Komisioni për shkarkimin e Metës, Manja: Për 3 muaj do bëhet hetim i plotë

July 11, 2019 14:30

Komisioni për shkarkimin e Metës, Manja: Për 3 muaj do bëhet hetim i plotë

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur këtë mesditë në mbledhjen e parë, për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve socialistë.

Ky komision do të vendosë për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit, Ilir Meta, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore.

Në mbledhjen e parë, kreu i komisionit, Ulsi Manja, deklaroi se për një periudhë 3-mujore do të bëhet një hetim i plotë mbi vendimin e Metës, i cili më pas do t’i dorëzohet Kuvendit për veprime të mëtejshme.

“Qëllimi i ngritjes së tij është i njohur, unë po shfrytëzoj rastin dhe po lexoj vendimin e kuvendit të Shqipërisë: Ky komision hetimor ka për qëllim të hetojë njohjen dhe ushtrimin e kompetencave nga ana e presidentit të Republikës lidhur me organizimin e zgjedhjeve vendore dhe nxjerrjen e përgjegjësive konkrete. Ky komision ka për detyrë të verifikojë procedurat e ndjekura nga presidenti i Republikës, të verifikojë pasoja e këtyre akteve në raport me institucionet e tjera.

Në optikën e kolegëve deputetë që kanë kërkuar shkarkimin e tij konstatohet se sjellja e tij në lidhje me procedurat e ndjekura, presidenti ka shkelur rëndë kushtetutën dhe kjo sipas tyre përbën shkak ligjor për pezullimin nga detyra. Ky komision referuar saktësisht vendimit 84, për një periudhë 3 mujore do bëjë një hetim të plotë për t’i paraqitur Kuvendit një raport përfundimtar. Ky është edhe deklarimi i komisionit hetimor i përcaktuar në vendimin dhe komisioni është i detyruar t’i rrijë strikt”, tha Manja.

Pas dekretit të Metës, disa deputetë të Partisë Socialiste kërkuan ngritjen e një Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Kërkesa e tyre u miratua në Kuvend, gjatë seancës të së hënës, me 101 vota pro dhe 6 kundër.

Socialistët kërkojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke dekretuar 13 tetorin si datë për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

l.h/ dita

July 11, 2019 14:30
Komento

8 Komente

  1. Rtyana July 11, 14:37

    Largoheni kete pleh nga pushteti,hetoeni per ndershmeri dhe hidheni mbas hekurave,28 vjet ne pushtet,po aq vite burg

    Reply to this comment
  2. Lili July 11, 16:54

    Edhe paska shkel rende Kushtetuten edhe duhet nje hetim 3 muajsh! Hajde albanistaneze hajde! Pse duhet hetim kur jeni aq te sigurt qe paska shkel kushtetuten? Per me ba show edhe 3 muaj e pergjegjesite e juaja me ia faktueuar atij?!!!
    Idiote ne cdo aspekt jeni! Idiotizme deri ne groteske e karikature!

    Reply to this comment
  3. respekt July 11, 20:38

    Lili, po do gjejne Meten edhe ne Sarajeve me qenin, i kujt ishte qeni, perse e kishte marre Muti ne dore,ka shume gjera qe ti nuk i di dhe do ti shkruajne ne raport. Besoj se e kuptove ose kurre mos e kuptofshe. Brenda tre muajve vijne te dhenat ne komision bga brenda dhe nga jashte se nuk eshte vetem qe shkeli kete radhe kushtetuten!

    Reply to this comment
    • Lili July 12, 08:35

      Respekt, mu nuk me intereson Meta apo x e y, me intereson funksionimi i shtetit shqiptar e institucionet e ketij shteti! Ketu kemi shume probleme , qe mundesojne metes rames etj etj meu tall me shqiptaret! Nuk mbroj Meten si njeri po kerkoj qe barapeshimi i pushteteve te jete i vertete kusicili rolin e luan sipas ligjit ! Edhe nuk kuptohet ligjerisht kjo shkel Kushtetuten, pra ligjin suprem, edhe prape eshte ne fiksion edhe 3 muaj se debilat nuk jane te afte me pa menjehere ku u shkel Kushtetuta , ligji suprem po e perseris, edhe lane ne pushtet nje shkellese te ligjit! Zvarritja eshte jokonsequente , idioteske ebile edhe bashkpunim ne krim, ketu se ose ke shkel kushtetuten ose jo e nuk duhet 3 muaj per ta argumentuar kete sidomos kur keta na qenkan te bindur per kete pune!
      Po e riperseris nuk mbroj asnje ketu se te gjithe per mu jane plehra kush ma shume e kush ma pak , po bashkpunetore ne krimet kunder Shqiperise jane prej deputetit tek kme presidenti, hiç mos ke dyshim per kete!

      Reply to this comment
  4. alphade July 11, 22:34

    Z. Manja nuk mund te behet me shpejt hetim per presi-
    denti apo e keni qejf shume ato “Kalendat Greke” per
    cdo gje ?! Zvarritje, gjithe kohen zvarritje. Shqiptaret,
    zoti Manja nuk ka as kohe,as durim dhe asgje prej gjeje,
    vetem parlamenti dhe sistemi gjyqesor i tepron koha per
    te marre vendime drastike per te krijuar sa me shpejt in-
    titucionet e Drejtesise. Mund te behen edhe gabime ne
    perzjedhjen por koha i hedh jasht “garbage-t”. Dihet nga
    gjithe opinioni publik se bandat pedeiste e leseiste nuk kane lene gur pa levizur per te sabotuar Reformen ne
    Drejtesi.Nderkombetaret dhe 95 perqind e shqiptareve e
    kane te qarte Reformen ne Drejtesi,vetem politikanet tane “nuk e kane te qarte se pesrse po bhet kjo Reforme”
    Kete e them sepse ka shume debate retorike behet nga
    disa politikane sofiste,sic jane Bylykbashi, Alibeaj, Bardhi
    iKavajes qe tash eshte bere “figure” ne banden pedeiste.
    Te gjithe keta jane hedhur ne sulm per te vene “kercujt”
    e fundit ne rrotat e Reformes ne Drejtesi. Shume disku-
    tante thone se kupola poltike ka frike nga Drejtesia e Re!
    Ne te vertete ata nuk kane frike por i ka zene TMERRI nga kjo Reforme sepse SPAK- u dhe BKH- ja do te filloje
    hetimin pikerisht tek kupola politike ,te “Peshkaqenet e
    Medhenj”, sic kerkonin me ngulm ambasadoret e nderuar
    LU dhe VLLAHUTIN..!
    Kur themi do te fillohet nga kupola politike kam parasysh
    binomin mafioz : Berisha- Meta. Kjo shpjegon edhe sul-
    min e eger qe ka ndermarre kohet e fundit presidenti i
    Republikes duke arritur deri atje qe te guxoje te sulmoi
    edhe “qiejt” ,SHBA dhe BE. Kjo tregon se ky binom dhe
    “derivatet” e tyre po luftojne per jete a vdekje per t’i
    shpetuar drejtesise dhe sidomos te mbrojne me cdo kusht pasurine e grabitur . Megjitheate sado te perpiqen
    nuk i shpetojne as SPAK-ut dhe as BKH sepse kete refor-
    me nuk po e ben Rama si kryeminister sepse Rama eshte ne te njejte varke me binomin por opozita e perdor
    Ramen si “SCAPEGOAT” per qellime “a posteriori” qe ta
    kene si justifikim per zhberjen e Reformes ne Drejtesi nga fillimi deri ne fund ne kohen kur ata enderrojne te vij-
    ne ne pushtet. Megjithese sic tregojne bathet jane larg
    pashket.

    Reply to this comment
  5. alphade July 12, 03:59

    Lexova artikullin e avokat Ngjeles te dates 11/7/19, botu-
    ar ne gazeten ” SOT”, me pelqeu jashtzakonisht, nje ana-
    lize brillante persa i perket problemeve te nxehta qe po kalon Shqiperia po kalon,pas nje “kalvari” e “via crusis”
    tre vjecare te Reformes ne Drejtesi. Shume analiste ne
    pozita tej oportuniste flasin e flasin pa pushim,debatojne
    deri ne histerizem ne disa raste por shume rralle permen-
    dim emra te pervecem,bile e thone hapur se nuk duhet te
    permendin emra te “pervecem”, te vetmin emer te perve-
    cem eshte Kryeministri aktual qe nuk lene gje pa thene e
    sterthene kunder tij.Ka gazetaruce oportuniste deri ne fyt
    si tipat: Rakipi, Zhei, Vevziu,Lala, e shume te tjere qe nuk
    i,lene kusur Kryeministrit Rama dhe mire do te benin be-
    nin nese ato do te ishin parimore apo duke u nisur nga
    interesi i shqiptareve anonime,apo te “zakonshem” sic i
    pelqen t’i perkufizoi kryeministri, por keto te gazetareve
    per mendimin tim jane subjktive,te porositura nga “prure-
    si me te pare”…! Keta gazetare servile i sherbejne nje
    klani politik kunder nje klani tjeter politik. Praktikish beri-
    shizmi e ka kapur te gjithe masmedian dhe ironia qen-
    ndron ne faktin se klani berishisht ankohet se kryeministri
    i ka kapur te gjitha organet e shtypit dhe te drejtesise ,kur
    faktikisht kjo i ngjan asaj fabules se Ezopit :”Delja dhe Uj-
    ku” ……!? Ne shtyp dhe ne propagande duhet folur hapur
    dhe padorashka,ku “Bukes, t’i thuhet buke dhe veres,ve-
    re”- Bibla ! Dhe Ngjela ketu shkelqen: Ai,qe ne krye te he-
    res ka percaktuar se kush nga politikanet shqiptare jane
    per Reformen ne Drejtesi dhe cilet jane ata qe jane kun-
    der kesaj Reforme: Dhe ketu Ai ve gishtin ne plage: tri-
    nomi: Berisha- Meta- Basha kane qene qe ne krye te heres kunder Reformes ne Drejtesi. E votuan Reformen
    Drejtesi ne fillim kur u erdhi nga pertej Oqeanit “pazma-
    taja”: “Ose votojeni Reformen, ose …..” ! Dhe u detyruan
    ta votonin duke menduar,ashtu sic vepruan qe gjate rruges do t’i “vinin kercunj ne rrota” kesaj Reforma. Per cdo “presje” opozita Berisha-Meta-Basha,permes bulme-
    zave: Bylybasheve, Alibeajve,etj. ia conin projekt-draf-
    tin e Reformes ne Komisinin e Venecias. Vonesa mbas
    vonesave dhe fajin ne propagande ia hidhnin Pozites se
    gjoja po e “saboton” Reformen duke menduar se shqip-
    taret dhe nderkombetaret do t’i hanin alibite e tyre. Por kjo nuk ndodhi sepse as shqiptaret dhe aq me pak nder-
    kombetaret dolen ne perfundim se ky sabotim i opozites
    behej me qellimin e vetem per te cuar drejt deshtimit te
    Reformes ne Drejtesi ? Tipat si Titet e vasilit hodhen pa-
    llen se “Reforma vdiq pa lindur” ,nderkohe qe ajo kishte
    “lindur” dhe po “rritej” dhe ne kete lufte nje merite te ve-
    cante qe do te mbetet ne historine e Shqioerise mbajne
    dy ambasadore: LU dhe VLLAHUTIN ,te cilet duke per-
    balluar perbaltjen dhe fyerjet e Berishes,Metes,Llalles,
    etj.etj. qe ne unison me njeri-tjetrin leshonin akuza nga
    me te felliqurat kunder diplomateve te vendeve mike.
    Duke iu rikthyer edhe nje here artikujve ne pergjithesi te
    avokat Ngjeles dua te shtoj se ato jane te gjithe artikuj
    koherente me vete qendrimet e autorit ne te gjitha inter-
    vistat qe i kam ndjekur me shume interes. Nuk me mbe-
    tet gje tjeter vecse ta peshendes perzemersisht nga larg.

    Reply to this comment
  6. shaban July 12, 08:11

    E pse te mos filloje nga Rama ,Berisha e Meta?

    Reply to this comment
  7. alphade July 13, 03:37

    Shaban: njeri duhet te jete ne krye sa te mbaroje pune me trinomin: Berisha-Meta-Basha…! Mos kujtoni ju se
    SPAK-u dhe BKH-ja do te kursejne Ramen. Jo more jo
    edhe do te kaloje ne site por perkohesisht i duhet nje nje-
    ri ne krye sepse lind pyetja cilin do te vene ne krye Ty apo mua ?! Dhe argumenti i fundit eshte: Se kete Refor-
    me nuk e monitorojne shqiptaret se po te ishte per kupo-
    len politike shqiptare,majtas apo djathtas,as per nje qind
    vjet te tjera nuk do behesh kjo Reformape por ate e kane marre ne dore nderkombetaret: SHBA dhe BE-ja, prandaj
    une jam besimplote se miqt tane strategjike do ta cojne
    deri ne fund kete Reforme. Aty ku Amerika investon e
    subvencionon do domosdoshmerisht rezultate dhe keto
    i kerkon te “Peshqit apo Peshkaqenet e Medhenj” qe nuk je as Ti dhe as une qe me 137.200 leke te vjetra nuk nxjerr as buke thate dhe ju kujtoj qe kam tri diploma dhe
    njeren ne nje Universitet te njohur ne bote. Me kete nuk
    dua te behem si “Beluli” sepse tash qe po i kaloj te 80-tat
    s’kam nevoje per autolevdata por dua t’ju tregoj se si jemi
    “vleresuar” ne qe punuam e u roptuam per me se gjys –
    shekulli dhe kur vjen puna jemi katandisur ne kete fare
    feje ku politikanet e sotem qe mos i paste kurkush ne planet duan vetem qe ne te “ikim sa me pare ne boten
    tjeter”…..!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin