Kompania turke Suzer i përgjigjet Bashës: Fjalët e tua janë shpifje

February 10, 2016 17:16

Kompania turke Suzer i përgjigjet Bashës: Fjalët e tua janë shpifje

Kompania turke Suzer ka reaguar pas akuzave të disa ditëve më parë të kreut të PD-së Lulzim Basha, se kjo kompani është në një listë të zezë.

Suzer thotë se kjo është shpifje.

Kompania turke shprehet se ekziston prej gjysëm shekulli dhe veprimtaria e saj është e shtrirë në gjithë botë, nga Europa në SHBA.

Në reagimin e kësaj kompanie thuhet se Basha duhet të informohet më mirë, pasi të bëjë deklarata të tilla.

“Përballë deklaratave mjaft fatkeqe, që pretendohet se janë publikuar sipas pohimeve të bëra nga zoti Lulzim Basha më datë 27.01.2016, është bërë e domosdoshme që ne si Grup Süzer të bëjmë një deklaratë zyrtare. Pasi në këtë deklaratë të pabazë emri “Süzer” përdoret në mënyrë të padrejtë”, thuhet në reagim.

Kompania turke deklron se Grupi Süzer për një periudhë më të gjatë se gjysmë shekulli ka realizuar investime të konsiderueshme në shumë sektorë, kryesisht në atë të pasurive te patundshme, turizmit, financës dhe energjisë jo vetëm në Turqi, por edhe në shumë vende të njohura të botës, si dhe është një bashkësi e rëndësishme kompanish që u siguron punësim shumë njerëzve.

“Përveç kësaj, një çështje tjetër me rëndësi që ne duam të theksojmë është se qëndrimin që ka ndërmarrë Zoti Lulzim Basha, një politikan që ka mundësi të jetë pjesë e qeverisjes së Shqipërisë në të ardhmen, kundër grupit tonë për këtë investim afatgjatë, që për synim ka përballimin e nevojave të Shqipërisë për energji elektrike, sot në një kohë dhe mjedis, kur çdo vend i botës nxit dhe stimulon investitorët e gatshëm të ofrojnë punën, mundin, kapitalin dhe eksperiencën e tyre për të bërë investime të reja në tokat e tij, ne e shikojmë si një qëndrim të çuditshëm dhe të pakuptimtë. E shprehur shkurt dhe qartë, ne jemi të mendimit se fjalët që ka përdorur zoti Lulzim Basha për Grupin Süzer, i cili e ka vërtetuar veten e tij në Shqipëri në aspektin e investimeve, burojnë nga mungesa e informacionit të pamjaftueshëm mbi kompanitë tona”, vijon më tej deklarata.

February 10, 2016 17:16
Komento

3 Komente

  1. aspirin per dhimbje koke February 10, 17:39

    JO or Suzer, jo , nuk eshte se nuk ka informacion po eshte legen qe ne veze..

    Reply to this comment
  2. M A R K O February 10, 18:10

    E ka qep gojen sikur i ka futur Berisha ate mikun……

    Reply to this comment
  3. M A R K O February 10, 18:11

    E ka qep gojen sikur i ka futur Berisha ate mikun……shet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*