Komisioni i Venecias kundër testit të drogës

October 28, 2015 17:56

Komisioni i Venecias kundër testit të drogës

Ka deklarata publike të opozitës, sipas të cilave, kryeministri Edi Rama është përdorues i kokainës dhe testi i drogës ka qenë një kusht i opozitës për marrëveshjen e dekriminalizimit. Por shanset që ky propozim të marrë miratimin e Komisionit të Venecias, duken të pakta. ABC News sjell një rast të para disa viteve kur Komisioni Venecias u shpreh për këtë çështje dhe përgjigjja ka qenë mohuese.

Me një kërkim të thjeshtë zbuluam se një mendim i tillë është dhënë në vitin 2011 dhe Gjeorgjisë i është rekomanduar ta heqë testin e drogës nga drafti i kodit zgjedhor.

Gjeorgjianët kërkonin që kush dilte pozitiv në testin e drogës t’i ndërpritej mandati.

Komisoni Europian për demokraci përmes ligjit, pra Komisioni i Venecias ashtu dhe ODIHR, zyra e OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut, dhanë mendim të përbashkët, ku është rekomanduar heqja e testit të drogës nga drafti i gjeorgjianëve.

Përveç vështirësive teknike që shkojnë se deri në sa teste pozitive droge përgjatë periudhës kohore janë të barazvlefshme me “varësinë ndaj drogës”, Opinioni vë theksin tek parimi universal i votës.

“Këto parashikime janë problematike përsa i përket parimit universal të votës dhe nuk janë në të njëjtën linjë me paragrafin 7.9 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së të vitit 1990, i cili parashikon që “kandidatët të cilët marrin numrin e mjaftueshëm të votave të përcaktuara me ligj marrin postin, sipas rregullit”. Siç rekomandohet nga opinionet e shkuara të Komisionit të Venecias dhe të OSBE/ODHIR-it, këto nene të projektligjit, duhet të hiqen”.

Komisioni i Venecias e ka dhënë një herë mendimin për testin e drogës. Sërish edhe nëse ai do të përfshihej në ligjin për dekriminalizimin, a rrezikon që ky kapitull të bjerë kur në Venecia dhe ODIHR-ët mbërrijnë amendamentet e Kodit Zgjedhor shqiptar.

October 28, 2015 17:56
Komento

5 Komente

  1. Euro Maloku October 28, 18:14

    Po!Po!
    Se ne rrezikojme te mbetemi pa Parlament pastaj….
    Keshtu te pakten ka edhe gallate me shume!

    Reply to this comment
  2. cajani October 28, 19:56

    TE LEXOJNE MUSLIMANET PAK KETO GJERA SE SPO MUSHEN MEND, TE DROGOHESH, TE ALKOOLIZOHESH, TE PROSTITUOSH ETJ ETJ JANE GJERA NORMALE TE FEJA DEMOKRATIKE POR JO TE FEJA ISLAME.

    Reply to this comment
  3. Mark uk October 28, 20:48

    More gazet super politike.Komisioni i Venecias nuk vepron sipas deshires te nje grupi drogaxhish.Pse e shkruani eshte kunder kur ka kohe per tu marr vendimi.

    Reply to this comment
  4. yyyp October 28, 21:41

    Duhet test psikologjik, test droge dhe gjithashtu te mos jete i alkolizuar. Sa per kete komisionin ky ka thjesht rol keshillimor nuk ka tager te vendose per parlamentin shqiptar. E di si eshte ky komisioni Vellai ka probleme me vellain dhe shkon i kerkon nje sugjerim komshiut nese eshte duke vepruar mire per te zgjidhur mosmarrveshjet. Thjesh sugjerime kaq as me shume as me pak. Tung

    Reply to this comment
  5. Mondi October 29, 09:30

    Cfar eshte ky budallallek more test droge . E kush e thote ai thuthuqi .
    Jo po te veme dhe nje test virgjerie ????
    Apo nte veme nje test alkoli ??? Do me vinte keq shume per bosin e alkolit Ristanin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*