Kompetencat e Nishanit për ILDKP, dorëhiqet Xhoxhaj

May 28, 2014 11:17

Kompetencat e Nishanit për ILDKP, dorëhiqet Xhoxhaj

Gjykata Kushtetuese ka pranuar dorëheqjen e gjyqtares Altina Xhoxhaj nga shqyrtimi i çështjes për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës midis Presidentit dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Vendimi u mor në seancën e parë të zhvilluar në këtë gjykatë, ku trupa e Kushtetueses pranoi dorëheqjen e gjyqtares, por hodhi poshtë kërkesën e Kuvendit, për largimin e gjyqtarit tjetër Vladimir Kristo. Në seancën, ku nuk ishin të pranishëm palët, u bë vetëm marrja në shqyrtim e dokumentacionit dhe u caktua data 17 qershor për seancën pasardhëse ku do të gjykohet objekti i çështjes, “Deklarimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i Vendimit nr.14/2014, datë 20.02.2014 i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”. Kjo kërkesë ishte bërë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pas shkarkimit të kreut të ILDKP-së, Zana Xhuka dhe emërimit nga parlamenti të kreut të ri Shkëlqim Ganaj.

Historia

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, çoi për ankimim në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e kreut të ILDKP, Zana

Kopertina e DITA-s 20 MAJ

Kopertina e DITA-s 20 MAJ

Xhuka, nga ana e Parlamentit. Por dje, më 27 maj, Gjykata Kushtetuese pranoi dorëheqjen e Altina Xhoxhajt, njërit nga gjyqtarët që do të shqyrtonte animimin e kreut të shtetit. Më 20 maj në kopertinën e saj gazeta DITA publikoi faktin e lidhjeve midis stafit të Presidentit me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Arben Idrizi është bashkëshorti i 1 prej 9 anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhajt. Z.Idrizi është… Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës. Dhe nuk mbaron me kaq. Anëtari tjetër i nëntëshes Kushtetuese, Vladimir Kristo, ka djalin në stafin e ngushtë të Nishanit. Olsi Kristo është këshilltari ligjor i Presidentit. Pas humbjes së zgjedhjeve nga PD, ai u largua si Inspektor në Drejtorinë e Inspektimit dhe Organizimit Gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë dhe u punësua si këshilltar i presidentit. Pas këtyre lidhjeve të ngushta familjare Gjykatë Kushtetuese-Presidencë, disa pyetje lindnin vetvetiu: Sa të pandikuar do të ishin gjyqtarët Xhoxhaj dhe Kristo që të marrin një vendim të paanshëm në një çështje të tillë? A mund të gjykojnë ata pa ndikime mbi një kërkesë që vjen nga një institucion ku njerëzit më të afërt të familjes së tyre kanë poste kyçe? Nga ana tjetër përse presidenti duhet të zgjedhë në stafin e tij të ngushtë njerëz që kanë të afërm në institucione kushtetuese?

 Kuvendi kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve Xhoxhaj dhe Kristo

Kuvendi kërkoi përjashtimin e gjyqtares Altina Xhoxhaj dhe kolegut të saj Vladimir Kristo në shqyrtimin e një ankese të Presidentit Bujar Nishani për shkarkimin e kreut të ILDKP-s Zana Xhuka. “Rezulton se Arben Idrizi bashkëshort i gjyqtares Altina Xhoxhaj dhe Olsi Kristo i biri i gjyqtarit Vladimir Kristo, janë punësuar në institucionin e presidentit të republikës, respektivisht në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm dhe të këshilltarit ligjor. Për rrjedhojë Presidenti i Republikës inicuesi kësaj çështje, i cili nëpërmjet kërkesës së paraqitur  pretendon cenimin e drejtëpërdrejtë të ushtrimit të kompetencave të tij, rezulton të jetë njëherazi punëdhënës i bashkëshortit të gjyqtares zonjës Altina Xhoxhaj dhe i djalit të gjyqtarit Vladimir Kristo – thuhet në kërkesën e Kuvendit.

Si bazë ligjore të konfliktit të interesit mes gjyqtarëve të kësaj çështjeje Kuvendi në kërkesë citon ligjin numër 8577 datë 10.2.2000 për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të republikës së Shqipërisë neni 36 shkronja b ku thuhet: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese është i detyruar të heqë dorë nga shqyrtimi i çështjes konkrete kur “Për shkak të lidhjeve fisnore apo lidhjeve të tjera me pjesëmarrësit në gjykim vihet në dyshim objektiviteti i tij”.

Për sa më sipër në kushtet kur gjyqtarët Altina Xhoxhaj dhe Vladimir Kristo nuk kanë hequr dorë nga shqyrtimi i kësaj çështje, ndihemi të obliguar që t’i drejtohemi rregullave që parashikon neni 1 i ligjit të sipërcituar për t’i kërkuar Gjykatës Kushtetuese, përjashtimin e tyre nga shqyrtimi kësaj çështje – thotë shkresa e Kuvendit.

May 28, 2014 11:17
Komento

3 Komente

  1. dada May 28, 13:05

    Oh. Ajo qe ka burrin dha dorheqjne , pse ai qe ka djale jo (apo se ka te vetin)?

    Reply to this comment
  2. sara May 28, 15:34

    po ata qe jane kryetar kuvendi dhe depute nga e njejta famije, po familja fullani etj etj e lidhjet te tjera qe po ti hysh te gjithe dalin kusherinj e te aferm me njeri tjeterin. rendesi ka qe njerezit te jene te ndershem dhe korrekt ne punen e tyre . dhenia e doreheqjes eshte akt civil per mua kane bere gabim qe ja kane pranuar.

    Reply to this comment
  3. mira May 29, 09:55

    ca komenti te leshe more,ketu eshte bere per te ikur naten per gjithe naten ,sa te jet vicidolsi gjalle vendi dhe populli yne nuk do te gjeje asnje here qetesi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*