Komisioni i Ekonomisë, Braçe: Sa të jetë Balliu prezent, s’ka më mbledhje

June 20, 2018 12:19

Komisioni i Ekonomisë, Braçe: Sa të jetë Balliu prezent, s’ka më mbledhje

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë është zhvilluar ditën e sotme nën frymën e debatit midis deputetit të Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe kryetarit të Komisionit, Erjon Braçe.

Ky i fundit i ka mbyllur punimet e seancës pa diskutuar për ligjet, pasi nuk e ka duruar dot faktin që deputeti demokrat i ndërpreu fjalën.

Braçe e paralajmëroi Balliun që nuk do të zhvillohen më mbledhje të Komisionit të Ekonomisë për sa kohë që ai do të jetë prezent në sallë.

DEBATI

Balliu: Zoti kryetar, çfarë justifikimi ke për 129…

Braçe: Ore do rrish tani të mbaroj unë fjalinë?

Balliu: Mbylle tashi…

Braçe: Mbledhja mbyllet këtu!

Balliu: Po të fala mbylljes e kujt të dush, përgjigju këtyre letrave këtu.

Braçe: Nuk bëhet më mbledhje sa herë të jesh ti, kaq e thjeshtë!

Balliu: Më e lehtë është, më shumë shanse ka që unë të hyj këtu brenda se sa të hysh ti.

Braçe: Ja e shofim, pa merak, e shofim!

s.a/dita

June 20, 2018 12:19
Komento

3 Komente

  1. Syrja Qarri June 20, 12:46

    Perse valle eshte kaq e coroditur dhe e paqete kjo mazhorance ?
    Cfare ka ? Cfare i mungon ?
    Tepsine dhe tiganin i ka te sajat, Timonin e drejton Timonieri i Madh, Leven e marsheve ( me gjithe kollodok) j’a ka futur popullit nga mbrapa, atehere perse nuk eshte e afte as te debatoje, as te degjoje dhe as te punoje.

    Reply to this comment
    • nje vezhgues i drejte June 20, 15:13

      Me ke te debatoje , more Syrja Qorri , PD-ja dhe kriminelet e saj , nuk lejojne te zhvillohet asnje seance , qofte ne parlament , qofte ne komisione , bllokojne foltoret , nuk lejojne ne komisione t’a mare fjalen askush perveç tyre , kercenojne me perleshje fizike , veze , miell uje dhe me grushta . Si te veproje maxhioranca , sipas teje , te vihet ne rolin e idioteve e te marreve Muli , Salianji , Noka , Paloka , bushtra Vokshi e te tjere kriminele , me ne balle kryemashtrusin e kryegenjeshtarin , bylmezin karabush Lul Basha ? Ata duan burgun te gjithe .

      Reply to this comment
    • Idjotesia nuk po njeh kufij June 20, 20:58

      Sepse ka gomare si ti , qe pellasin , duke bere zhurmuesin dhe nuk lene askend te flase ! Normale eshte , qe te degjojme dhe te gjykojme se cila pale . ka te drejte . Por , Syrja Qorri , jo vetem nuk shikoka , por as nuk ka nevoje ti degjoje te dy palet . Detyra qe i ka vene vetes Saliu me taborrin e tij , eshte qe te blokoje punen normale te qeverise e parlamentit , per te mos u kryer asgje . Ai perbalt e nxin gjithecka , vetem e vetem qe te mos duket ZEZIA e tij , dhe te duket disi GRI , kurse kundershtaret TERE BALTE ! Keshtu ai nuk do te mund te rikthehet kuuuuurre ne pushtet !
      Cfar do te beje ti Syrja Qorri , ne se te leshohej nje lukuni me qener te terbuar , kur te ishe ne te drejten tende , duke folur ne parlament ?!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*