Komisioni për Edukimin, debat mes Nikollës dhe Vokshit

February 20, 2018 11:01

Komisioni për Edukimin, debat mes Nikollës dhe Vokshit

Ditën e sotme është duke u  zhvilluar seanca dëgjimore e komisionit të medias mbi edukimin. Milva Konomi, që në krye të herës, ka kërkuar që në komision të vendoset një kod etike.

Deputetja demokrate, Albana Vokshi u është drejtuar deputetëve të Partisë Socialiste duke u thënë të mos bojkotojnë.

E pranishme në komision ishte e Ministrja e Arsimit Nikolla, e cila i është drejtuar Voshkit duke i thënë që “Sa herë hapni gojën, bëni diferencën e qytetarisë”

Vokshi ka reaguar duke i shtruar një pyetje në lidhje me shkeljen e ligjit për aktet nënligjore të arsimit, ndërsa Ministrja i është përgjigjur se Vokshi po e drejton komisionin në mënyrën më të shëmtuar.

Është ndezur një debat midis Vokshit dhe Nikollës, duke përfunduar në dialogun:

Vokshi: S’do të më tregosh ti se si drejtohet komisioni.

Nikolla: Mos ju shmangni përgjegjësive që ju takojnë!

l.h/ dita

February 20, 2018 11:01
Komento

1 Koment

  1. Nunuja nga Cepani February 20, 12:04

    Ju lutem ! Mos kerkoni edukate nga te paedukuarit. Fjalori i PD-isteve eshte vazhdimesi e fjalorit te shefit Sali. Kini degjuar ndonjehere fjalor te paster nga Saliu ? Po gjetet nje kalë me qime ngjyre jeshile , do te gjeni edhe nje deputet apo deputete me edukate nga PD-ja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*