Komisioni i jashtëm, Bumçi dhe Blushi akuza për azilkërkuesit

November 23, 2015 11:52

Komisioni i jashtëm, Bumçi dhe Blushi akuza për azilkërkuesit

Është zhvilluar paraditen e kësaj të hëne mbledhja e radhës e Komisionit parlamentar për punët e jashtme, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Sikurse në mbledhjet e mëparshme, edhe këtë herë nuk kanë munguar debatet e akuzat në lidhje me çështjen e azilkërkuesve, të ngritura nga deputetët e opozitës por edhe ata të partive në pushtet.

“Kemi më shumë se 100 mijë azilkërkues. Ky vend po rrokulliset. Ministri i Jashtëm është i paaftë”, ka deklaruar deputeti i PD, Aldo Bumçi.

Ndërsa deputeti i PS, Ben Blushi ka vlerësuar se gjendja ekonomike është bërë shkaku kryesor i largimit të shqiptarëve.

“Rritja e borxhit është alarmante. E kemi gjetur nën 70 për qind, aktualisht ka shkuar mbi 73 për qind. kush është balancimi rajonal i fondeve?”, është shprehur Blushi.

Duke iu drejtuar ministrit Bushati, Blushi ka hedhur kritika për mungesën e një numri të saktë të azilkërkuesve. “Duhet të ishit ministra lider për regjistrimin e emigrantëve”, ka thënë Blushi.

November 23, 2015 11:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*