Komisioni i Venecias rrëzon kërkesën e PD-së për Vettingun në Politikë

December 5, 2018 14:16

Komisioni i Venecias rrëzon kërkesën e PD-së për Vettingun në Politikë

Komisioni i Venecias u ka dërguar sot palëve politike në Shqipëri, mazhorancë e opozitë, draftin paraprak të opinionit të tyre, ende të pamiratuar, për propozimin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë.

Sipas draftit, “projektpropozimi kushtetues i opozitës nuk arrin të japë udhëzimet e përshtatshme”.

Ky është drafti paraprak, që gjithsesi do të duhet të miratohet nga mbledhja e Komisionit të Venecias, për të ardhur si vendim përfundimtar nga mesi i muajit dhjetor.

Konfirmohen në këtë mënyrë zërat e orëve të fundit, sipas të cilave “Venecia” mund të japë një vendim në formë hibride, pra të përjashtojë ndryshimet kushtetuese që kërkon PD-ja, por të propozojë që këto ndryshime të kalojnë përmes amendimit të ligjit të dekriminalizimit, siç njoftoi në lidhjen e drejtpërdrejtë në edicionin informativ të mesditës gazetari Indrit Maraku.

o.j/dita

December 5, 2018 14:16
Komento

3 Komente

  1. sopiqoti December 5, 14:29

    Akoma nuk e kuptojne keta “..gjoja ..” politikane tone se duhet te LARGOHEN VETE NGA POLITIKA dhe jo nepermjet Vetingut,duke filluar nga Saliu,Lulzimi,Fatmiri,Salianji,Paloka ekompania e tyre ?

    Reply to this comment
  2. Lulzim Bytheci December 5, 15:42

    Po tani mer daku si do na veje filli??? I paska korruptu Rama me paret e droges ene kta te Venecias. Ca bohet kshtu? Duhet me gjet Babalen e rradhes qe tmos hyjme ne zgjedhje. I juaji Lulash Suma

    Reply to this comment
  3. gardiani December 5, 19:08

    Perse ligj te vecante per politikanet , apo t’a perdorin si mburoje , qe te mos meret drejtesia me ta, por qe te meren me njeri tjetrin , duke u tallur me ne .
    Para se te jene politikane , jane shtetas te ketij vendi , dhe si te tille , le te jene te barabarte me ne, para ligjit !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim