Kompania që po i çudit të gjithë

Promocion September 24, 2015 22:17

Kompania që po i çudit të gjithë

Me 1 Qershor 2012 u themelua kompania NetTrade Albania.

Ditët e para njerëzit ishin te ndare ne dy qëndrime krejtësisht te kundërta:

Disa ishin plotësisht skeptik dhe te bindur qe Shqipëria ishte mbrapa dhe te tilla kompani ishin thjesht një ëndërr për ëndërrimtarë.

Kurse të tjerët mendonin që kjo ishte një kompani që i duhej shumë tregut.

2

Fokusi i kësaj kompanie ishin shitjet online, ose siç njihet me gjuhën teknike e-commerce. E gjithë kompania do fokusohej vetëm në këtë sektor pavarësisht se dukej qartë që tregu shqiptar ishte akoma i papërgatitur për këtë drejtim.

Edhe pse ne atë vit gjithsej në shitjet online u kalua vlera e 1 Trilion $ në Shqipëri dukej diçka e pamundur.

Me fillimin e amazon.com dhe ebay.com rreth vitit 1994 në tregjet e Amerikës edhe Evropës filloi një epokë krejtësisht tjetër e shitjeve. Një epokë e cila sot liston vetëm amazon.com si një kompani me vlerën e tregut prej rreth 175.1 Bilion $ shifra por edhe potencial që tashmë ka sjelle një epokë krejtësisht ndryshe nga ajo para viteve 90.

Themeluesit e NetTrade Albania shpk Valer Pinderi dhe Altin Luli kur e themeluan kompaninë, gjithë aktivitetin e përqendruan në vetëm 18 metra katror dhe vetëm me një faqe shitjesh online ajo e www.dyqantaxi.com.

Hapësirë minimale por për logjikën e shitjeve online ishte e mjaftueshme për të patur brënda, zyra, dyqanin, magazinën dhe një vend për të bërë fotot e produkteve.
Brenda një viti, mbasi u siguruan vërtet për vlerën e punës se tyre zgjeruan hapësirat dhe shtuan stafin nga 2 ne 5 veta siç mund ta shikoni foton me poshtë.
3

Gjatë këtij viti për herë të parë në Shqipëri hapen sex shopin e pare online me faqen www.sekret.al. Kjo faqe pati shume reagime por edhe një sukses të pamenduar dhe tani vazhdon të ketë porosi të përditshme.

Megjithëse tani themeluesit kishin investuar gjithë kursimet e tyre ata e dinin mirë se NetTrade Albania nuk mund te qëndronte në vend dhe të prisnin fitimet.

Tek kjo kompani duhej të vazhdohej të investohej edhe të rritej edhe disa vjet të tjera prandaj viti i tretë i gjeti sërish me zgjerim ambienti dhe me zgjerim stafi.

4

Tani stafi u zgjerua ne 10 punonjës dhe u publikuan faqe të tjera shitjesh online siç ishte suksesi i radhës www.simjalti.al
Por tani që kanë hyrë në vitin e katërt të dy themeluesit surprizuan të gjithë duke futur investitorë të tjerë në kompani, vizionarë si themeluesit të cilët do i financojnë për një plan biznesi ku zgjerimi i deritanishëm do duket qesharak mbas dy vjetësh.

Të bindur që tregu i shitjeve online duhet të shtohet dhe do ndikojë ashtu si në gjithë botën edhe në Shqipëri, themeluesit vendosën që njohuritë dhe eksperiencën e tyre mos ta mbajnë vetëm për vete por ta ofrojnë për të gjitha kompanitë Shqiptare që duan të jenë prezente me produktet e tyre online.

Aktualisht kjo kompani ka shtuar mbi 20 numrin e punonjësve dhe siç thekson administratori i saj Valer Pinderi do të zgjerohet në mbi 50 persona brenda vitit 2016. Tani janë bashkuar me ambientet e mëparshme edhe ambiente të tjera të veçuara nga Dyqan Taxi ku qëndrojnë punonjësit të cilët ofrojnë shërbimet e kompanisë jo vetëm për faqet e tyre të shitjeve që do dyfishohen brënda vitit por edhe gjithë kompanive të jashtme të cilat duan të jenë prezentë online dhe të përfitojnë nga epoka e informacionit në të cilën jetojmë.

5

6

Me këtë historik që ka kjo kompani po tregon që historitë e suksesit dhe të rritjes së kompanive nuk janë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo bashkimit evropian por mund të ndodhin edhe në Shqipëri.

Le të shikojmë ecurinë e kësaj kompanie në vitet e ardhshme.

Promocion September 24, 2015 22:17
Komento

3 Komente

  1. Bill Right September 24, 22:31

    I uroj suksese kompanise..jam kurioz si e ka shenuar kontabilistja e Dites kete artikull…si marketing apo si artikull gazete (ka paguar gazetarin)…asgje me shume se taksa…

    Reply to this comment
  2. Aua ;) September 24, 22:33

    Ju lumte! Suksese!

    Reply to this comment
  3. Fatos blakqori May 21, 19:50

    Turbo Max Blue

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*