“Komisioni Tahiri të hetojë edhe Shkëlzen Berishën për trafik droge”

March 28, 2018 18:36

“Komisioni Tahiri të hetojë edhe Shkëlzen Berishën për trafik droge”

 

Mazhoranca kërkon që objektivi i komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin të zgjerohet në kohë dhe në persona të tjerë.

Në një intervistë për TemA TV nënkryetarja e komisionit hetimor, Ermonela Felaj u shpreh se do të hidhet dritë edhe mbi akuzat për përfshirjen e Shkëlzen Berishës në trafikun e drogës.

Ashtu siç e bënë të qartë edhe në mbledhjen e dytë të komisionit, Felaj u shpreh se hetimi për fenomenin e drogës nuk do të shtrihet vetëm në 4-vjeçarin e fundit, por edhe më herët.

“Meqenëse objekti është i tillë që parashikon të hetojë dhe investigojë përgjegjësinë e organeve shtetërore për të gjitha rastet e lidhura me trafikun e lëndëve narkotike në Shqipëri, kjo do të thotë që periudha e hetimit nuk do të jetë thjeshtë periudha që i intereson opozitës por më gjerë sepse fenomeni i drogës nuk ka lindur në 4 vjeçarin e fundit, por është një fenomen i 27 viteve”, theksoi Felaj.

Felaj jep edhe arsyet se përse mazhoranca e kërkon një gjë të tillë.

Ajo tha se do të hidhet dritë mbi të gjitha edhe mbi akuzat për përfshirje në trafik droge të djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

“Janë goditur me armë duke rrezikuar jetën e policëve që kanë marrë në aksione kundër drogës. Ka një deklaratë publike për përfshirjen e ish- badigardit të Sali Berishës dhe djalit të tij Shkëlzen Berisha në trafikun e drogës. Pra  duhet të hedhim dritë mbi të gjitha këto të dhëna”, tha kryetarja e Komisionit të Sigurisë.

Akuzat për përfshirjen e Shkëlzen Berishës në trafikun e drogës janë hedhur nga ish-truproja Izet Haxhia në disa intervista që kanë dhënë për gazetën DITA.

Deputetja socialiste thotë se Komisioni nuk do të marrë kompetencat e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

“Për hir të së vërtetës objekti i këtij komisioni paraqet probleme sepse ne shumë raste ndërhyn ne punën e institucioneve te pavarura te drejtësisë, gjë cila nuk do të lejohet të ndodhë. Është e qartë se komisioni hetimor do të përdoret si një tribunë politike e SHQUP-it për të hedhur akuza ndaj mazhorancës”, thotë Felaj.

Ndërkohë e pyetur për vendimin e qeverisë për dëbimin e dy diplomatëve rus, në cilësinë e kryetares së komisionit hetimorë, Felaj tha se sipas informacioneve të SHISH, rreziku rus në Shqipëri është real

“Edhe nga SHISH është konfirmuar qartësisht se rreziku rus nuk është një rrezik i fantazuar, por është një rrezik real”, deklaroi Felaj.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit Felaj tha se raporti nga SHISH për diplomatët rus kishte ardhur tre javë më parë.

a.s/dita

March 28, 2018 18:36
Komento

11 Komente

  1. Sigurimsi i pd March 28, 19:07

    Sy pordha shkerdhen eshte ipaster si komunist saliu.

    Reply to this comment
  2. Mark .U.K March 28, 19:16

    Kerkojeni ma vone ju komision tjeter more te degjeneruar.Edhe Shkelzeni duhet te kaloj para komisionit,po nje her tjeter.Po mendoj se nuk do mbetet njeri nga ju pa shkue ne burk.

    Reply to this comment
    • Mon Kukaleshi March 28, 19:58

      Po PSE mor Mark Berisha njehere tjeter e jo tani, mund te na e sqarosh pak. Si ka mundesi qe Saliu ty nuk te ka dhene diplomen e shkolles se plepave? Do te kishe qene nje ushtar akoma me i dobishem!

      Reply to this comment
    • Vicidolisti Digital March 28, 21:01

      Mark uku – haleja e Shqupit. I thone burg dhe jo burk. Po ti zaten 4 klase shkolle duhet te kesh. Sepse kokedrunj si ty i do shpellari Vicidolit dhe Partia (kriminale) Idealeve te Dhjetorit (PIDH).

      Reply to this comment
  3. luli March 28, 20:04

    Per vicin e Saliut nga do ta fillojne me pare per drogen,Gerdecin.Cezin,se ne cdo sector ku kishte para te pista si fillim ishin Zeni,Gita Liria Fisi I bagetive dhe ne fund vinte vulen bariu Sali.

    Reply to this comment
  4. fteri March 28, 20:18

    Komisioni hetimor të hetojë Shkelzen Berishën ,dhe ato parat e drogës që mori te stadiumi ,i shoqëruar me Izet Haxhinë , hetimi te shtrihet te Babaj i Shkelzenit ,Sali Shpellari .!

    Atje në ato shpella të Viçidolit kërkoni aktivitetin ,
    pa harruar mushkonjat e gjadrit e të kuçovës ,
    pa harruar Lazaratin e famshëm ,
    pa harruar dinastinë e tij për 24 vjet ,që shiste 900 ton maruanë destinacion – Itali dhe tregun Europian .
    me vlerë 4.5 milard euro viti. .

    Pastaj hetoni S.Tahirin e politikan të tjerët

    Reply to this comment
  5. Aleksander Thana March 28, 20:34

    Luli mos fol me, I ke vene vulen apostile!

    Reply to this comment
  6. info analitike March 28, 21:35

    Jemi qe jemi ti hetojme te gjithe perfshi edhe Olsin me shoke keshtu te qerojme klanet e droges. Ore si mendoni ju se pas Xibrakes nuk ka Xibraka te tjera neper Shqiperi? Gjithe ky trafik droge a mendoni se kalon kot nga Shqiperia per tu rishitur ne Europe? Si thoni shoke?

    Reply to this comment
    • Sali bolleku per familien e tij March 28, 22:10

      Na sqaro ti info sali se ju komunistet antikomuniste diskutoni dhe raportoni ne org e partise.

      Reply to this comment
      • info analitike March 29, 05:36

        E keni zakon ju sigurimsat te akuzoni te tjeret per pislleqet qe keni bere vete. Ju tradhton gjuha e dhunshme dhe hakmarrese. Edhe Saliun qe ju sherbeu e ju shpetoi koken tani e sulmoni sikur te mos ishte njeri prej jush. Jeni mesuar qe ti hani koken njeri tjetrit si ai gjarpri qe kafshon trupin e vet.

        Reply to this comment
  7. MH March 28, 22:25

    Keshtu mpleksen interresat njerezore ne vargun e viteve historike.Mark uk kritikon me gjithe shpirte e zemer turqit qe na lane 500 vjet mbrapa ku mjaft shqiptare thot Mark uk-u jane me gjak turqaliet.Mirpo don tashti qe ky na i del zot Zenit djalit te turkushakut Berisha.A ka njeri qe ta nivelojne z.Mark uk.
    Meqe diskutohet ceshtja e trafikut te droges.Asht mjaft vendim objektiv qe te meret ne shqyrtim e gjithe periudha ne plot 27 vite trafik droge.Si ministerja asht dhe gazeta nuk duhesh permendur emrat.Por vetem: Komisini i caktuar per kontrollin,trafik droge do shqyrtoj gjithe perudhen 27 vjecare.
    Ne presim vetem ekzekutimin e trafikanteve se kush jane.Nuk jam aspak i mendimit te dije si veprojne organet per cfare do ceshtje qe shtrohet e duhet zgjidhur nepermjet ligjit. Ato kane veshtiresit e tyne.Ne presim perfundimin,zgjidhjen ne mbeshtetje te ligjit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*