Kompania panameze “Mossack Fonseca” ngre padi pas publikimit të skandalit

April 6, 2016 11:52

Kompania panameze “Mossack Fonseca” ngre padi pas publikimit të skandalit

Një nga themeluesit e firmës juridike panameze qe ka tronditur botën me megaskandfalin e fshehjes së pasurive dhe pastrimit të parave, Ramon Fonseca, deklaron se firma e tij ishte viktimë e një hakerimi nga jashtë kompanisë dhe se për këtë ka ngritur një padi në Prokurorinë e shtetit.

Në një intervistë për Reuters,  ai tha se “Mossack Fonseca”, e specializuar në krijimin e kompanive off-shore, nuk kishte shkelur asnjë ligj dhe se të gjitha operacionet e saj janë kryer në përputhje me legjislacionin.

Sipas tij, i vetmi krim i kryer në këtë ngjarje, është hakërimi i firmës juridike dhe se ai është shumë i tronditur që media nuk flet në lidhje me këtë.

“Lajm do të përbënte kjo, kush po investigon hakerimin? Ne jemi vertëtë të shokuar që askush nuk tha se është kryer një krim këtu”, tha Ramon, duke shtuar se të gjitha informacionet e mara nga dosjet janë keqinterpretuar.

“Emailet janë keqinterpretuar. Për shembull, është një email i vitit 2005 dhe në atë kohë ne po dixhitalizonim sistemin. Kishim shumë dokumente nëpër tavolina dhe dikush tha se duhej ti rregullonim ato. Por ishte 2005 dhe nuk asnjë lidhje me atë që po ndodh sot apo me çështjen pastrimit të parave”, shprehet 63 vjeçari Fonseca ne selinë e kompanisë në Panama.

Fonseca tha se ai ka një teori se kush mund të ketë hakeruar kompaninë dhe këtë çështje do ta ndjekë me autoritetet.

“Nuk ka asgjë konkrete, kemi një teori, por nuk kemi ende prova. Por hetimet e çështjes kane filluar”, shtoi ai.

April 6, 2016 11:52
Komento

1 Koment

  1. xyz April 6, 12:34

    Fshati digjet, kurva krihet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*