Komisioni i Medias rrëzon me 12 vota dekretin e Metës për ligjin mbi ASH

September 11, 2019 13:01

Komisioni i Medias rrëzon me 12 vota dekretin e Metës për ligjin mbi ASH

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Presidentit Meta mbi rishikimin e ligjit mbi Akademinë e Shkencave.

Pasi u hodh në votim, dekreti i Metës për ligjin mbi Akademinë e Shkencave është rrëzuar me 12 vota kundër dhe vetëm 1 votë pro dekretit.

Ashtu si në komisionet për të rrëzuar dekretet e tjera të Metës, edhe në këtë Komision ka patur debate mes anëtarëve të komisonit dhe përfaqësuesve të Presidencës.

Meta kthimin e ligjit mbi Akademinë e Shkencave e bëri me 9 gusht duke dhënë 4 arsye kryesore.

Arsyeja e parë sipas Presidencës ishte se ligji bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cënon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

“Akademia e Shkencave nuk mundet dhe në fakt, nuk do duhej të trajtonte e vetme problematikat delikate të përshtatjes, unifikimit, ndryshimit të simbolit kryesor të identitetit të kombit tonë, me ndryshimet e vrullshme që jeta ka sjellë që nga kongresi i fundit gjuhësor i mbajtur në vitin 1972”, thuhej në dekret.

Ligji i miratuar në Kuvend detyron Presidentin që brenda 10 ditëve të kryejë emërimin e kryetarit të Akademisë së Shkencave që i është propozuar. Për Metën kjo është antikushtetuese, pasi Kushtetuta nuk ka vendosur një afat të përcaktuar, brenda të cilit Presidenti i Republikës duhet të shprehet.

Pak javë më parë, në datë 12 korrik Meta refuzoi dekretimin e Skënder Gjinushit në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, ndërsa në 19 korrik Akademia deklaroi se do i ripropozojë kreut të shtetit dekretimin.

Por Meta thotë se nuk mundet që një organ i Akademisë së Shkencave të shqyrtojë dhe të shprehet me vendim për Dekretet e Presidentit të Republikës.

j.l./ dita

September 11, 2019 13:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*