Kompania që ndërtoi urën e Xhenovas ka fituar tendera edhe në Tiranë

August 14, 2018 16:18

Kompania që ndërtoi urën e Xhenovas ka fituar tendera edhe në Tiranë

 

Condote SPA, kompania që ndërtoi urën e varur të Xhenovas, u përfshi 5 muaj më parë në një skandal korruptiv në Itali.

Gjashtë persona përfunduan në pranga, mes tyre edhe Presidenti i kompanise Duçio Astaldi dhe disa zyrtarë, nën akuzë për afera korruptive dhe abuzim me detyrën në lidhje me ndërtimin e tre pjesëve të autostradës Sirakuza – Xhela.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet e Prokurorisë së Mesinës zbuluan se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kishte kryer disa procedura fiktive, pasi e kishte përcaktuar fituesin më parë.

Kompania Kondote është një ndër më të mëdhatë në Itali dhe ka ndërtuar dhjetëra vepra të mëdha infrastrukturore.

Ajo ka fituar kontrata ndërtimi edhe në vende të tjera të Europës.

Një nënkompani e saj operon edhe në Shqipëri.

Kompania INSO ka firmosur një kontratë për ndërtimin e një spitali të ri 7-katësh në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, me vlerë 14.4 milionë euro, gjatë një vizite të kryer në Tiranë nga drejtori ekzekutiv Frabricio Puçareli, raporton Tv Klan.

Një tjetër kontrate me vlerë 9.6 milionë euro u firmos po në gusht të vitit 2017 për rikonstruksionin e Spitalit të Kirurgjisë, duke e çuar në 25 milionë vlerën e punimeve që kjo kompani do të kryejë në Shqipëri.

a.s/dita

August 14, 2018 16:18
Komento

5 Komente

  1. ??? August 14, 16:26

    Ura eshte ndertuar ne 1967! Cfare lidhje kane ata qe kane qene 51 vjet me pare me keta qe jane sot? More Klan, ik e mos na caj ate…

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 15, 10:21

      jo vetëm kjo,por një urë e ndërtuar para më shumë se 50 vitesh do një mirmbajtje të përhershme!kjo urë duhej të kishte një jetgjatësi prej 30 vitesh!janë bërë mbirëmbajtje vetëm në asfaltin e urës por asspak në konstruksionin e saj!pra ajo ka mbi 20 vite mbijetesë!!
      sipas ndërtuesve ajo është ndërtuar me shumë kursime,prandaj dhe jetgjatsia,garancia është dhënë vetëm për 30 vjet!
      faji është i atyre që nuk kanë bërë përmirësime,ose riparime në strukturën e saj dhe jo i atyre që e kanë ndërtuar!!
      në kohën që është ndërtuar kalonin deri 200 TIR në ditë sot është 10 fishuar,kështu dhe për makinat!!nuk mund të akuzohet shoqëria që e ka ndërtuar por ata që nuk e kanë mirëmbajtur!!
      dhe italianët janë gjysëm shqiptarë nga mëndja!
      “ecmo se nuk ndodh gjë”,para se të ndodhë dhe pasi ndodh!?
      “si ka mundësi që ndodhi?”!!

      Reply to this comment
  2. perkthyesi August 14, 18:57

    Vertete per tu cuditur! Ure e ndertuar gati 50 vjet me pare, dhe i del emri sot………? Pune mediash te pegera!

    Reply to this comment
  3. perkthyesi August 14, 18:57

    Vertete per tu cuditur! Ure e ndertuar gati 50 vjet me pare, dhe i del emri sot………? Pune mediash te menderosura!

    Reply to this comment
  4. info analitike August 15, 10:48

    Per shoket qe nuk arrijne te kuptojne lidhjet logjike duke permendur kronologjine kohore. Nuk behet fjale per emra personash ne vecanti por per menyren e te vepruarit e te kryerjes se punimeve qe ka qene e njejte ne vite. Shoqeria “Condotte” ka ekzistuar gjithnje dhe menyra e saj e kryerjes se punimeve ka sjelle si pasoje edhe refuzimin e punimeve ne Danimarke: https://it.businessinsider.com/il-ponte-interrotto-bloccato-lappalto-itinera-in-danimarca-per-le-accuse-di-corruzione-relative-al-mose/
    Ja shikoni dhe kronologjine ne kohe te neglizhencave me uren Morandi qe u shkaterrua ne menyre tragjike: http://www.ilsole24ore.com/art/notizie/2018-08-14/genova-storia-ponte-morandi-polemiche-crollo-125715.shtml?uuid=AEZna1aF
    Tani nese ju shoke mendoni se nje shoqeri e tille eshte garanci per punime solide ne Shqiperi atehere ju uroj qe ti provoni pasojat ne lekuren tuaj.
    Harruat si u zhduk kompania “Serenissima” duke i lene me gisht ne goje rilindjotet?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*