te botes ku luajne ekipet kombetare.

    Reply to this comment
  4. GURI I KAMJES May 30, 19:40

    “H. i bulevardit” nuk ka aspak te drejte. Ai deshmon vetem nje deklarate verbale (qe ne s’e dime nese eshte e vertete”. Por, flamur serb nuk pame ne ndeshje. Perkundrazi ne derbin Tirana- Partizani u valevit flamuri serb. Hamendesoni njehere sikur ne nje ndeshje me Gjermanet, rumunet, polaket etj., t’ju tundesh flamurin rus. Eshte e vertete qe ne ne Beograd u ndjeme mjaft te provokuar. Kete indirekt e pranoi edhe UEFA, gjykata e se ciles dha nje vendim as mish as peshk. Arsyet e ketij vendimi jane thjesht politike. Po perseris se ne ne vendin tone duhet te sillemi si qytetare. Kjo eshte deshira ime dhe e shume te tjereve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*