“Komisioni i Venecias” mbi Shqipërinë: Nuk ka vend për interpretime

June 29, 2020 18:43

“Komisioni i Venecias” mbi Shqipërinë: Nuk ka vend për interpretime

Komisioni i Venecias e dha opinionin për Gjykatën Kushtetuese. Do të hapë ai më në fund rrugën e dialogut në Shqipëri? Anëtarja e Komisionit Prof. Angelika Nussberger shpjegon për DW se çfarë duhet bërë tani në Shqipëri.

Deutsche Welle: Prof. Nußberger, ju jeni anëtare gjermane e Komisionit të Venecias dhe merreni edhe me çështjet e hapura juridike në Shqipëri. A keni qenë vetë në Shqipëri?

Prof. Angelika Nußberger: Herën e fundit kam qenë në shkurt me delegacionin e Komisionit të Venecias në Shqipëri, pak kohë para shpërthimit të Coronës.

E cila ishte përshtypja nga takimet tuaja?

Në takimet e shumta me përfaqësues nga politika dhe shoqëria civile pata përshtypjen se është shumë urgjente që reforma e drejtësisë të përmbyllet sa më shpejt dhe me sukses.

Së fundmi Komisioni i Venecias ofroi rekomandimet e tij për shqetësimet ekzistuese në Shqipëri lidhur me Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri. Cili është hapi tjetër që duhet ndërmarrë tani?

Për Shqipërinë ka një rëndësi të jashtëzakonshme të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Kështu që hapi tjetër i nevojshëm është të ecet përpara me emërimet e tjera të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mbi bazën e opinionit të Komisionit të Venecias rruga përpara tani duhet të jetë e qartë.

Por edhe më parë Komisioni i Venecias ka publikuar rekomandimet e veta për mosmarrëveshje të tjera. Rezultati ka qenë shpesh interpretimi politik, ku secila palë thotë, se Komisioni i jep të drejtë dhe grindjet vazhdojnë. Çfarë efekti kanë atëherë rekomandimet tuaja? A përbën një problem fakti që opinionet tuaja nuk janë të detyrueshme?

Është e vërtetë që teknikisht opinionet e Komisionit të Venecias nuk janë të detyrueshme; ato ofrojnë atë që shpesh quhet si “soft law” – “ligji i butë”. Por kjo nuk do të thotë, që ato mund të neglizhohen. Përkundrazi, të dy, kryetari i Parlamentit të Shqipërisë edhe Presidenti i Shqipërisë e kanë kërkuar opinionin, që do të thotë ata që kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese  Opinioni i Komisionit të Venecias jep një përgjigje për pyetjet e kërkuara. Prandaj nuk mund të ketë asnjë dyshim që do të merret seriozisht. Përgjigjet e dhëna përfaqësojnë komunitetin ligjor europian; ato kanë një autoritet të veçantë.

Pas dëgjimit të të gjithë aktorëve relevantë, Komisioni i Venecias e shpjegon pozicionin e tij ligjor sa më qartë të jetë e mundur. Kështu që nuk ka vend për interpretime.

Ka kohë që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon në Shqipëri. Çfarë duhet bërë për të përshpejtuar procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese?

Kushtetuta e Shqipërisë vendos një mekanizëm të komplikuar për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Parashikimet kushtetuese çuan në mosmarrëveshje, se si kuptohen ato në kushte të caktuara – në një situatë, ku ka shumë vende bosh në të njëjtën kohë, ku procedura e vetting-ut është ende në vazhdim e sipër dhe ku ka vetëm shumë pak kandidatë. Komisioni i Venecias ka dhënë shpjegimin si të operohet në kushte të tilla. Kështu, bazuar në këtë opinion, aktorët e ndryshëm politikë duhet të fillojnë bashkëpunimin në mirëbesim. “Për të kapërcyer krizën kërkohet dhe është thelbësore arritja e një konsensusi të gjerë për një dialog konstruktiv, ndërinstitucional dhe bashkëpunimi mes institucioneve të shtetit.”

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë një efekt pozitiv në zhvillimin e vendit. Çështjet e diskutueshme mund të zgjidhen kështu mbi baza ligjore. Në një rast të mosmarrëveshjeve mes aktorëve të ndryshëm politikë Gjykata Kushtetuese do të jetë arbitri që do të tregojë rrugën përpara.

Komisioni dha rekomandime për disa ndryshime kushtetuese. Megjithatë nuk është i vogël rreziku, që ju të dëgjoni sërish për grindje politike lidhur me to, me rezultatin e një bllokade të re politike. Cila është qasja juaj në këtë rast?

Rekomandimet mbi ndryshimet kushtetuese prekin rregullat e paqarta. Njëherë për njëherë, megjithatë Komisioni i Venecias ka shpjeguar si funksionojnë mekanizmat kushtetues. Kështu që edhe nëse nuk ka konsensus për ndryshimin e Kushtetutës, nuk ka asnjë arsye për një bllokadë politike.

A e ndiqni ju edhe implementimin e rekomandimeve tuaja, apo puna juaj merr fund sapo të jepet opinioni?

Po, Komisioni i Venecias gjithmonë i ndjek nga afër deri në ç’pikë janë implementuar opinionet e tij. Sekretariati i raporton mbledhjes plenare mbi zhvillimet gjatë takimit në Venecia.

Reforma e drejtësisë në Shqipëri është një sfidë që po zgjat me vite, e po të flasësh me njerëzit në vend ata janë të lodhur, sepse institucionet kryesore të ligjit nuk funksionojnë prej vitesh. Çështje të rëndësishme ende presin përgjigje. A ka diçka që do të thonit tani më pas, për reformën, se kjo do duhej të ishte organizuar më mirë vitet e kaluara në Shqipëri?

Komisioni i Venecias i ka analizuar problemet e reformës ligjore në Shqipëri. Lidhur me çështjen e mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë, Komisioni i Venecias i ka dedikuar tre kapituj të opinionit të tij mbi faktorët e ndryshëm, influencën e procesit të vetting-ut, influencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe rrethanat konkrete të të ashtuquajturit “incident procedural”.

Në të ardhmen është i mundur një fillim i ri. Të gjithë aktorët politikë duhet të marrin si pikë startimi nevojën urgjente për të rithemeluar Gjykatën e Lartë. Ky duhet të jetë një qëllim politik i përbashkët, në të cilin nuk duhet të interferojnë interesat personale dhe politiko-partiake.

A keni shembuj, se ku e kanë hapur derën e dialogut rekomandimet tuaja?

Ka shembuj interesantë, ku shtetet që kanë pasur shqetësime kanë ndjekur opinionin e Komisionit të Venecias. Një shembull mund të jetë adoptimi i Aktit të Sistemit Juridik në Bullgari, ku në fund një nga rekomandimet u adresua pjesërisht, dhe rishikimi i Kushtetutës në Gjeorgji, ku opinioni i Komisionit të Venecias u mor për bazë në disa aspekte.

A mendoni se Shqipëria është pranë kësaj?

Gjatë vizitës sonë ne kemi parë se të gjithë aktorët politikë janë të vetëdijshëm për situatën e vështirë të vendit dhe duan të tejkalojnë situatën e krizës. Shqipëria ka juristë të shkëlqyer dhe mund të ngrejë me lehtësi institucione shtetërore që funksionojnë mbi bazën e sundimit të ligjit. Vullneti politik është aty. Nga perspektiva jashtë duket, se problemet janë “self-made” -të krijuara vetë dhe çdo gjë do të rregullohet sa më shpejt që aktorët politikë të bashkojnë përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje të mira të përbashkëta.

Po tani që nuk mund të vizitoni vendin, si merren vendimet për opinionin?

Për shkak të Coronës, anëtarët e Komisionit të Venecias nuk mundën të takoheshin as në mars, e as në qershor. Megjithatë ne mundëm të pranonim opinione të rëndësishme në formë të shkruar./DW

l.h/ dita

June 29, 2020 18:43
Komento

6 Komente

  1. Bla bla blu ! June 29, 19:23

    gJARPRINJ hELMUES

    Reply to this comment
  2. Zhupi June 29, 20:39

    Republika e Venedikut…………

    Reply to this comment
  3. interpretime ??? Absolutishte qe jo .-Na e solli ne vemendje edhe Presidenti sot June 29, 23:13

    Ju ftojme per nji Mbremje Vallezimi

    te gjitheve si jeni ,. (natyrishte me Maskat túaja Psrsonale )

    ne Lalz ke Vilat e presidentit .

    Kush ka qen ose Mace ,mos ta leri vetem eshte gjynah .

    Vilat kan edhe dhoma te posacme per mace dhe qene ,

    qe mesiguri kane te njejten gjuhe e kuptohen kollaj

    njelloj si Kriminelet dhe Mafiozet

    Reply to this comment
  4. Ethem Lalaj June 30, 10:05

    DITA: Venecia i vjen verdall problemeve ne Shqiperi si.”..macia qullit te nxehte..”.Mania kujt tja prish e kujt tja ndreq..po e le problemin statukuo.!
    -Problemi mori frakture me emerimin e XHAFERLLARIT te Alibehut te PD ne vend te VORBSIT qe kishte radhen.
    -Sipas Presidentit kjo prishte ballancen e shumices per shkarkimit te Tij nga detyra.Ndaj Im ju turr Dvoranit sa e largoi nga KED,tashme ngelur pa drejtues.
    -Tashme Presidenti kerkon vonese ne krijimin e GJL,GJK ne tejkalim afaresh deri 2021 se shpreson qe opozita(MONA) te vij ne pushtet dhe te anulloi vetingun e 4 viteve.Kurse maxhoranca apatike kerkon zbatim te ligjeve,ku mund te perfundoi si H.Thaçi i Kosoves.
    -Kam mendimin se po erdhi Berishizmi ne pushtet GJL+GJK do krijohen brenda dites me militant.Dhe kete PS e di mire.Edhe nd/kombetaret(ppp Europiane)po punojne shume duke vendisur 15 kushteve per negociatat nga 2-3 qe kerkon KIE.
    -Ne kete situate te veshtire Kosove-Shqiperi..do fitoi me i forti ne shpifje.! Populli thot “..Ujku mjergull kerkon..”
    -FLM-DITA

    Reply to this comment
  5. Heretiku June 30, 10:42

    Kjo Zonja e mesiperme, se bashku me Zoterinjte e tjere te Komisionit te Venecias, para se te japin mendime dhe sugjerime per funksionimin e duhur te gjyqesorit ne Shqiperi, duhet te kene parasysh gjendjen reale ku dergjet Shqiperia e sotme. Sugjerimet, ashtu si jepen, vlejne per nje klase dirigjente te nje shteti, qe sapo ka hyre ne nje sistem te ri politik, ekonomik, shoqeror te panjohur me pare nga ta dhe mbi te gjitha, kjo klase dirigjente te kete deshiren dhe vullnetin per ti zbatuar pike per pike, keto sugjerime te ketij Komisioni serioz.
    Cili eshte realiteti shqiptar sot ? Ne krye te shtetit shqiptar kemi politikane ( nje pjese e mire ), qe nuk kane asnje ndryshim nga kriminelet ordinere, hajdutet, rrugaçet, degjeneratat e nje shoqerie. Kane vjedhur e rrembyer, duke humbur edhe sensin e mases ne kete veprimtari kriminale. Cfare efekti mund te kene per keto per keto surrate, mendimet ( sado te mençura dhe efiçente te jene ) e Komisionit te Venecias ? Xero me bisht ! Ata te gjithe bashke, i vetmi mendim qe mund te kene, eshte qe te zvarritet sa me shume Reforma ne Drejtesi dhe mundesisht te mos realizohet kurre. Ne rast se realizohet kjo e fundit, ata shkojne tek “fresklliku”, ndoshta edhe per jete. Pra, si mund ti jepen “mendime” ketyre funderrinave, per te realiizuar diçka qe ata nuk kane asnje lloj deshire te behet realitet ? Eshte nje lloj sikur te caktosh gjelin e detit te organizoje tryezen e Vitit te Ri, kur i pari qe do te perfundoje i pjekur ne te, eshte vete ai !
    Shqiperia sot eshte nje shtet jo funksional, eshte nje shtet ne Emergjence dhe si rrjedhoje edhe mendimet apo sugjerimet nuk duhet te jene, duke bere gjoja sikur kemi te bejme me nje shtet normal, por duhen te jene si per nje shtet ne nje gjendje emergjence totale politike dhe istitucionale. Me nje fjale, anetaret e nderuar te Komisioni te Venecias, kur ti kerkohet mendimi, duhet te japin sugjerime per masa drastike, te jashtezakonshme, sepse kjo eshte gjendja reale e Shqiperise sot.

    Reply to this comment
  6. Pensionisti June 30, 17:49

    Kjo historia e Komisionit te Venecias me kujton nji ngjarje te ndodhur vite me pare:Nji usta dergoi ndihmesin e tij per te mbyllur disa vende nga ku pikonte catia e nji banori, , sepse vete ishte i semure ate dite!Ndihmesi i mbylli vendet nga ku pikonte uji i shiut ,mori parat dhe ia dorezoi ustait ,i cili e pyeti;mbarove pune dhe a mbeti i kenaqur banori ,ndihmesi me gezim te madh i thote se i mbylli vendet e demtuara dhe nuk pikon me catia !Kjo e inatosi ustane qe filloi ta qortonte ndihmesin ,qe nuk kishte lene ndonji “vrime “per te shkuar edhe ndonjihere tjeter;” keshtu sic ben ti do te na lesh pa pune” i tha ustai ndihmesit!Me duket se te gjithe keta nepunesat milionere te BE po “lene nga nji vrime”,qe te vijne perseri per ta “mbyllur”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim