Komiteti Shqiptar i Helsinkit propozon ndryshime thelbësore për Kodin Zgjedhor

April 13, 2016 16:15

Komiteti Shqiptar i Helsinkit propozon ndryshime thelbësore për Kodin Zgjedhor

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në kuadër të ngritjes dhe funksionimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i ka dërguar sot këtij komisioni disa nga sugjerimet paraprake për ndryshime të mundshme në Kodin Zgjedhor.

Në shkresën e shpërndarë për mediat që mban nënshkrimin e drejtoreshës ekzekutive të sapozgjedhur, Erida Skëndaj, thuhet se  “Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) që nga viti 1996 ka vëzhguar në mënyrë të vazhdueshme zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në Shqipëri. Monitorimi i proçeseve zgjedhore është bazuar në parimet e Kopenhagenit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit zgjedhor në vendin tonë. Duke u bazuar në standartet ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dhënë kontributin e tij modest për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor në vend”.

KSHH po studion me vëmëndje tre raportet e fundit të OSBE/ODIHR-it, për zgjedhjet e zhvilluara në vend në vitet 2011, 2013 dhe 2015, për arsye se, OSBE/ODIHR sugjeron që rekomandimet e bëra në raportet e vitit 2013 dhe 2015 duhen marrë parasysh së bashku me rekomandimet e mëparshme të OSBE/ODIHR-it të cilat mbeten ende për t’u trajtuar.

KSHH shprehet se “Për herën e parë në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it shtrohet rëndësia e ndryshimit të ligjit, Kodit Zgjedhor, në mënyrë që të lejojë caktimin e komisioneve jopartiake në të gjitha nivelet dhe në këtë mënyrë të depolitizohet administrimi zgjedhor.

Zbatimi i sistemit elektronik do të ndihmonte shume, nderkohe qe vlerësojme të drejta propozimet që të votojnë edhe shtetasit shqiptarë me banim jashtë vendit”.

KSHH  thekson se “Nevojiten përpjekje shtesë për të trajtuar problemin e vazhdueshëm të blerjes së votës, si nëpërmjet edukimit të zgjedhësve, ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale, me qëllim rikthimin e besimit në proçesin zgjedhor.

Partitë politike mund të bëjnë një angazhim konkret dhe të vërtetë për të dënuar praktikat e blerjes së votës. Blerja e votës duhet të përcaktohet qartë në ligj dhe duhet të jetë subjekt i sanksioneve efektive në përpjestim më shkeljen e kryer”.

April 13, 2016 16:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*