Kompanitë fiksojnë çdo tre ditë çmimet e siguracioneve të makinave

August 30, 2016 13:24

Kompanitë fiksojnë çdo tre ditë çmimet e siguracioneve të makinave

Kompanitë e sigurimeve një herë në tre ditë konfirmojnë ose fiksojnë çmime të reja të siguracioneve të makinave . Madje në shërbim të këtij qëllimi është ngritur një program i posaçëm kompjuterik në formën e një aplikacioni që disponohet nga të gjithë agjentët e kompanive që shesin policat dhe quhet, Star Broker.

Autoriteti i Konkurrencës në një dokument që ka nxjerrë për konsultim publik këto dite në lidhje me politikën e Konkurrencës shprehet se, gjatë 10 viteve të fundit tregu i sigurimeve ka qenë nën procedura hetimore të vazhdueshme për problematikën në produktet e sigurimeve të detyrueshme të mjeteve motorike.

Aplikacioni që përdorin agjentët i ndan arkëtimet në favor të kompanive sipas pjesës që ato kanë në treg. Nnëse një qytetar kërkon të sigurojë makinën tek kompania e tij e preferuar më shumë gjasë nuk do të mundë pasi radhën për arkëtimin e primit i përket një kompanie tjetër.

Komisioni i Konkurrencës edhe sot e kësaj dite gjykon se sjellja e ndërmarrjeve në treg bie në kundërshtim me parimet e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg duke rritur në masë të njëjtë dhe fiksuar për një periudhë tre ditore primet e shitjes së produktit MTPL, si dhe duke përdorur sistemin e shitjeve të përqendruara nëpërmjet Star Broker për të ruajtur pjesët e tregut.

Që me vendimin 28 të datës 23.12.2005 Komisioni i Konkurrencës ka dhënë rekomandime për funksionimin e tregut duke kërkuar nga Byroja e Sigurimeve dhe Ministria e Financave ndalimin e tregtimit të sigurimit kufitar me të njëjtën tarifë dhe ndarjen e tregut.

Me vendim nr 50 dt. 21.3.2007 Komisioni i Konkurrencës ka vendosur gjobë ndaj shoqërive që veprojnë në tregun e sigurimit të detyrueshëm, për produktin Policë Kufitare.

Me këtë vendim Komisioni vendosi ndalimin e akt-marrëveshjes së datës 05.04.2005 “Mbi themelimin e Pool-it të Sigurimit Kufitar të Përgjegjësive ndaj palëve të treta të mbajtësit të mjetit motorrik”, e lidhur nga 8 (tetë) shoqëri sigurimi, që ushtrojnë veprimtari në tregun e sigurimeve dhe konkretisht si marrëveshje e ndaluar me pasoja kufizuese për konkurrencën, mbasi fikson çmimin dhe ndan tregun si dhe vendosjen e gjobës në masën 2% të xhiros të vitit 2005, ndaj shoqërive pjesëmarrëse në marrëveshjen e datës 05.04.2005.

Komisioni i Konkurrencës e ka vlerësuar në mënyrë të vazhdueshme sjelljen në bllok të shoqërive të sigurimit me pasojë rritjen e çmimit dhe mungesën e zgjedhjes konsumatore për shoqërinë e sigurimit në kundërshtim me parimet e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg dhe është shprehur me vendimet nr. 50 dt. 21.3.2007 dhe 246, datë   09.10.2012 lidhur me vendosjen e gjobave të rënda ndaj shoqërive të sigurimeve dhe dhënies së rekomandimeve për AMF-në (vendimet e Komisionit të Konkurrencës nr. 28, dt. 23.12.2005, nr. 49 dt. 21.3.2007, nr. 247, datë 09.10.2012 .

Debati për monopolin në primet e sigurimit të automjeteve u hap sërish këto ditë pasi kompanitë aplikuan një rritje të tarifave në grup me 25%./MONITOR

August 30, 2016 13:24
Komento

2 Komente

  1. fshatari pafshat August 30, 13:40

    Ore gomere!
    I lini pordhet, TEORIZIMET, STUDIMET.
    Nuk duam rritje cmimesh, se na mbytet te gjalle. Jo vetem te siguracioni makines, po kudo: NUK DUAM RRITJE CMIMESH.

    Reply to this comment
  2. Baxhanaku August 30, 19:29

    Ponari pronar i komp. te sigurimeve eshte hajduti me imadh.Vilat e tij jane shtrire deri ne Austri.Tanii na u be edhe president i klub.te basketbollit-sigurisht me lek te vjedhura ,me mirekuptimin e qeverise.Turp!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*