Komisioni i veshit dhe një regjistrim i 2007-s

Nga GENC LLAKAJ* May 10, 2013 09:45

Komisioni i veshit dhe një regjistrim i 2007-s

E patë seç ndodhi pardje në komisionin e veshit, në komisionin më qesharak që ka parë ndonjëherë historia botërore e parlamentarizmit? A e patë sesi një trup ( ose një turp) prej pesë deputetësh vetëm të njërit kah politik, të mazhorancës, kishin  vën  në bankon e të akuzuarve dëshmitarët e një ‘krimi’ makabër, atë të shkuljes së veshit të zotit “hiçi? Sa qesharak! Sa më dhimbsen ata që inskenuan këtë pseudongjarje, po aq më dhimbsen edhe pesë shërbëtorët e këtij komisioni sa të palogjik  po aq  dhe tragjikomik. Shikoni, po ta ndiqje me vëmendje sesi merreshin në pyetje dëshmitarët, sesi ishte pozicionuar ‘trupi gjykues’ e se si ishin parapërgatitur pyetjet, të kujtonte hetuesinë e viteve të komunizmit.

Nëse dikush ka parë përmes filmimeve apo ka qen direk apo indirike viktimë e atyre gjyqeve farse, të mbushura me dogma dhe dallkaukllëk të shëndetshëm, do të arrijë në  të njëtin konkluzion me mua. Ai komision më ‘nxori mallin’ e hetuesisë së komunizmit. Personalisht, pasi e kam provuar dhe vet, kur “tradhëtova” atdheun (u arratisa) në 1989-tën para meje (vetëm 17 vjeçar-një fëmijë) ishte një hetues i pështirë, qeros (në atë kohë qerosat nuk ishin në modë), fudull dhe shërbëtor i bindur i nomeklaturës së kohës. Quhej, në mos gabojë, Agron T.

Pardje, kur po ndiqja këtë seancë ‘gjyqësore”, për një çast mendova se isha unë përballë hetuesisë së xhaxhit. Për një çast, mu duk sikur u kthye sërish ai sistem dhe langot  e tij. Më kujtohet kur hetuesi i rrethit të Sarandës “Agron .T” më ulërinte duke më thën se isha tradhëtar, shkëlës i kufirIt dhe për këtë krim të madh ndaj popullit do të dënohesha me burg të përjetshëm. Sigurisht që ishte presion. Ashtu siç është një farë presioni apo tentativë e tillë kjo që po bën “komisioni i veshit”, deleguar nga qeveria e leshit, ndaj Kryetarit të opozitës. O zot na ruaj nga idiotët! O zot na ruaj nga patetikët e sëmurë partiak, nga invalidët mendorë të një diktature demokratike, nga injorantët e një shpure të shthurur moralisht, hakmarrëse për hicgjë dhe asnjëgjë, nga të degraduarIt  me humbje  personaliteti dhe  y-ndyre njerëzore  deri në kufirin e naftës D2.

Sinqerisht, nuk më hiqen nga memorja fytyrat e komisionerëve të leshit, të vrazhda, hakmarrëse deri në flijim për partinë-shtet dhe meskine deri në hiçmosgjë. Për sa më sipër, u mundova të mos përdor emra “agresorësh” apo “viktimash” të kësaj ngjarjeje kaq ofenduese për shqiptarët. Por , tentova ti referohem thjesht dhe vetëm ngjarjes, evenimentit, fenomenit apo konceptit. Kështu që, edhe ju të nderuar lexues, pasi ta keni vën në punë logjikën apo edhe fantazinë, më analizoni dhe në daçi më kritikoni nëse nuk jeni në një mendim me mua kur them se ky komision qesharak, që merr në analizë çështjen e shkuljes së veshit të një “hiçi” nga përfaqësuesi i më shumë se 60 %  të shqiptarve, na qënkërka serioz, dinjitoz dhe në shërbim të rujtjes së imazhit të Shqipërisë në botë (gjithnjë nëse është e vërtetë). Dhe, meqënse jam këtu, për ju  që nuk keni dijeni, thjesht dhe vetëm për t’ju ndihmuar sado pak në analizën tuaj, po ju jap vetëm një të dhënë të vogël për babain Neritan Ceka. Në vitin 2007-të në një intervistë konfidenciale të tij për një vajzë atdhetare (anëtare e FBKSH-së) e paraqitur thjesht si një qytetare rumune me origjinë shqiptare  që donte të dinte mendimin e Z. Neritan Ceka lidhur me çështjen kombëtare dhe bashkimin kombëtar të shqiptarve, ky i fundit, pasi u pyet nga vajza se çfarë mendimi kishte rreth çështjes kombëtare, midis të tjerave i tha: “Moj vajzë, cfarë është kjo çështja kombëtare?! Në Ballkan nuk ka më çështje të shqiptarëve! Thjesht disa të marrë, pa mend dhe trushkulur mendojnë aventura të tilla si bashkimi kombëtar a dokrra të tilla. Kjo intervistë eshtë regjistruar nga një celular, pa dijeninë e z.Neritan Ceka. Për ta mbyllur, ju betohem se nuk do ta kundërshtoja për asnjë çast  thënien lapidare të popullit tonë “bëm baba të të ngjajë”. Shikoni, unë nuk thashë gjë, populli e tha!

*Sekretar Politik i Frontit të Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH)

Nga GENC LLAKAJ* May 10, 2013 09:45
Komento

4 Komente

  1. transparence May 10, 11:26

    Jepi pubkikoje videon

    Reply to this comment
  2. goni May 10, 11:30

    Na dolle i forte o nipi Nuriut? U be kjo pune lesh me tresh.Nga nje mik qe te do te miren.

    Reply to this comment
  3. Amant May 10, 13:06

    Normal qe i biri i babait qe pushkatonte te denuarit nga nomenklatura komuniste, i jepet shansi qe te bej prokurorin per te kerkuar denimin asfiksues ne demokraci, ndaj kundershtareve te shefit te tij patologjik SaliRame Sheqere Berisha i viçidolit.
    Kadilli eshte dhe mbetet nje njeri pa personalitet. Sherbetor besnik e b…..lepires i pashembullt.
    Mjere shqiperia ne çduar ka rene.

    Reply to this comment
  4. sopiqoti May 12, 08:06

    Komision me qesharak nuk kemi pare.E urdheron formimin e tij ai te cilit i duhet shkulur nga renja jo vetem veashi por edhe gjuha per ato brockulla qe thote,per ato sharje moster me te cilat u drejtohet kolegeve opozitare duke i konsideruar bageti te stanit te Vicitolit dhe jo perfaqesues te popullit.Dhe komisionin e veshit e miraton kryetarja e leshit.Sa qesharake.Sa large jane keta dy njerez nga koleget e tyre ne vendet fqinje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*