Kompania model e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare

December 5, 2017 14:27

Kompania model e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare

Nga organizimi i forcave vullnetare, që siç dihet iu përgjigjën të parat situatës së shpalljes së Pavarësisë e pas saj, Qeveria kaloi në organizimin  e xhandarmërisë  si një forcë  e armatosur ende e pa diferencuar. Xhandari i vitit 1913 ishte edhe ruajtës i rendit edhe ushtar i luftës

Kolonel Sali Onuzi 

Fotografia që shoqëron këtë shkrim, ndonëse e rrallë, nuk botohet për herë të parë. Deri në fillim të viteve 1990, mendohej se paraqiste një kompani xhandarësh të vitit 1913. Mbishkrimi:“Organizimi i parë i ushtrisë kombëtare”. Komp.Modele.Vlorë1913.1.Haki Korca,Komdt.Komp.2.Salih Ohri,3.Bexhet Manastiri” që dikush ka vënë me shkrim dore, nuk ka qenë marrë në konsideratë. Nuk dihet se kush dhe kur e ka vënë atë mbishkrim në fotografi. Kjo mbetet të shihet. Kryesore është saktësia e tij. Autori ose ka qenë një njohës  i mirë i ngjarjeve të vitit 1913,ose pjesëmarrës në veprimtaritë ushtarake të kohës. Duke qenë e vetmja fotografi e kompanisë model që njohim deri tani,vlera e saj historike shtohet. Një kompani , (bylyk) ose trumbë, siç quhej  në fjalorin ushtarak të Kamber Sejdinit atë vit, mendohej të kishte 100 ushtarë.

Dokumente të kohës që gjenden në Arkivin  Qendror  të  Shtetit e vërtetojnë plotësisht përmbajtjen e fotografisë dhe mbishkrimin e saj. Në njërin prej tyre ( 11239. Nr 108). të datës 31 maj 1913 ( 18 maj 1329) drejtuar Ministrisë së Luftës nga Kryetari i Shtabit Madhor, major Ali Shevqeti (Shkupi) shkruhet kështu : ”Njerëzit që kanë ardhur gjer tani për t’u rreshtuar në bylykun model të këmbësorisë që jemi duke formuar janë tepër pak.

S’afërmi do të vihet në zbatim detyrimi i shërbimit ushtarak dhe natyrisht tërë djelmoshat do të mirren ushtarë. Prandaj me anën e nëpunësve civil, ashtu dhe me anën e parisë së vendit,duhet që çështja t’ju njoftohet popullit në çdo prak dhe të këshillohet vendi që dhe djelmoshat të cilët dëshirojnë të përfitojnë nga dobit që u siguron bylyku në fjalë,duhet të vijnë një orë e më parë që të rregjistrohen si më sipër”

Mbi këtë dokument ka bërë shënime edhe Ministri i Luftës Mehmet Pashë Deralla.

Tre  ditë më pas, më 3 qershor  1913, Shtabi Madhor  përcillte për diskutim në Qeveri projektin e Rregullores mbi formimin e Milicisë shqiptare si një formë organizimi e përkohshme “deri sa të arrinte shkallën e mjaftueshme organizimi i ushtrisë së rregulltë”.

Pra del qartë se organizmi i ushtrisë së rregullt ishte objektiv i Qeverisë, i Ministrisë dhe i Shtabit Madhor. Kjo punë, siç e pamë në dokumentin e datës 31 maj kishte nisur me organizimin e  kompanisë (bylykut) model të këmbësorisë dhe do të shkonte përpara. Fotografia dëshmon për organizimin e kompanisë në fjalë.

31 maj na del kështu përpara si një datë  me rëndësi në krijimin e forcave të këmbësorisë  dhe të ushtrisë së rregullt. Deri më sot, Këmbësoria jonë nuk ka pasur  një datë historike për të përkujtuar krijimin e saj. Ndofta ky moment  mund të bëhet objekt studimesh, por, çfarë ka më tepër rëndësi, edhe moment përkujtimi nga forcat e repartet e Këmbësorisë së Ushtrisë sonë.

Ky proces i kalimit në ndërtimin e Ushtrisë së rregullt kombëtare nga Qeveria e Përkohshme  e Vlorës  është një moment i ri, me rëndësi historike.

Nga organizimi i forcave vullnetare, që siç dihet iu përgjigjën të parat situatës së shpalljes së Pavarësisë e pas saj, Qeveria kaloi në organizimin  e xhandarmërisë  si një forcë  e armatosur ende e pa diferencuar. Xhandari i vitit 1913 ishte edhe ruajtës i rendit edhe ushtar i luftës.

Më pas, në mes të vitit 1913 u kalua në fazën e tretë, në ndërtimin e ushtrisë së rregullt. Po kufizohemi me paraqitjen e faktit. Shkaqet që e bënë të domosdoshme dhe të pamundur asokohe  kërkojnë një trajtim të gjërë.

Për repartet e kësaj ushtrie të rregullt, Qeveria porositi në Evropë armë, uniformë, bile edhe literaturë ushtarake. Vetë kryetari, Ismail Bej Vlora,interesohej drejtpërdrejt. Kjo veprimtari pati jehonë deri në diasporën shqiptare  në SHBA ku gazeta “ Dielli” informonte me entuziazëm për të.

Për rrethana të njohura historike ky proces i ndërtimit të Ushtrisë së rregullt shqiptare u ndesh me vështirësi të mëdha,deri sa u ndërpre më 1914. Por kjo nuk e zbeh rëndësinë e madhe historike të fillimit. Ai është dëshmi e kulturës dhe aftësive ushtarake të shqiptarëve.

 

 

 

December 5, 2017 14:27
Komento

3 Komente

  1. Koba December 6, 10:56

    Pershendetje Z.Onuzi.respekt per punen tuaj si historian i ushtrise Shqiptare.Kontributi juaj eshte unikal.Dua te shtoj se reforma e ushtrise shqiptare ka patur efekt te madh .Modeli i saj ka qene ne paralelizem me reformen e Ataturkut.programi i saj ka qene qe te jete Ushtri Kombetare ,jashte politikes.dhe ne fakt qeverite shqiptare jane ndruar shpesh po ushtria dhe stafi i saj ka qendruar i pandryshuar.elita ushtarake shqiptare ka patur ne gjirin e saj djemte me te zgjedhur te Shqiperise.Shumica prej tyre vinin nga Familjet ma patriotike dhe pjeserisht te pasura.Ata shkrine pasurine e tyre per te krijuar Fondin e Ushtrise.Vetem Mehmet Pashe Derralla ka dorezuar 4 arka me florinj.qeverise se Ismail Qemalit.Ushtria shqiptare nuk e ndali organizimin e saj .Ajo arriti dyfishin e numrit te Ushtrise aktuale shqiptare.Ndryshe nga sot kur shohim se kastat e politikaneve kane katandisur ekonomine shqiptare ,ne sherbim te nje kaste te caktuar oligarkesh te lidhur me krimin dhe Politiken..,kane shperdoruar fondet publike dhe pasurite publike per veten e tyre dhe per pasuesit e tyre te zellshem.Prandaj duhet qe Reforma per drejtesi te shkoje deri ne FUND ,duke skanuar gjyqtaret,prokuroret dhe te gjithe Politikanet dhe sorollopin e tyre.

    Reply to this comment
  2. fteri December 6, 19:05

    Xhandarmaria e parë shqiptare u organizua nga miku dhe heroj Hollandaz ,koloneli -Tomson !,i pa harruar vepra e tijë sublime që dha jetën për ngritjen për ngritjen e xhandarmarisë së parë shqiptare ,me koncepte europiane.

    Ndihmë dhanë edhe patëriotët shqipëtar Ismail Qemali i cili i kushtoi rëndësi krijimit të xhandarmarisë shqiptare ,kapiten Et’hem Vlora ,Luigj Gurakuqi,sekretari Qazim Isa Boletini,Adem e Mustaf Boletini etj…Për çeshtjet ushtarake u aktivizuan Gjeneral Dralla ,major Ali Shefqeti dhe shumë oficer shqiptar të shkolluar në akademitë ushtarake të Austrisë ,Gjermanisë e Turqisë ,por kjo u ndërpre nga vendimi 29 korrikut 1913 i konferencës së Ambasadorve të Londrës që komandën e misionit ushtarak të fuqive të mëdha të vinin oficer nga suedia ,por në pa mundësi solli oficer nga mbretëria Hollandeze .Oficerët e huaj do të kenë në dorë komandën e xhandarmarisë shqiptarew.(shih:A.Puto “Pavarsia Shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha ,Tiranë ,fq.326-327 .

    Tradhëtari Esat Pasha ju kundravu xhandarmarisë shqiptare dhe misionarve Holandez ku vrau Kolonelin Tomson në afërsi të Durrsit, Kolonel TOMSONI lirinë e shqipërisë e mbrojti me gjakun e vet.

    Për shqiprinë, një komëb i vogël e i shtypur, dha jetën duke luftuar për çlirimin t’onë !….

    Reply to this comment
  3. Arber I December 7, 00:17

    Bravo, sali Onuzi-nje historian modest, i ndershem dhe i pakorruptueshem!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*