Komisioni i Ekonomisë shqyrton raportin e KLSH-së për buxhetin

November 13, 2013 11:41

Komisioni i Ekonomisë shqyrton raportin e KLSH-së për buxhetin

Komisioni i Ekonomisë ka marrë sot në shqyrtim raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit “Për zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2012”.

Në fjalën e tij, relatori Anastas Angjeli  theksoi se situata ekonomike në vend është e veshtirë pasi është rritur borxhi dhe është shtuar numri i subjekteve debitore.

“Borxhi publik ka kaluar nivelin 60 % që në vitin 2012 dhe gjatë këtij viti është rritur me 25.6 % edhe numri i subjekteve debitore. Kjo gjë na ka sjellë në këtë situate të vështirë ekonomike” theksoi Angjeli.

Ndërsa Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka theksuar se buxheti 2012 është më problematiku pasi nuk janë realizuar të ardhurat. Ai ka akuzuar ishi-ministrin e financave se ka falsifikuar shifrat e të ardhurave.

“Buxheti 2012mbolli farën e së keqes, që ne po vuajmë këtë situatë të vështirë ekonomike.  Parashikimet për buxhetin e vitit 2012 kanë qenë jorealiste. Ish-ministri ka falsifikuar të ardhurat, ka shkelur ligjin.  Borxhi  arriti mbi 60 % që në vitin 2012. Është përdorur në mënyrë abuzive administrate” theksoi Cani.

Ndërkohë kreu i KLSH, Bujar Leskaj është shprehur se buxheti 2012 është zbatuar brenda kuadrit ligjor ndërsa ka vlerësuar  edhe punën e bërë nga qeveria “Berisha”për realizimin e objektivave.

Gjithashtu kreu i KLSH-së ka dhënë  edhe disa rekomandime për ministrinë e financave. “Borxhi publik nuk ka patur një tavan, pasi është hequr. Kemi parë përkeqësim të situatës, pasi nuk janë shlyer borxhet ndaj biznesit. Duhen inspektime financiare të ujësjellësave dhe rekomandojmë që në 2014 të parashikohet dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit. Kërkojmë rishikim të buxhetit të BSH, që të mos abuzohet me nivelin e pagave. I kërkojmë ministrisë që të marrë masa për të arkëtuar 10 % të shumës së kompanisë Albpetrol” është shprehur Leskaj.

November 13, 2013 11:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*