Komisioni i Ligjeve shqyrton propozimet e Nishanit për kreun e ILDKP

Redaksia Online January 18, 2013 10:36

Komisioni i Ligjeve shqyrton propozimet e Nishanit për kreun e ILDKP

Komisioni i Ligjeve po shqyrton sot dy kandidatura për kreun e Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. Mbledhja ka nisur pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët i janë bashkuar asaj pak minuta më vonë.

Për zëvendësimin e Adriatik Llallës në krye të ILDKP-së, nga presidenti janë propozuar dy emra: Shkëlqim Ganaj dhe Zana Xhuka. Ganaj ka punuar si inspektor në ILDKP, ndërsa zonja Zana Xhuka mban postin e zv. ministres së Mbrojtjes. Ata kanë paraqitur sot në Komisionin e Ligjeve CV-të e tyre dhe u janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Kreu i ILDKP mbeti post vakant pas emërimit të Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Redaksia Online January 18, 2013 10:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*