Kompania farmaceutike konfirmon efektivitetin e hidroksiklorokinës kundër CoVid

March 31, 2020 09:50

Kompania farmaceutike konfirmon efektivitetin e hidroksiklorokinës kundër CoVid

Hidroksiklorokina aprovohet si medikament i përshtatshëm dhe efektiv në luftën kundër CoVid-19 edhe nga kompania e njohur farmaceutike zvicerane, Novartis.

Studimet paraklinike në kafshe si dhe të dhënat e para nga studimet klinike tregojnë se hidroksiklorokina e vret koronavirusin, citojnë mediat zvicerane drejtorin Ekzekutiv të Novartis, Vas Narasmihan.

Ai ka shtuar gjithashtu se kompania po bashkëpunon me spitalet zvicerane në përfshirjen e mundshme të medikamentit në protokollet e trajtimit klinik të pacientëve të prekur nga koronavirusi, ndoënse një gjë e tillë mbetet ende për t’u konfirmuar.

Kompania ka njoftuar se ka aktualisht një stok prej 50 milionë doza 200 gramëshe të medikamentit që përdoret kundër malarjes. ShBA ka pranuar të marrë 30 milionë doza, ndërkohë që Novartis deklaron se është në gjendje të prodhojë 130 milionë doza.

Novartis ka sqaruar në datën 20 mars se shpërndarja e medikamentit do të realizohet në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në mënyrë që të gjitha vendet të kenë mudnësi për akses në të.

Hidroksiklorokina u përfol fillimisht si barne efektive në Kinë, mandej në Itali, Holandë për t’u konfirmuar edhe nga presidenti amerikan Trump.

Por deklarimi i Novartis është i pari nga kompanitë farmaceutike duke e bërë përdorimin eventual të saj thuajse zyrtar.

j.l./ dita

March 31, 2020 09:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim