Kompanitë e huaja në vend, 291 milionë euro fitime të transferuara jashtë

August 25, 2018 19:54

Kompanitë e huaja në vend, 291 milionë euro fitime të transferuara jashtë

Kompanitë e huaja në Shqipëri nuk i përdorin paratë që fitojnë këtu për të zgjeruar më tej aktivitetin, por i transferojnë ato në vendet e tyre.

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa thotë për Top Channel se kjo është një gjë mjaft shqetësuese, pasi burimi kryesor i investimeve të huaja janë fitimet e riinvestuara.

“Ne nuk presim më që të kemi investime të reja masive, siç kanë vërshuar gjatë 30 viteve të fundit dhe burimi kryesor i investimeve të huaja mbetet riinvestimi i fitimeve që krijojnë kompanitë në Shqipëri” thotë më tutje ai.

FMN cilëson se pesha e investimeve në Shqipëri që vjen nga fitimet e riinvestuara, është vetëm 15%, duke qenë një nga më të ulëtat në Evropë.

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa thotë se investitorët e huaj nxitojnë t’i transferojnë fitimet e tyre jashtë, pasi i tremben riskut që perceptojnë këtu.

“Risku buron së pari nga pasiguritë politike, ndryshimet e legjislacionit, klima e biznesit në vend. Fatkeqësisht, shumë raporte të kryera nga organizata biznesi apo institucione financiare tregojnë se klima e biznesit në Shqipëri mbetet problematike”, shpjegon Xhepa.

Ai thotë se ka edhe një arsye të dytë, që lidhet me zhvillimet demografike dhe ato të ekonomisë.

 “Tregu në Shqipëri është në tkurrje. Pra, popullsia po ulet, rënia e popullsisë së bashku me rënien e fuqisë blerëse e bën tregun jo shumë interesant dhe kjo bën që kompanitë e huaja të mos shohin mundësi për zgjerim”, shprehet eksperti.

Kompanitë e huaja që kanë investuar në Shqipëri, vitin e kaluar transferuan 291 milionë euro fitime në vendet e tyre, ose thënë ndryshe; 35% më shumë sesa në vitin 2016.

s.a/dita

August 25, 2018 19:54
Komento

4 Komente

  1. Arben August 25, 20:50

    shqiperia evropiane.

    burim sklleverish dhe parash.

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit August 26, 08:18

    ha, merr dhe ik

    Reply to this comment
  3. atdhetari August 26, 17:39

    Kuminizmi nuk i linte qelbesirat e huaja dhe veglat e tyre ne Pushtet Ne Shqiperi qe te vidhnon,rrembenin ,shkaterronin dhe te pasuroheshin ne kurrizin tone

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*